Albanian Hotels

SONI MALAJ: Nuk heq dorë nga meshkujt francezë

Posted on July 18, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

SONI MALAJ: Nuk heq dorë nga meshkujt francezë

Shumë pak e dinë, që Soni Malaj është e dashuruar me gjuhën frënge, rrjedhimisht dhe meshkujt që e flasin atë. “Dashuria” që ka me gjuhën dhe këtë komb, bën që asaj t’i afrohen shumë meshkuj francezë. Në fillim për ta njohur, më pas për t’u miqësuar dhe pse jo të joshur nga sharmi i saj. Soni ka shumë miq francezë në Tiranë, prandaj edhe me ta ulet shpesh në kafe, ashtu si ndodhi me një prej tyre, pikërisht dje.

Aty pak para mesditës, Soni Malaj, kishte zgjedhur të gjerbte kafen e mëngjesit në një lokal buzë bulevardit të madh. E veshur me një kanotiere të hollë dhe pantallona xhins, vajza bukuroshe ndodhej në tavolinë me një djalosh francez, i cili dukej që e shihte me shumë admirim këngëtaren. Dhe ajo, që nuk fshihte lajkat e saj për asnjë moment, duke qenë në qendër të vëmendjes, për më tepër që mashkulli i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë nuk po ia ndante sytë për asnjë moment.

Ai ishte rreth 35 vjeç, një mashkull që dukej se në çdo moment, kujdesej për t’i ofruar Sonit vëmendjen e tij, tejet i dëgjueshëm, kjo edhe ndoshta për faktin se ajo është një dashamirëse e gjuhës frënge. Pjesën më të madhe të kohës Soni e ka kaluar edhe duke folur në telefon, si dhe duke çuar mesazhe dhe me sa u morr vesh më pas, ata ishin duke pritur dy miq të tjerë, me të cilët duhet të zhvendoseshin diku gjetkë, për të qenë larg vëmendjes së syve kureshtarë. Ai fliste një frëngjishte të kulluar, fakt ky që na hoqi të gjitha dyshimet, që u ngritën para pak kohësh, se pas ndarjes me Florin, këngëtarja kishte një adhurues të çmendur nga Amerika.

Edhe pse të dy kanë mbajtur distancë, për faktin se gjendeshin në një lokal të “mbikëqyrur” nga kureshtja, djaloshi francez ka qenë gjithë kohës i lumtur teksa fliste me Sonin. Duket se tërheqja e madhe që ka pasur pas Sonit, ka qenë aq e madhe sa francezi misterioz, që nuk mundëm dot të mësonin së cili ishte, kur u ngrit nga tavolina, për pak harroi të paguante. Kjo ndodhi teksa në tavolinën e tyre u shfaqën edhe dy miq të tjerë, të cilët u bënë shkak që të ngriheshin dhe të ndryshonin lokal.

Nuk e dimë me siguri nëse mes tyre, ka ndonjë histori të mundshme dashurie apo janë thjesht miq, megjithatë një fakt është i sigurt: meshkujt francezë janë miqtë më të mirë të Soni Malaj. Kohë më parë në media është përfolur mbi një lidhje dashurore që Malaj kishte pasur me një mashkull francez, por asnjëherë nuk u bë i saktë identiteti i tij dhe detaje të tjera të jetës private, kjo më shumë për faktin se historia e tyre, gjithmonë ka qenë tejet sekrete, madje nuk ka pasur asnjë foto të çiftit.

Ndërkohë që në lidhjen që pati së fundmi me Flori Mumajesin, duket se ajo nuk i rezistoi dot “tundimit” për asnjë çast faktit për të bërë publike historinë e dashurisë, aq sa në fund kur gjithçka u bë publike, ata pranuan të putheshin në skenën e Pallatit të Koncerteve, për të konfirmuar të vërtetën.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

32 Komente per artikullin “SONI MALAJ: Nuk heq dorë nga meshkujt francezë”

    rina on July 18th, 2008 4:47 am

    hey sony you’re the best albanian singer …..
    e shum mir qe je nda me florin nuk jeni per njeri-tjetrin ….
    je t’aime je t’adore gross bisous
    rina ks

    fiona katanolli on July 18th, 2008 5:03 am

    soni mala je ma e mira aprej te ghithave te dua shum ndarja em florin nu te ka shkateruar je ma me mia te dua shum

    ogerta on July 18th, 2008 5:25 am

    po mire ja ben se plumbi me plumb del hahhahha.se u nda me florin nuk do te thote qe nuk duhet te dale me meshkuj te tjere.

    prishtinaliku on July 18th, 2008 6:13 am

    e po nuk heq dor se nashta e ka more te madh hahahaha e ja kana Hmm… aii qka ke than Femnat qishtu jan kush e ka k…. e madh ato nuk heqin dor Hmm… eh qka jan ato:@ Fuck girl

    GORGONZOLA on July 18th, 2008 6:31 am

    o fiona shko e meso i her shqip pastaj hajde ketu dhe shkruaj komentin tend.ju kosovaret jeni kot fare.po katunare hesapi

