Modelja Campbell është fejuar?

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 237

Supermodelja Naomi Campbell ka nxitur spekulimet se është fejuar me të dashurin e saj, një biznesmen brazilian, Marcus Elias, pasi që është parë duke mbajtur një unazë të madhe diamanti, të cilën ia ka blerë ai.

Dyshja u takuan në një festë në Brazil, ku Marcus kishte arritur me një vajzë tjetër, por shumë shpejt e kishte drejtuar vëmendjen tek Naomi, ndërsa më vonë ata kishin përfunduar mbrëmjen të përqafuar.

“Ata ishin të pushtuar nga njëri-tjetri dhe dukeshin perfekt të veshur. Naomi mbante një unazë shkëlqyese të diamantit dhe çdokush mendonte se ata ishin fejuar”, ka thënë së fundi një burim.

Thashetheme V.I.P. 

Pink ndahet nga burri i saj

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 189

Ylli i muzikës pop, Pink, është ndarë nga burri i saj, garuesi i motorëve Carey Hart, pas dy vitesh martesë.

Këngëtarja 28-vjeçare e njohur mes tjerash edhe me hitin “Stupid Girls”, u martua me 32-vjeçarin Hart në janar të vitit 2006, në një ceremoni në Costa Rica.

Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, së fundi kishte mohuar raportet se martesa e saj ishte në telashe, por tash ka konfirmuar ndarjen.

“Pink dhe Carey Hard janë ndarë. Ky vendim është bërë në mënyrë shoqërore me një dozë të madhe dashurie dhe respekti për njëri-tjetrin. Derisa martesa ka përfunduar, shoqëria e tyre kurrë nuk ka qenë më e fortë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtares.

Thashetheme V.I.P. 

HEATH LEDGER: Video shock

Postuar në February 4, 2008 - Kategoria VIP Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 320

Kushton jo pak, por 200 mijë dollarë një video ku Heath Ledger është në një festë droge. Aktori e ka justifikuar duke thënë se: “Po kaloja një periudhë të keqe me gruan time (Michelle Williams,)”. Dhe më pas kishte shtuar: “Se herë pas here marr drogë”.

Në fakt, videoja që ka nisur të transmetohet në rrjet shfaqet e censuruar. Ajo që dihet është se aktori ka pasur një varësi të madhe nga droga dhe alkooli. Ai ka qenë vartës i drogave të rënda, heroinë e kokainë. Ka qenë ky dhe shkaku që ai u nda nga bashkëshortja e tij, apo edhe e vdekjes së tij sipas disa zërave.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

BECKHAM, “Mister Miliarderi”

Postuar në February 4, 2008 - Kategoria VIP Bota | 9 Komente | Lexuar 469

David Beckham tashmë i njohur si “Mister Miliarderi”, pushtues suksesi, me bashkëshorten e tij, Victoria, ka krijuar rreth vetes një mbretëri të vërtetë biznesi. Pak ditë më parë, në një konferencë për shtyp ai ka publikuar projektin e tij të ri, të quajtur “Beckham World of Sport”.

Projekt ky që ka për qëllim ngritjen e një shkolle futbolli për t’u mësuar sportin më të famshëm në botë fëmijëve. “David Beckham Academy” do të vendoset në plazhin e Cabo Roque, 50 kilometra nga Nadal.

Lexo më tepër

BRITNEY në spital. Çrregullime mendore

Postuar në February 4, 2008 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 212

Britney Spears është marrë nga shtëpia e saj në Beverly Hills me një ambulancë dhe është shtruar në “Ucla Medical Center”, në Los Angeles në një gjendje të vështirë mendore. Ka qenë psikiatri i këngëtares ai që ka marrë në telefon policinë, duke u thënë se gjendja e Britney ishte jashtë kontrollit.

