Pushime ne Shqiperi

NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin

Posted on July 16, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin

Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar. Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.

Së fundmi, në media janë publikuar disa informacione në lidhje me fejesën tuaj të organizuar në një nga restorantet me luksoze të Prishtinës. Sa e vërtetë është?
Ai lajm tashmë mund të quhet i vjetër, por mbetet i vërtetë si informacion. Ceremonia e fejesës sime me Robertin ishte më 22 maj, do thosha se është organizuar në një restorant modest në Prishtinë. Ishte një ceremoni private me familjarët dhe disa miq tonë, pa prezencën e mediave.

Ka pasur edhe thashetheme të tjera më përpara në lidhje me historinë e dashurisë me Robertin, mund të na thoni si jeni njohur?
Gjëja që nuk iu kam kushtuar asnjëherë kohë dhe vëmendje janë thashethemet. E vërteta është se me Robertin kemi qenë në lidhje dashurie prej dy vitesh dhe se ishte djaloshi i parë në jetën time. Lidhja jonë ka funksionuar për mrekulli gjatë gjithë kohës për t`u kurorëzuar me fejesë.

U përfol se edhe mungesa juaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Fest 2008 kishte si arsye ceremoninë e fejesës, a mund ta thoni përse munguat realisht në këtë eveniment?
Është fakt që kam qenë tejet e zënë ato ditë, të cilat koinçiduan edhe me Video Fest 2008, por nuk ka qenë vetëm koha e mangët arsye e vetme e mospjesëmarrjes sime aty. Me keqardhje e them se përzgjedhja e deri te juria e Video Fest ishte skandaloze këtë vit. Nuk ia vlen as të komentohet më tepër.

Një foto e juaja me Robertin është publikuar në internet dhe është shkëputur nga një koncert që ju keni pasur në Amerikë, pikërisht në Jeton’s Party, a ju shoqëron zakonisht në koncerte?
Deri më tani jo, sepse Roberti ka angazhimet e tij të shumta me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu. Zakonisht në koncerte më shoqëron mami im apo daja. Roberti më ka shoqëruar në Amerikë për mungesë kohe të mamasë.

Po motra juaj Nita vazhdon të të shoqërojë në evenimente të ndryshme muzikore, si më parë apo jo?
Nganjëherë edhe Nita, kuptohet kur është paksa më e lirë nga obligimet që ka ndaj shkollës. Edhe këtë e kam një mbështetëse të frytshme në punën time.

U bë kohë që mungoni në festivale të ndryshme, qoftë në Tiranë dhe në Prishtinë, cila ka qenë arsyeja?
Thjeshtë për mungesë kohe.

A keni planifikuar që të keni ndonjë koncert së afërmi në Tiranë?
Patjetër, shpresoj gjatë kësaj vere.

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Më së paku gjashtë orë, e kur jam e lirë ndodh të mos i numëroj fare orët e gjumit (qesh).

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Kohën e paragjumit kryesisht ia kushtoj leximit, ndonjëherë shikoj edhe TV. Të ngrënit në shtrat më bezdis.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike?
Asnjëherë, asnjëherë. Jam shumë alergjike ndaj këtyre gjërave irrituese.

A është e vërtetë që para pak kohësh, keni pasur probleme me policinë në lidhje me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?
Më ka rastisur të bëj kundërvajtje në trafik dhe kam paguar gjobën e paraparë me ligj, ndërsa probleme me policinë e trafikut nuk kam pas ndonjëherë. Nuk jam natyrë arrogante.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

41 Komente per artikullin “NORA ISTREFI: Jeta intime me Robertin”

    niikaaa on July 16th, 2008 4:10 am

    ej nora shum mire je dal veq kush ta ka inati edhe roberti shum i mir asht jeni si dy ylla ju dua shummmmm

    donna on July 16th, 2008 7:05 am

    shume tbukur 2t..

    landa on July 16th, 2008 7:18 am

    hej vis je i pa par gezuar
    diplomen e meritoje.bye
    a ke ndonje te dashur se ina me polin jan shum te lumtur

    Lavdija Pz on July 16th, 2008 7:47 am

    Shum te mir te dy valla.suksese

    olta on July 16th, 2008 7:49 am

    je shum i bukur visi veq perpara

    llupi on July 16th, 2008 9:37 am

    Nora shyqyr qe gjete burr, dhe tani mos shko me burra te martuar si ish-kryeadministratori i kosoves

    gresa on July 16th, 2008 9:41 am

    je shume e mire urime qe je shtatezen me robertin ani thojshe edhe kur te martona nuk prishna a shtatzan ke met hala pa u martu ishalla bineq i ki

    Ada on July 16th, 2008 10:37 am

    Te uroj suksese ne kete lidhje pac fat. Po lidhje me Getoarin nuk ka pas ti?,,,,,,bye,,suksese shum.

    jeta on July 16th, 2008 10:55 am

    oJ nOra shum e Mir iee edhe roBERTi asht shum i mir.

    melisa on July 16th, 2008 11:48 am

    o zot sdi a ka sy roberti me pa veten sa i bukur esht e qysh po mundet me u martu me ty po e keqe je ata sy si mickoj gojen kerkah se ki ROBERT je yll.

    donna on July 16th, 2008 3:34 pm

    qyqy Ju u bot me ja dit dikujna punt. o LLUPI kto fjal nuk vlejn per noren se osht yll ska fjal per to. edhe ti Gresa kah kto thashetheme??

