Ku eshte i dashuri i Julindes??
Postuar në May 3, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 125 Komente | Lexuar 4,265

Ka treguar që është e dashuruar dhe i dashuri i saj quhet Roni. Mirëpo në një intervistë të dhënë pak ditë më parë ajo tregon që është ndjerë aq e zhgënjyer nga thashethemet që qarkullonin për të në forume dhe shkrime të ndryshme, sa shpesh pyet veten nëse ia ka vlejtur kjo sakrificë për të qenë pjesë e “Big Brother”, po të kemi parasysh se Julinda është futur aty pa lejen e të atit.
Mirëpo në intervistë Julinda në mënyrë evazive shpjegon edhe marrëdhënien me të dashurin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, dhe aty na lë të kuptojmë se marrëdhëniet e saj nuk janë më si më parë. “Folëm, por gjërat do marrin një rrjedhë për të cilën unë nuk jam e sigurt. Unë kam besim tek ai dhe është personi që më ka ndenjur më afër.
Julinda pas spektaklit ne Chardonnay
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 159 Komente | Lexuar 3,563


Ish-banoret e shtepise te BB tashme e kane kthyer ne tradite qe te ‘zbardhin’ te dielen duke kenduar ne Chardonnay karaoke. Kete jave ata kishin marre me vete edhe mikeshen e sapo ‘perjashtuar’ nga shtepia me e madhe ne Shqiperi.
Pikerisht Julinda preferoi qe te kalontre mbremjen e se shtunes me miqte e saj kenduar dhe kercyer. Edhe pse nuk i besohej ende se kishte dale, Juli u mundua ti pershtatet jetes jashte duke u bere njesh me atmosferen qe dhuron Chardonnay karaoke. Lexo më tepër
JULINDA: Preferencat e mia Besa dhe Arbri
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 97 Komente | Lexuar 2,562

Julinda pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nga planeti “Big” në planetin Tokë
Si t’u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?
Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja nje film, jo sepse unë luaja një rrol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda cdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshi ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s’më pëlqen t’i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Lexo më tepër
Iku dhe JULINDA.. Me shume ushqime per banoret ;)
Postuar në April 26, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 189 Komente | Lexuar 1,476
Julinda eshte banorja e gjashte e eleminuar nga shtepia e Big Brother Albania
NAJADA: Julinda rri me Besen per votat e Kosoves
Postuar në April 25, 2008 - Kategoria Besarta (e larguar), Big Brother Albania, Julinda (e larguar), Najada | 472 Komente | Lexuar 5,457

Najada thote se nuk e kupton pse Julinda dhe Besa jane bere shoqe. Ideja qe shprehu Nada, se Julinda rri me Besen per votat e Kosoves, e ben Julin te ngrihet edhe t’i kerkoje Najades shpjegime. Najada i thote se ajo nuk sheh te ato te dyja asnje pike te perbashket ne karakter ose eksperienca.
Julinda i thote se s’ka nevoje qe dy njerez te jene te njejte per te ndenjur bashke. Najada behet skeptike ndaj pergjigjeve te Julindes dhe shprehet se eshte Juli qe i pershtatet Beses.
Kandidatet e javes: BESARTA, OLSI, JULINDA & ROMINA
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Besarta (e larguar), Big Brother Albania, Julinda (e larguar), Olsi, Romina (e larguar) | 381 Komente | Lexuar 3,484

Kapja per flokesh: MARDIOLA vs JULINDA
Postuar në April 13, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar), Mardiola (e larguar) | 390 Komente | Lexuar 6,396

Romina dhe Mardiola e kane marre teper inat Julinden. Romi eshte e bindur se Juli do te dali, por nga ana tjeter ka friken e Olsit.
Ato diskutojne sidomos per afrimin e Julit ndaj Olsit ne ate menyren e fshehte, qe ato tashme e kane vene re.
Pak me vone, Ola me Julin ballafaqohen: Julinda i thote se banoret me te cilet Ola ka folur kundra saj ia kane treguar te gjitha gjerat qe ka thene. Julinda e akuzon se ajo s’i eshte shprehur asnjehere ne sy dhe gjithcka e ka bere pas kraheve. Julinda i thote se Ola eshte shtitur gjate tere kohes. Ola e prano qe eshte shtirur, por se kjo sipas saj eshte pjese e lojes.
Te nominuarit e javes: OLSI, JULINDA dhe MARDIOLA
Postuar në April 12, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar), Mardiola (e larguar), Olsi | 217 Komente | Lexuar 2,160

Me kete teme ju ftojme qe te votoni per banorin qe mendoni se duhet te largohet nga shtepia ne javes qe vjen.
Jane nominuar:
1. OLSI
2. JULINDA
3. MARDIOLA
Pasi te keni votuar ne sondazh, ju duhet te beni nje postim te shkurter per te treguar se cilin banor e keni votuar te largohet dhe (sipas deshires ju mund) te jepni dhe arsyet pse mendoni qe ai ose ajo duhet te largohet nga Big Brother.