Edhe pse dyshohet për çrregullime mendore, hipotezat që qarkullojnë janë për një tentativë për vetëvrasje nga ana e saj. Lajm ky që nuk është përgënjeshtruar nga zëdhënësi i këngëtares. Gjendja e saj është rënduar sidomos pas humbjes së kujdestarisë të fëmijëve të saj.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Zhvishet Victoria Bekam

Postuar në January 30, 2008 - Kategoria VIP Bota | 6 Komente | Lexuar 485

“Posh Spice” ka vendosur që të jetë pjesë e një misioni humanitar në luftën kundër kancerit të lëkurës. Dhe në fakt ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të përcjellë këtë mesazh domethënës. Imazhi i saj i zhveshur është stampuar në një “T-shirt” me mbishkrimin mbroni lëkurën e trupit tuaj.

Vetë Viktoria është shprehur e kënaqur që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e saj. “Qëkur u zhvendosëm familjarisht në Kaliforni, kam kuptuar sesa e rëndësishme është të mbroj lëkurën time dhe atë të tre djemve të mi sa herë ekspozohemi në rrezet e diellit.

Lexo më tepër

Ëndrra e Angelina? Në film me Brad

Postuar në January 28, 2008 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 260

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, përveç ëndrrave për të pasur një familje të madhe në numër, duke e shtuar atë me të tjerë fëmijë biologjikë, por edhe të adoptuar, dëshirojnë marrëzisht të jenë sërish në xhirime se bashku në një film. Çifti, që në vitin 2005 u njoh në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith”, urojnë që edhe një herë ta përsërisin eksperiencën e tyre.

Vetë Angelina ka thënë se më pëlqen të punoj sërish me Brad dhe dëshiroj që bashkë me të të përsërisim sërish të njëjtin sukses që patëm me filmin, që na solli si dhuratë dashurinë për njëri-tjetrin.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

VDES AKTORI HEATH LEDGER

Postuar në January 25, 2008 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 229

Aktori i famshëm amerikan Heath Ledger, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në një lagje luksoze të Nju Jorkut gjatë mëngjesit të para dy ditëve. 29-vjeçari është gjetur pa jetë nga familjarët e tij, që kanë telefonuar të alarmuar policinë e qytetit.

Mendohet se arsyeja kryesore e vdekjes së Ledger mund të ketë qenë një overdozë kokaine që ai ka konsumuar gjatë natës, e që ka rezultuar fatale për jetën e aktorit të njohur. Mes qindra roleve të spikatura në kinematografi , përmendet ai në fi lmin “10 gjërat që urrej tek ti” dhe më i fundit, “Brokeback Mountain 2”.

Burimi: Gazeta Korrieri

Thashetheme V.I.P. 

Google investon për energjinë alternative

Postuar në January 21, 2008 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 304

Njëra nga makinat më të mëdha kërkuese të internetit, Google, ka paralajmëruar që planifikon të investojë miliona dollarë në zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, “Me rritjen e Googlet ne nuk dëshirojmë që funksioni ynë kryesor të bëhet pjesë e problemit. Ne duam që Google të bëhet zgjidhja.

Ne nuk dëshirojmë të kontrollojmë universin, por ne dëshirojmë t’i ndalojmë ndryshimet klimatike, t’i zbusim ato dhe ti ngadalësojmë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Larry Brilliant. Kompania planifikon të investojë në zhvillimin e energjisë diellore ku do të shfrytëzohen pasqyrat për ngrohjen e ujit dhe shndërrimin e tij në avull.

Lexo më tepër

Super varka me bio diesel

Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Kuriozitete, VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 568

Disa ditë më parë është folur për Earthrace, varka hiperteknologjike e cila do të jetë e zënë në një sfidë shumë të rëndësishme së shpejti, atë të përshkimit të botës në kohën më të shkurtër të mundshme me një karburant ekologjik. Është bërë i njohur një novacjon, se një pjesë e mirë e karburantit është siguruar nga vetë pjesëtarët e ekuipazhit. Jo, jo mos mendoni se është e tipit benzinë-urinë sepse në këtë rast bëhët fjalë për një pjesë jo shumë të nevojshme për trupin: dhjami.

Të tre pjesëtarët e ekuipazhit i janë nënshtruar një liposucioni (heqje e dhjamit nga trupi) duke i dhuruar varkës 2.5 gallonë të dhjamit trupor. Dhjami do të përdoret për të prodhuar 2 gallon karburant që do të bëjë të mundur lëvizjen e varkës për 9 milje.

Lexo më tepër

« go backkeep looking »

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.