Albanian Hotels

VESA LUMA: Prenoton verën në lokalet e Durrësit

Posted on July 18, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

VESA LUMA: Prenoton verën në lokalet e Durrësit

Vetëm pak ditë më parë Vesa Luma ka mbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së saj, diplomimin në universitet. Më pas ajo ka preferuar të relaksohet për disa ditë në diellin përvëlues dhe magjinë e piramidave të Egjiptit. Këto kanë qenë pak e shumë pushimet e Vesës, pasi ajo do të zhvendoset në Golem, ku e presin disa koncerte në lokalet përgjatë brigjeve të detit Adriatik.

Ky prenotim që është “firmosur” qysh në fillim të verës, ka përcaktuar kështu edhe axhendën e saj koncertore të kësaj stine. Flitet se oferta për të kënduar në lokalet e Durrësit dhe Golemit arrin në 1 mijë euro nata, shumë kjo e cila e ka joshur që ajo të udhëtojë nga Prishtina drejt Durrësit për të mbyllur kontratën. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në pauza të caktuara Vesa pritet të zhvendoset për të kënduar edhe në plazhet shqiptare, ku edhe është prenotuar për të qenë në koncerte gjatë kësaj periudhe.

Për sa i takon promovimeve të ndonjë videoklipi të ri këngëtarja duket se këtë sezon është fokusuar në koncerte, sesa për të përgatitur ndonjë material të ri muzikor. Këngëtarja ka premtuar që në fillim të muajit shtator do të hedhë në treg një këngë dhe videoklip të ri, si dhe ka planifikuar që po gjatë kësaj periudhe të startojë studimet pas universitare në Prishtinë.

LIDHJA DASHURORE
Miq të afërt të këngëtares pohojnë se përkrah saj gjatë ditëve të nxehta dhe netëve teksa këndon në skenë, do ta shoqërojë edhe i dashuri i saj, regjisori i njohur Genc Dobroshi, me të cilin prej një viti po përjeton momentet më të bukura të dashurisë së saj. Ajo u kap “mat” nga paparacët teksa festonte me vëllain e aktores Arta Dobroshi, vitin e shkuar në Durrës gjatë një koncerti dhe që prej asaj dite, ajo nuk ka fshehur asgjë në lidhje me historinë e saj të dashurisë.

Vetëm fare para pak kohësh në mediat rozë të kryeqytetit u përhapën thashetheme se djaloshi të cilin dashuronte Vesa Luma kishte qenë më parë i martuar. Përgjigjja e këngëtares ka qenë e menjëhershme, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët, duke theksuar se i dashuri i saj nuk ka qenë kurrë i martuar. Ajo ka treguar se bashkë njihen prej tre vitesh, çka hedh poshtë të gjitha pretendimet mediatike se Genc Dobroshi ka qenë i martuar. Duket se edhe ardhjet e herë pas hershme në Tiranë nën shoqërinë e tij kanë konfirmuar se ata ndihen në kulmin e lidhjes së tyre, përpos thashethemeve që mund të qarkullojnë.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

25 Komente per artikullin “VESA LUMA: Prenoton verën në lokalet e Durrësit”

    xili on July 18th, 2008 6:06 am

    ani de boll mir valla hehe vesa ma e miraaaa suksese

    elona on July 18th, 2008 6:39 am

    mua shume me pelqen vesa luma kengetarja me e mir per mua ehste vesa luma
    shume me pelqen edhe e pershendes nga elona berisha nga gjkova tung tung klm ??.

    Ada on July 18th, 2008 7:03 am

    Te lumte Vesa je shum e zonja dhe e meritoje kete vere te bukur dhe nje te dashur si ai suksese shum dhe pushime te mbara

    LINDA on July 18th, 2008 2:03 pm

    VESAAA JE ME E MIRA

    Adri on July 18th, 2008 5:35 pm

    Je kengetarja me e suksesshme , te uroj shumee sukses. arte

    sara on July 19th, 2008 1:45 am

    e pershendes redaksin tuaj dhe sa per vesen ajo esht ma e mira llokum e kam a suksese per vesen dhe gecin qifet ideal a

    besa on July 19th, 2008 7:42 am

    je e pa paare

    Lavdija Pz on July 19th, 2008 9:58 am

    Je shum e mir.FAT

    sara on July 20th, 2008 10:15 am

    je e mrekullueshme vetem vazhdo zemra

    leo on July 20th, 2008 5:29 pm

    Vesa je nje kegatare e mrekullushme per publikun po ashtu edhe per mua

    anita on July 22nd, 2008 2:41 pm

    veq vazho se je shum e mir te uroj suksese tung PRESHEVA

    valmira on July 22nd, 2008 3:43 pm

    valla jo qe po thom amo shum e fort je
    kjo edhe po shihet kalo sa me mir ket ver knaqu se e meriton

    diellza on July 22nd, 2008 3:45 pm

    O SkA Bre me Ty
    valla je shum e mire a e ne pushime kalo mire knaqu atje sa fort mire eshte hehe valla je shuuuum e forte te pershendes shum je ylllllllll

    driton on July 24th, 2008 6:09 am

    je shum e mir veq vazhdo perpara e bukur fantasike

    mili12_123@hotmail.com on July 24th, 2008 11:27 am

    tung zemra jem
    ku te kom more valla moti nuk kom fol me ty a edin sa shum po um mungon kom harru kur te kom pa life veq ne tv hehe hajt se shihum mpuqq

    arbresha on July 24th, 2008 11:50 am

    kuku qaj bang bre en fty oshte ka ta prish se brravoooooooooooo shume e mire je

    samira on August 5th, 2008 8:38 am

    adelina je ma e mira mos ta nin hiq ma e forta je aaa :p

    jetmire on August 14th, 2008 4:01 am

    oooooooooooooo vesa je shum e bukur e sidomos me kengen e funsiiit ik kur te le unn asht shum shum e bukur veq vazhdo keshtu si je se shum mir po vazhdon tung tung

    Lolzza on August 15th, 2008 8:45 am

    hej vesa je ma e mira n`bot :D s`ka kush ta kalon ne bot t`du shum (L)

    Lolzza on August 15th, 2008 8:46 am

    hej vesa je ma e mira n`bot :D s`ka kush ta kalon kerkush (L)(L)

    albion on August 15th, 2008 12:55 pm

    Me e mira pra

    arbnora on August 18th, 2008 1:54 pm

    je super veq vazhdo

    jeta on August 21st, 2008 5:16 am

    hej vesa je shum e mir te deshiroj jet te gjat edhe fat ne jet te dua shum kiss nga jeta :P (f)

    rina on September 7th, 2008 5:11 am

    Vesa je shume e Bukur edhe kendon shume mir ma e mira je Bravo Te Dua tung

    nita on September 20th, 2008 11:17 am

    urime veq vagjdo kusht se shum e mir je brovoooooooooooo te preshendet erdonita vishi nita

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.