![]() |
ZANA KRASNIQI: Në dhjetëshen e Miss Univers 2008
Posted on July 16, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Kurora e vajzës më të bukur të Miss Univers 2008 ka shkuar për bukuroshen nga Venezuela
Edhe pse nuk ka mundur të fitojë, bukuroshja kosovare Zana Krasniqi ka mundur të kualifikohet në dhjetëshen e vajzave më të bukura të Universit. Ndryshe nga përfaqësuesja shqiptare, Matilda Meçini, e cila nuk mundi dot të hynte në finale, vajza kosovare ka qenë gjithashtu protagoniste e titujve të parë të gazetave amerikane, falë miqësisë së re me Miss Serbia.
Ajo ka qenë në formën e saj më të mirë deri në momentet e fundit, edhe pse juria nuk e ka zgjedhur për të qenë në finale. Kurora e vajzës më të bukur të Miss Univers 2008 ka shkuar për bukuroshen nga Venezuela, Dayana Mendoza, e ndjekur nga Miss Kolumbia, Taliana Vargas dhe në vendin e tretë vajza e Republikës Dominikane, Marianne Cruz Gonzale.
Duket se zgjedhja e saj në dhjetëshen e vajzave më të bukura ka qenë njësoj si 6 vjet më parë me bukuroshen Anisa Kospiri, duke patur një performancë të përkryer, qoftë gjatë prezantimit me veshjet tradicionale, por edhe me ato të mbrëmjes dhe rroba banje. Me më pak fat ishte Matilda Meçini, e cila u skualifikua që në fazën e parë, megjithatë Shqipëria konfirmoi se në këtë edicion të Miss Univers, arriti të përfaqësohej me një vajzë krejt ndryshe nga ato të viteve të mëparshme.
Spektakli ka qenë pjesa tjetër magjike e natës së Miss Univers, i prezantuar nga Jerry Springer, por nuk kanë munguar gjithashtu as gafat. Ajo që ndodhi një vit më parë me Miss Amerika, e cila u bë pjesë e videove në internet, teksa u pengua në pasarelë, u përsërit edhe sivjet. Megjithatë, këto janë momente të paevitueshme që ndodhin gjatë spektakleve të drejtpërdrejta.
VËMENDJA MEDIATIKE
Përtej asaj që u duk në skenën e Miss Univers, Zana Krasniqi dhe Bojana Boric ishin protagoniste të mediave më të rëndësishme të botës, teksa shkrinin “akujt” e armiqësisë së vjetër midis Beogradit dhe Prishtinës. Të dyja vajzat janë fotografuar nga agjencitë e njohura të lajmeve dhe kanë konfirmuar se përpos armiqësisë që ka mes politikanëve të dy vendeve, arti i ka bashkuar. Edhe pse vetë shteti pritës i Miss Univers nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, si Serbia, përfaqësuesja e këtij vendi ka theksuar se ato janë dy mikesha të mira dhe mes tyre nuk ka asnjë armiqësi, por mbeten ambasadore të bukurisë të vendeve të tyre. Të dyja vajzat kanë deklaruar dje për gazetat amerikane se do të vazhdojnë miqësinë e tyre dhe se kanë planifikuar që të kalojnë muajin e mjaltit me djemtë e tyre të zemrës në Vietnam.
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme të ngjashme
- Rivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët
- Vietnami i jep vizë KRASNIQIT, pjesëmarrja, e diskutueshme
- ARTA KAMBERI, do çojë Kosovën në Miss Evropa
- Kosova dërgon përfaqësuesen e saj në “Miss Univers”
- ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008
Lexoni Komentet
32 Komente per artikullin “ZANA KRASNIQI: Në dhjetëshen e Miss Univers 2008”
Komento















gjilanii on July 16th, 2008 6:05 am
e ka meritu me qen miss universi po qka me bo boll ka arrit deri ktu suksese zana je shum e bukurr mpuqqqqq
donna on July 16th, 2008 7:09 am
hallall…
Lavdija Pz on July 16th, 2008 7:43 am
Bravo boll qe ke arrit deri ne finale qyyyy sa mir.Fat te uroj ne tjera gara bukurie
nexhat on July 16th, 2008 9:01 am
PO me duhet ti uroj shume fat ZANES sepse e ka merituar te jete edhe MISS kesaj radhe sepse une nuk kame pare aty ndonje qe ka qene me e bukur dhe me em stil se ZANA por sido qe te jete eshte kualifkuar ne dhjetshene,SUKSES ZANA.