    kice on July 17th, 2008 6:07 am

    hey jeni shum tmir

    arbnora on July 17th, 2008 11:07 am

    o zot tisha kan ne vend tanin oj nor heeeheh po menoj me robertin .urime per fejesen edhe ishalla martoni sa ma shpejt se (ozot po te mir jon ku i fali zoti per njani tjetrin :D)ju du shum po ma shum robertin hajgare ke o nora llokumi jem

    nitaaaa on July 17th, 2008 3:43 pm

    heyyy nora je shum e bukur veq motra jote po ta kalon shum e bukur a mpuq nga nita

    diona on July 18th, 2008 5:00 am

    diona (k)robert

    lonaaaa on July 19th, 2008 3:54 am

    nora e mir je veq roberti ma i mir veq pershtatni se jeni fac mpuq

    ana on July 19th, 2008 7:31 am

    shum e mir je veq mos kesh shum se je ma e mir edhe roberti gjithashtu

    nora on July 19th, 2008 5:43 pm

    ti edhe roberti jeni cift ideal…si me ju pas maru Zoti per njani tjetrin…vec vazhdoni…ju perkrah tetova…

    ema on July 22nd, 2008 12:26 pm

    hej NORA je e bukur si engjull ta ha loqken urime per lidhjen me ROBERTIN jeni qifti me i bukur ne estraden mbare SHQIPTARE jeni super si dy shpirta cool mpuq NORA stay cool tung tungi

    nertil on July 23rd, 2008 11:43 am

    o nora istrefi te lutem nxir nje keng ne bashkpunim me arta bajramin jemi te dyja kengeteret me te mira ne shqiperi dhe me te bukura ozot mi nora sa e bukur je

    Genta on July 23rd, 2008 5:22 pm

    hej nora shumm je emir edhe je e pershtatshme me robertin shumm t;adhuroj tung kissss

    tina on July 23rd, 2008 7:05 pm

    oj nora mvajen keq po nuk me pelqen hiq fare hiq katastrof ije equditshme si tka mar roberti per gru por sigurt se shpejti kamete lan

    joselina on July 24th, 2008 8:06 am

    arta bajrami ka qene e papare me klipin e saj me te fundit vec njehere falet kjo zemer . arta me te vertet me ke pelqyer . te uroj suksese te metejshme

    smili12_123@hotmail.com on July 24th, 2008 11:23 am

    hey ku je bre valla mis je
    me ty nuk ka

    mili12_123@hotmail.com on July 24th, 2008 11:24 am

    hey ku je more qa po bon valla me ty nuk ka

    arbresha on July 24th, 2008 11:57 am

    nora shume e mire edhe roberti

    tosi on July 25th, 2008 11:16 am

    ma e forta je nor veq ma i fort jam une mu rre se roberti

    tina on July 26th, 2008 6:32 am

    ooo noraa e mir je veq kur te kcen , kcen sikur mu kon en gips, ee sa per robertinn shum shum nice osht normal Berish hehe .bye bye tina.

    vessa on July 26th, 2008 1:56 pm

    hejj nuk e di qqa ka pa t mir te roberti se norra shum e mir osht si loqkk boll syt qa i kaa amo dashnia ska fjal :$:$:$

    arsim on July 29th, 2008 9:43 am

    shum te mir jane te dyt sidomos nora

    nita on July 29th, 2008 10:33 am

    nora a po me doket se roberti ja ka nis me te tradhtu a jo a po me doket ………….. m, me vjen keq po nuk kam se qa te baj po me doket bana take tung byebyebyebeyebyeybeye
    tung nga nita

    blerina on August 4th, 2008 12:04 pm

    ju du jeni ma te miret mos jav nin ok tung klm suksese

    mirjeta on August 6th, 2008 5:21 am

    jeni shum te mir dy si loqka ju dua shum veq vazdhdoni mos tjav ndin qka thojn tjert

    lejla on August 7th, 2008 2:29 pm

    oj nora je shum e bukur po ashtu edhe roberti jeni fantazi veq vazhdoni ju don shum dada dollme

    ajla on August 7th, 2008 2:33 pm

    nora je shum e bukur edhe roberti jeni shum par i mir ju dua shum nga ajla

    kushtrim on August 8th, 2008 9:48 am

    ahhah hihihiih urime lidhaja me robertinn e rii :P uauhu nr 1 jenii

    milja on August 13th, 2008 9:45 pm

    NOra urime fejesa jeni shum te lezetshem te dyt ishalla keni fat ne jet.

    vesa ma e mira on August 14th, 2008 9:57 am

    oj nor oj lop a je moj ti ne men roberti si loqk kunder teje

    nora & meli on August 17th, 2008 6:06 pm

    ojjjj e shkret po e keqe….qka paske pas nafak ti….e mir je veq mos te kishe qesh se krejt majmun pom dokesh kur po qesh…se meriton ti robertin…adelina e meriton oj ftygjat …se kur del ne tv me duhet me ndrru programin mos ta shoh at ftyr…papa kalo sexy me robertin

    rukije on August 23rd, 2008 3:48 am

    ok nora urime fejesa me robertin jet te gjat e te lumtur .suksese shum tmdhaja ne karrjer qao .

    rukije on August 23rd, 2008 3:51 am

    hello jeni ma te miret urime fejesa jet te gjat e te lumtur ,suksese ne karrjer qaooooo.

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.