Arbana Osmani: Sekretet e Big Brother Albania
Postuar në April 18, 2008 - Kategoria Arbana Osmani, Big Brother Albania, Intervista, Nga Shqipëria | 220 Komente | Lexuar 4,077

Arbana Osmani, një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, në një eksperiencë të re shumë origjinale, duke vëzhguar dhe monitoruar jetën e përbashkët të banorëve të shtëpisë së Big Brother.
Një spektakël i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon një tjetër provë të profesionalizmit. Në intervistën e dhënë për revistën “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit të shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private të saj.
Dëshiron shumë të mos jetë në qendër të vëmendjes së botës së show biz-it, megjithëse prej vitesh i është përkushtuar një karriere interesante në radio dhe televizion. Ka zgjedhur një profesion që e do dhe respekton, atë të gazetares dhe prezantueses dhe dëshiron të tërheqë vëmendjen vetëm me punën që bën dhe asnjë faktor tjetër rrethanor. I kanë besuar të drejtojë programin më të fuqishëm të “Top Channel” për momentin, “Big Brother”, një sprovë e parë kjo si për televizionin, ashtu edhe për vetë Arbanën, që deri tani duket se po ecën në rrugë të mbarë.
Big Brother Albania: ARBANA OSMANI
Postuar në February 28, 2008 - Kategoria Arbana Osmani, Big Brother Albania | 339 Komente | Lexuar 7,705

Komentoni për Arbanën
Big Brother Albania


