Pushime ne Shqiperi

TUNA: Nxjerr “inatin” e Eurovizionit

Posted on July 18, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

TUNA: Nxjerr “inatin” e Eurovizionit

Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës. Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj.

Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion.

Përpos hatërmbetjeve dhe deklaratave, ajo heshti, për të treguar se sfida nuk ishte mes tre shqiptarëve Big Mamës, Adrian Gaxhës dhe saj, por mes 15 artistëve të tjerë maqedonas. Dhe vërtet për të nxjerrë inatin e saj, këngëtarja premton se pas një muaji do të promovojë një tjetër këngë të re, paralelisht me faqen e saj zyrtare, ku premton se do të ofrojë shumë informacione për karrierën e saj dhe axhendën koncertore.

DASHURIA
Në fillim ka rrëfyer se babai i të dashurit të saj gatuan enkas për të dhe më pas kur historia e saj intime kishte qenë në kulm, Tuna pranoi të deklaronte se djaloshi që dashuronte, ishte Ledri, lideri i grupit “Skillz”. Çifti ka bërë publike lidhjen e tyre jo vetëm për të treguar se nuk mund të fshinin gjë, por edhe për arsyen se ata bashkëpunuan në një këngë, ku Tuna ndihej vërtet si e zonja e shtëpisë.

Por nuk zgjati shumë dhe kur historia u bë aq publike sa të gjithë drejtuan sytë drejt tyre, dolën thashetheme se mes Ledrit dhe Tunës, kishte filluar kriza e parë. Nëse do të ishte vërtet kështu, Tuna e para nuk do të kishte dashur që të përgjigjej, për të rrëfyer se asgjë çka shkruhej nuk ishte e vërtetë, madje ata kishin planifikuar gjatë verës edhe disa pushime të nxehta në Karaibe. Përveç muzikës, Tuna vijon aktualisht edhe studimet e larta.

“Në planin privat doja të thosha se para pak kohësh mbarova vitin shkollor dhe u transferova në Selanik, ku do t’i ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tre ditë në javë atje dhe ditët tjera duke udhëtuar më shumë në Shkup dhe Prishtinë”, ka thënë këngëtarja, ndërkohë që në planet e saj nuk janë përjashtuar asnjëherë koncertet.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

17 Komente per artikullin “TUNA: Nxjerr “inatin” e Eurovizionit”

    xili on July 18th, 2008 6:11 am

    oj Altuna shum e mir je rrushe je :D sukseseeeeee

    Ada on July 18th, 2008 6:51 am

    Ska redesi ai inat duhet hellur pas krave megjithese ta ben me pa te dret ky videoklip ishte nje zgjidhje e zgjuar nga ana juaj,,SUKSESE SHUM TUNA.Pushime te mbara!!!!!!!!!!

    bardha on July 18th, 2008 8:22 am

    Tuna suksese je shume e mire…vetem vashdo kiss BardhA

    Verona on July 18th, 2008 8:56 am

    kom kojshike se jo veq me thon
    Tun je yll..Loqk breeeeh
    t’dueeee

    rudina on July 18th, 2008 5:50 pm

    je perfekt tuna , tadhuroj , se femra me intelegjente prej tona kengtareve bon shum muzik tfort edhe muzik tpaster , dukesh perfekt ke zo shum tembel edhe tveqant ke stil unikat kongt jon fenomenal shum tekst edhe interpretim shum i mir nga ana jote ski fjal ,secila kong ma e mir sesa tjetra,se di ska me diktatur esht kulmi i tetonave,edhe te tonat tjerat ska fjal , shpresoj trri ndoj dit me ty live du shum pershendetje arta

    strugani on July 19th, 2008 6:25 am

    tuna jeperfekt i love yoou

    Lavdija Pz on July 19th, 2008 9:35 am

    Je shum e bukur dhe e mir,vetem vazhdo se nuk ka me ty.

    jeta on July 19th, 2008 5:45 pm

    heyy a osht ne lidhje tuna me skillz at ma te bukurin a? nese mund dikush tem tregoje …ok me mirkuptim

    drilona on July 20th, 2008 7:10 am

    ooooooooo tuna sa mir ke dale ne foto ma e mira je suksese:D

    rina on July 21st, 2008 6:53 am

    menoj qe ledri esht me i bukur se tuna valla edhe nuk e meriton tuna ledrin kshtu qe me behet qejfi qe ja ndar

    eriona on July 21st, 2008 8:12 am

    o jo nuk esht tuna me ledrin sepse ledri e la ket kurv sepse me 14 te keti muaji ka pas B-DAY kjo esht dehur me te dashurin e saj macedon the esht ndi shumm keq sepse e ka qi shumm ai……

    zana on July 21st, 2008 9:02 am

    tuna je shum e mir ne veqanti mpelqen shum stili i veshjes tende edhe kongt teper tmira i ki je yll bote;) tunggg mpuq nga zana

    zhuljeta on July 21st, 2008 12:00 pm

    tung zhuljeta shum keq paske del si rrespi e katunit ani si je kengetare po je rrespi moj kurv tung zhuljeta me nje mpuq tung jeta.

    elira on July 22nd, 2008 8:27 am

    shumm mir ;)

    joana on July 24th, 2008 6:33 pm

    oj tuna mos ua ver veshin atyre……………………………
    budallenjve

    Anonymous on July 28th, 2008 4:54 pm

    je ma e mira tuna

    stela on August 10th, 2008 5:17 am

    Tuna je me e mira,ciao..ciao..

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.