Albanian Hotels

Përse urren Redon Makashi

Posted on July 16, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Redon Makashi

Djaloshi i këngëve melankolike, rikthehet pas një mungese të gjatë në tregun muzikor me një këngë dhe videoklip të ri. Redon Makashi ka promovuar dje këngën “Përse më bërë të urrej”, fituese e një prej edicioneve të festivalit “Këngët e Stinës”, një prej më të preferuarave të tij, të cilën ka dashur që ta ngjizë në një film me metrazh të shkurtër dhe më në fund ia ka arritur qëllimit.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me mikun e tij Bledar Seiko dhe videoklipi është realizuar në Himarë. Në mbrëmjen e promovimit kanë marrë pjesë miq të këngëtarit, mes të cilëve Aleksandër Gjoka, Gjergj Leka, Evis Mula, Mariza Ikonomi dhe shumë të tjerë.

“Ka qenë prej vitesh dëshira ime që këtë këngë ta kem edhe vidoeklip. E kam risjellë me disa ndryshime nga versioni i parë në bashkëpunim me Bledar Seiko”-ka thënë për “Panorama”, Redon Makashi, duke sqaruar se kjo këngë nuk ka aspak arsye komerciale, siç ndodh rëndom me shumë artistë të tjerë, por ka qenë një këngë të cilën e ka pasur ëndërr për t’i realizuar videoklip. Edhe pse prej kohësh Redon Makashi nuk shfaqet aq shpesh sa dikur në skenë, ai nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja e tij në festivalet e dhjetorit, ku gjatë edicionit të fundit ishte në duet me Mira Konçin.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

9 Komente per artikullin “Përse urren Redon Makashi”

    arianda on July 16th, 2008 8:34 am

    tung nuk e di pse te ka ba veq mir ja ki ba

    nertiLa prizrenn on July 16th, 2008 1:16 pm

    redonn tlumt je shum i adhuruar vetem nga personat qe dinn ti vlersojn me vite kenget tua..turoj x sukseset te prsh shumm ..

    arta on July 17th, 2008 1:53 pm

    gjitheqka te ka hije more Redon edhe me Urry hahhahaha

    XUXI on July 18th, 2008 7:12 am

    Redi ma i qarti je.Vetem qe shqiptart nuk dine se qka eshte muzika, e degjojne “TALLAVA”.Shume kanget e mira i ki hallall.

    xerox on July 18th, 2008 12:00 pm

    Kenga eshte e bukur fort po klipi le per te deshiruar. Skandal… Pa lidhje me tekstin. Duket qe s’ka kushtuar shtrenjte.

    lila on July 19th, 2008 9:20 am

    me ke befasuar me pelqen xuxi ka te drejt shqiptared degjojn vetem tallav muzike romesh

    anila on July 19th, 2008 5:44 pm

    un nuk e urrej po eshte moshatar i bujar qamilit

    anda bukuroshja on July 21st, 2008 6:45 am

    mua redoni nuk me pelqen aspak

    arta on July 21st, 2008 8:00 am

    tung ju pershendes te gjidh shiqptaret kudo qe gjnden ilda je nje femer super kush ta ka inatin edhe mos to ta nin per fotot se nuk jan te verteta kish dasht edhe me dit akeni mqsi me banoret e big brother tung ka loni mir

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.