Pushime ne Shqiperi

Ilva Tare u divorcua zyrtarisht të premten në Gjykatë

Posted on July 15, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Ilva Tare

TIRANE – Ilva Tare, gazetarja dhe spikerja e njohur e ekraneve shqiptare i ka dhënë fund edhe ligjërisht martesës me anglezin Majd Nuri Shafiq. Ky ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e gazetares. Seancën e djeshme, e cila ishte e dyta në këtë proces, gazetarja e njohur nuk u paraqit, ndërsa kishte pajisur me akt përfaqësimi në mungesë avokatin e saj, i cili u njoh me vendimin.

Ndërkohë, burime nga procesi pohojnë se bashkëshorti i saj, Majd Nuri Shafiq, me kombësi angleze nuk mori pjesë në proces. Tashmë vendimi i zbardhur i gjykatës pritet t’i dërgohet zyrës së Gjendjes Civile për të fshirë nga regjistri lidhjen bashkëshortore midis gazetares Tare dhe Shafiq. Rreth tre muaj më parë Tare paraqiti të njëjtën kërkesë në gjykatën e kryeqytetit, por pas caktimit të gjykatëses që do e shqyrtonte këtë padi, ajo hoqi dorë duke mos u paraqitur.

Pak ditë më vonë Tare e paraqiti sërish kërkesën, ndërkohë mori pjesë vetë në seancën përgatitore që u zhvillua me dyer të mbyllura para gjyqtares së çështjes. Në këtë seancë, Tare mësohet se paraqiti arsyet e divorcit, duke mos dhënë shpjegime të hollësishme. Pas kësaj gjykata i la në dispozicion një muaj kohë për të gjetur kompromisin me bashkëshortin, procedurë kjo e domosdoshme ligjërisht. Por edhe pas kësaj, gazetarja nuk hoqi dorë nga kërkesa e saj, duke detyruar gjyqtaren e çështjes të firmoste divorcin.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

5 Komente per artikullin “Ilva Tare u divorcua zyrtarisht të premten në Gjykatë”

    Lavdija Pz on July 15th, 2008 5:05 am

    Fat ne jete tu uroj.

    llupi on July 15th, 2008 8:48 am

    Nuk je mesuar ti me zotni, por me badigarde kryeministrash.

    Ada on July 15th, 2008 9:42 am

    Shpresoj te kesh ber zgjedhjen e duhur FAT NE JETE SE DO TE DUHET!!!!!!!!!!!!!!

    RaPtOrS on July 16th, 2008 6:08 pm

    congratulation i hope u gonna enjoy ur single life now.e more dhe ti nje pashaporte qe ja vlen .

    ogerta on July 21st, 2008 10:27 am

    pse nuk e dinit o picke some kjo po per paporte u martu po per cfare tjeter.

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.