Ada on July 16th, 2008 10:43 am
Te lumt Zana je tregu vertet e zgjuar dhe ke pohu se bukuroshet jane dhe shum te zgjuara ,,SUKSESE TE METEJSHME,,se i meriton….
hona on July 16th, 2008 1:05 pm
hej zana shum e bukur veq vazhdo
hona on July 16th, 2008 1:06 pm
zana je shum e bukur veq vazhdo
Fatmire on July 16th, 2008 1:16 pm
Bravo Zana, të uroj suksese ne të ardhmën.
tung on July 16th, 2008 2:08 pm
po cfare te meritumni bre,ajo shkoj deri ne vendin e gjashte per shkak se kosova merr pjese per here te pare,pastaj e pate kur doli me bikin i kam mbyllur syte nga turpi ,kishte vithet skandal te gjera e bythte e medha e gjoksin e vogel qe nuk i shkonin fare,,eshte per te ardhur keq nga vajzat tjera me trupa eleganta qe nuk u futen ne finale edhe kjo se harrova ,kishte ballin sa nje livadh
mimi on July 16th, 2008 2:11 pm
bravo tqoft krenohemi me ty
jeta on July 16th, 2008 5:05 pm
Veq suksese oj zana e bukur .
Anonymous on July 17th, 2008 4:26 am
po mire qe ka marr pjes dhe na ka perfaqesuar si shtet i ri po per te qene ne dhjeteshen nuk e ka merituar sepse nuk me pelqen fare
asia on July 17th, 2008 5:45 am
sa mashtroni edhe ju, kliko ne internet te 10 me e mire dhe zanen nuk e gjen, vdesim qe te mburremi ne shqipot
melisa_veleshtarja on July 17th, 2008 6:48 am
je shum nicee zana te puth nga struga e maqedonise…
prishtinAa on July 17th, 2008 7:50 am
hallall tkoft vallahi ma e mir se ti ska bravo dihet qe je kosovare tlumt (L)`(L)`(L)`(L)`(L)`!!!!.
sadik on July 17th, 2008 11:26 am
qfare mire me shkinen miqsi,kurr skemi pas as skemi me pas
rock'n'roll on July 17th, 2008 12:51 pm
tung. kot i’a keni inatin valla bash e mire qika oshte qy qy cfar buze ka mmm si angelina golie hehe, vallahi ballin e ka normal hehe kujt ju dok si livadh balli bre? masi balli zanes tu ka dok livadh at’her ti e paske shume te vogel ballin heuheehueh
vjoleta on July 17th, 2008 3:18 pm
Allahu te udhezofte ne rruge te drejt se nuk ban me u xhveshur ne ate menyre se te prete zjarri i xhehnemit
ogerta on July 17th, 2008 3:42 pm
vallai si karamele eshte flisni se e keni inat.
anonim on July 18th, 2008 7:24 am
qekjo nuk o e vertet qe o njeri kukull o hauhauah
DoNa on July 18th, 2008 1:58 pm
JE SHUM E MIR A E KE MERITU KISSSS
prishtinaliku on July 19th, 2008 4:00 am
po ma e mir ja edhe hallall te koft veq qe ke marr pjes :p hahahaha bravo je ma e mira ja ke kalu shteteve Fqinj Maqedonis sidomos :@ kuku Fuck Maqedoni je shum e keqeeeee kalluuuuuuuuuuuuuuuu
Verona on July 19th, 2008 4:22 pm
qyrne more Angelinen shqiptare…o Zot qysh eke fal perfekt ket njeri…suksese Zan me te vertet je e bukur si ZAN…tdu shuuum brreeeee
sadik on July 21st, 2008 7:01 am
you are sexy lum ai qe te ka
linushi on July 21st, 2008 12:07 pm
Shuuum e bukur, ska ku shkon ma bukur valla, teper e mir. Veq vazhdo se gjith arrin ti qishtut MISS UNIVERSI, dihet SHQIPTARE (L)(L) kiss Bukuroshe e pa pershkrushmeee.!
sanije on July 23rd, 2008 10:44 am
tung zana je me e mira tung te puqqqqqqqqqqq sanije
ana on July 23rd, 2008 11:25 am
oo zot shum kisha patur deshir te te bashkoj me alban skenderaj
nertil on July 23rd, 2008 11:39 am
o zana sa e mir qe je nga cuni nga tirona
Anonymous on July 23rd, 2008 3:35 pm
ej zana shum e mir valla veq vazhdo m’puq :O:O:O:O:L:O:L:L:L
arbresha on July 24th, 2008 11:58 am
shume e buker je zana brravo missssssssss tungi
gona on July 30th, 2008 10:02 am
tung zana shum e bukur je je shum kull veq vazhdo keshtu si je se je ma e mira tung te dua shum dhe je ma e mira
hasani on August 23rd, 2008 4:42 pm
valla e buker je shum keq qe sta kan jap qmimin e par en miss universi