    Ada on July 18th, 2008 6:42 am

    Te uroj shum suksese,you are the best.Per Florin nuk di qa te them ai thjesht te vazhdoj jeten e tij dhe mos u shqeteso se nuk eshte kushedi se cfar ai Flori SUKSESE SHUM

    ami on July 18th, 2008 6:58 am

    jam dakort me rinen

    engjulli on July 18th, 2008 7:48 am

    Veq perpara Soni je shume e mir, ndarja nuk esht fundi i botes jeta vazhdon.

    era on July 18th, 2008 8:06 am

    ej moj goce sa guxim qe ke dhe i fyn kosovaret nese ne jemi katundar oki por nuk jemi varfnjak si ju ne shqiperi dhe rezervohu heren tjeter kur don te thuash diq per kosovaret.

    erisa on July 18th, 2008 2:21 pm

    varfanjak ne ne shqiperi???po ske faj ti mi shoqe se ju shyqyr qe bet hajer dhe neser bet fal nesh.po kshu jeni ju kosovaret sa kalut lumin pastaj…mylle mi debile mylle ate goj.sony du bist die beste

    linda on July 18th, 2008 2:48 pm

    ej soni je ma e mira veq vazhdo qyshtu

    anonime on July 18th, 2008 3:37 pm

    qy qy qa po ju interson juve jeta e tjerve ajo qka dysh ben me ejt t vet edhe mos i fyni kosvar se ju t shqpinis ma zi dilni

    theranda on July 18th, 2008 3:50 pm

    hej erisa pse moj i shan kosovaret
    ne jemi mir katunar se rebela si ju.
    häsch verstande LADY:

    wwwww on July 18th, 2008 3:52 pm

    ej ju kqyrni veten shqiptart e shqipris apra se ta fyni naj kon oki se katunar e varfanjaka kini qen edhe ju dikur mos harroni sory

    gertjan on July 18th, 2008 4:18 pm

    o soni mos degjo c’thone te tjeret,je e mrekullushme,sexy,i ke te gjith.te tjerve mbylljau gojen me pune e vvvullnet.vazhdo keshtu,gerti

    nexhat on July 19th, 2008 5:27 am

    si duket SONI ende nuk ka pa shqipetare te vertet,se do ti harroje frnacezet pergjithmone,jeni te binduar.

    shkurt on July 19th, 2008 5:32 am

    mu kan dhimt se soni dhe flori jan kan cifti me i mirë

    arta on July 19th, 2008 7:31 am

    hey soni je e mrekullueshme sa per punen e florit nuk ta diti vleren ay..cdo femer e braktisur duhet te ec perpara dhe kur mos e kthej koken mbas …ay qe e ka braktis thejesh nuk e ka merituar …tung tung rofshin gocat

    Lavdija Pz on July 19th, 2008 9:33 am

    Je shum e fort nuk ka me ty.SUKSESE

    gjira on July 19th, 2008 10:52 am

    ej qka po i fyeni KOSOVART se na bash te mir jemi edhe jena ma kullera jo si ju krejt gaz hahahaha

    ihr seit peinlich ja, den wir sind doch alle zusamen shqiptar und ihr streitet euch jetzt echt haltet eure fresse den ihr seit keine richtigen albaner und kosovar sonst wurdet ihr so ne scheisse nicht schreiben ja.

    Soni you are the best … Ti amo soni je taime

    Ana on July 20th, 2008 4:51 am

    Kenge e shpifur

    xemla on July 22nd, 2008 8:35 am

    nuk ju ka hije te fjloseni ne ket faqe…sidomos kur behet fjal per KOSOVE-SHQIPERI,turp te kenie sa per sonin no commenttt

    prishtinalikja on July 22nd, 2008 2:43 pm

    Tu es uen stare je t’aime tros…Tu as bien fais de que tu es separee de Flori il n’etait pas pour toi tu est tros belle au pres de lui continue comme ca tu est la meilleur,tu merites les plus beaux mots qui existent gros bisouuss pour toi ma belle Tinnnaa KS

    egzona on July 23rd, 2008 9:17 am

    shum e mir je Sonii Te duuu

    driton on July 24th, 2008 6:04 am

    je shum e bukur fantastike

    arbresha on July 24th, 2008 11:41 am

    soni shume e mire je e buker kret i ki veq qe je nda me florin ski bo mire po nejse veq vazhdo tdu shummmmmmmmm

    angela on July 26th, 2008 3:48 am

    mua nuk me pelqen soni!!!!!ishte shume pak per flori ajo!!!!me duket shume mendjemadhe!

    stela on August 9th, 2008 2:06 pm

    soni as mua nuk me pelqen flori ishte me i mire se ajo

    lada on August 15th, 2008 11:36 am

    ey soni je shum e bukur po qeto komente nuk po te shkojn fare qao kaloni bukur

    lola on August 15th, 2008 11:38 am

    ey soni je shum e mir po veq vazhdo qishtu ok je shum e fort qao kalo mir

    ana on August 15th, 2008 11:42 am

    ey soni ti je e mir ama me mua nuk ka aaaaaaaaaa po tA Kaloj a qao mos u idhnohahaha

    sara on September 6th, 2008 7:11 am

    qkemiiiiiiiiii soni te adhuroj shum ty dhe florin ju duaaaaaaaaa shum qaoooooooooo dhe bere nje keng per mua tung

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.