Sytë e Hollivudit tek Masiela Lusha
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Nga Bota | 10 Komente | Lexuar 401

Aktorja e cila ka ngjitur shumë shpejt shkallët e Hollivudit, shqiptarja Masiela Lusha, është shfaqur për publikun amerikan në premierën e filmit më të fundit të fitueses së çmimit Oskar, amerikanes Jodie Foster dhe yllit të filmit 300, Gerard Butler. Masiela Lusha ishte e ftuar speciale në premierën e filmit “Nim’s Island”, ndërkohë që të gjitha kamerat dhe aparatet fotografike ishin përqendruar te shqiptarja, e cila prej disa vitesh interpreton në serialin e suksesshëm, George Lopes Show.
Gjigandi i filmit, “Fox”, vendosi që në premierën botërore të filmit “Nim’s Island”, në Los Anxheles, të ishte e pranishme edhe Masiela, megjithëse ajo nuk interpreton në këtë film. Kjo pasi ajo ka qenë e angazhuar me një tjetër projekt. Masiela ka përfunduar xhirimet për një produksion shqiptar, e pikërisht për filmin më të fundit të regjisorit Fatmir Koçi, “Koha e Kometës”, film që pritet të dalë së shpejti në kinema.
Zbulohet një video-seksi e Marilyn Monroes?
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria Nga Bota | 17 Komente | Lexuar 1,384

Siç ka bërë të ditur e përditshmja amerikane “New York Post”, ish-ylli i famshëm i kinematografisë, Marilyn Monroe, ka pasur të incizuar një video seksi gjatë viteve të 50-ta.
Në këtë video të supozuar 15 minutëshe, të xhiruar bardh e zi, bukuroshja Monroe thuhet praktikon seks oral menjë person të panjohur. Videoja i është shitur një biznesmeni nga New Yorku për një shumë prej 1.5 milionë dollarësh, por me kushtin që ajo të mos publikohet.
Marilyn Monroe ishte ndër seks simbolet më të mëdha në vitet 50-ta dhe 60-ta, ndërsa fitoi edhe çmimin Golden Globe. Ajo vdiq më 5 gusht, në moshën 36 vjeçare, vdekje e cila u klasifikua si vetëvrasje, megjithëse shumica mendojnë se ajo është vrarë.
Paris: Gjoksi i Jessicas shumë i madh
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria Nga Bota | 10 Komente | Lexuar 376

Paris Hilton ka deklaruar se gjinjtë e vegjël janë më të mirë, duke i përmendur si tepër të mëdha, gjinjtë e Jessica Simpsonit.
“Më pëlqen si janë gjinjtë e mi, nuk më pëlqejnë të mëdhenj. Të Jessicas, mendoj se janë shumë… të mëdhenj”, ka thënë Hilton.
“Është e neveritshme. Kjo më kujton gjizën e futur në një qese të madhe”, ka shtuar bukuroshja.
Patrick Swayze eshte semure me KANCER!
Postuar në March 7, 2008 - Kategoria Nga Bota | 2 Komente | Lexuar 139

Patrick Swayze besohet te kete kancer pankreatik dhe si pasoje e kesaj i mbeten shume pak jave jete!!
Lajmin e tmerrshem e percolli i pari Page Six sipas nje interviste qe kishte pasur me vete yllin e Dirty Dancing, Patrick Swayze.
Patrick u diagnostikua muajin e kaluar me kancer ne pancreas, gje e cila do te mbylle ne menyre tragjike jeten dhe karrieren e shkelqyer te yllit hollivudian Patrick Swayze.
Te semuret me kete lloj semundje arrijne te jetojne mesatarisht nga 6 muaj deri ne 9 muaj, ku vetem 4 perqind e pacienteve mund te rrojne disa vite.
Modelja Campbell është fejuar?
Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Nga Bota | 1 Koment | Lexuar 126

Supermodelja Naomi Campbell ka nxitur spekulimet se është fejuar me të dashurin e saj, një biznesmen brazilian, Marcus Elias, pasi që është parë duke mbajtur një unazë të madhe diamanti, të cilën ia ka blerë ai.
Dyshja u takuan në një festë në Brazil, ku Marcus kishte arritur me një vajzë tjetër, por shumë shpejt e kishte drejtuar vëmendjen tek Naomi, ndërsa më vonë ata kishin përfunduar mbrëmjen të përqafuar.
“Ata ishin të pushtuar nga njëri-tjetri dhe dukeshin perfekt të veshur. Naomi mbante një unazë shkëlqyese të diamantit dhe çdokush mendonte se ata ishin fejuar”, ka thënë së fundi një burim.
Pink ndahet nga burri i saj
Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Nga Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 97

Ylli i muzikës pop, Pink, është ndarë nga burri i saj, garuesi i motorëve Carey Hart, pas dy vitesh martesë.
Këngëtarja 28-vjeçare e njohur mes tjerash edhe me hitin “Stupid Girls”, u martua me 32-vjeçarin Hart në janar të vitit 2006, në një ceremoni në Costa Rica.
Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, së fundi kishte mohuar raportet se martesa e saj ishte në telashe, por tash ka konfirmuar ndarjen.
“Pink dhe Carey Hard janë ndarë. Ky vendim është bërë në mënyrë shoqërore me një dozë të madhe dashurie dhe respekti për njëri-tjetrin. Derisa martesa ka përfunduar, shoqëria e tyre kurrë nuk ka qenë më e fortë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtares.
HEATH LEDGER: Video shock
Postuar në February 4, 2008 - Kategoria Nga Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 218

Kushton jo pak, por 200 mijë dollarë një video ku Heath Ledger është në një festë droge. Aktori e ka justifikuar duke thënë se: “Po kaloja një periudhë të keqe me gruan time (Michelle Williams,)”. Dhe më pas kishte shtuar: “Se herë pas here marr drogë”.
Në fakt, videoja që ka nisur të transmetohet në rrjet shfaqet e censuruar. Ajo që dihet është se aktori ka pasur një varësi të madhe nga droga dhe alkooli. Ai ka qenë vartës i drogave të rënda, heroinë e kokainë. Ka qenë ky dhe shkaku që ai u nda nga bashkëshortja e tij, apo edhe e vdekjes së tij sipas disa zërave.
Burimi: Gazeta Shqiptare
BECKHAM, “Mister Miliarderi”
Postuar në February 4, 2008 - Kategoria Nga Bota | 3 Komente | Lexuar 254

David Beckham tashmë i njohur si “Mister Miliarderi”, pushtues suksesi, me bashkëshorten e tij, Victoria, ka krijuar rreth vetes një mbretëri të vërtetë biznesi. Pak ditë më parë, në një konferencë për shtyp ai ka publikuar projektin e tij të ri, të quajtur “Beckham World of Sport”.
Projekt ky që ka për qëllim ngritjen e një shkolle futbolli për t’u mësuar sportin më të famshëm në botë fëmijëve. “David Beckham Academy” do të vendoset në plazhin e Cabo Roque, 50 kilometra nga Nadal.
keep looking »

