Albanian Hotels

Futbollisti i famshëm lë futbollin, por jo qejfe

Posted on July 15, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Igli Tare

Jeta e Igli Tares kur kthehet në Tiranë

Me djalin për dore, kopja e bukur e tij, Igli Tare është parë pak ditë më parë në pishinat e kompleksit “Artur” në Tiranë. Paparaci i “Panaorama Plus”, ka fiksuar këtë moment, të përkujdesjes së tij për të birin rreth 4 vjeç, të quajtur Etienne Noel, ndërsa i hidhte peshqirin pas daljes nga pishina rreth drekës. Disa orë plazh i kanë mjaftuar Tares, ndërsa është parë të largohet pak më vonë në shoqërinë e vëllait Genti, dhe ai me vajzën e tij të vogël.

Pushime këto relaksuese për Taren, i cili ndodhej në fakt në Tiranë, për të diskutuar me vëllezërit vendimin më kulmor të jetës së tij futbollistike. I duhet të linte fushën përgjithmonë dhe të niste një tjetër karrierë, atë të drejtorit teknik të skuadrës të Lacios në Itali. Por po e mbante sekret, se para se ta bënte të madhe duhet ta diskutonte gjerë e gjatë me familjen, me të cilët konsumon çdo vendim profesional.

TARE, PAS DISA DITËSH 35 VJEÇ
Një karakter shpesh i mënjanuar nga andrrallat e kombëtares dhe i përkushtuar totalisht ndaj karrierës dhe familjes, më datë 25 korrik feston 35-vjetorin. E dihet që një futbollist në këtë moshë duhet të ndryshojë drejtim. Tares i erdhi shansi që duhet ta shfrytëzonte. Pas një jete intensive në karrierrë, në më shumë se 10 vite largim nga Shqipëria, mori vendimin në pak ditë dhe në Tiranë. U kërkoi drejtuesve zyrtarë të Lacios pak kohë për t’u menduar dhe pas diskutimeve intensive për të mirat e të këqijat e kësaj sipërmarrjeje, u nis urgjent më datë 8 korrik drejt Italisë. Qëndroi vetëm 1 natë, për një bisedë tërësisht profesionale, që duhej ta mbante të fshehtë deri më datë 10 korrik, kur ai organizoi një konferencë për shtyp në Tiranë, për të dhënë lajmin e madh. Lë futbollin dhe kombëtaren, por jo Lacion, as Italinë. Pasi emërohet drejtor teknik i Lacios, një post që për herë të parë i besohet një fubollisti shqiptar. Dhe në këtë furi udhëtimesh dhe tensioni, për të marrë përsipër një detyrë kaq të rëndësishme dhe natyrisht fitimprurëse, dje është nisur sërish drejt Italisë, pasi sot në mëngjes pritet të bëhet prezantimi zyrtar në skuadrën e Lacios.

PESË VITE MARTESË ME SANDRËN
5 vite martesë me vajzën gjermane Sandra. Në djalë 4-vjeçar në jetën e tyre që i ngjan atij. Familje që i ka të gjitha, para, sukses dhe harmoni. E si të ndodhte ndryshe, kur bëhet fjalë për Taren, shumë i matur, i ftohtë dhe i rezervuar. Tashmë ka një familje të konsoliduar. Një tip që i jep rëndësinë gjithçkaje dhe ruan ekuilibrat, mes karrierës dhe familjes. E kurbëhet fjalë për një karrierë të tillë, ku një futbollisti nuk mund t’i zënë këmbët vend dhe të gjitha pasojat i ka familja. Pasi bashkëshortes Sandra dhe djalit të tyre, u duhet të ndjekin Taren, kudo.

SANDRA S’E KA QEJF FUTBOLLIN
Kur imagjinon që Sandra Kraft, që nuk e ka fare qejf futbollin, zgjodhi ta kalojë jetën me Taren, duhet të ketë qenë një risk i madh për të. Por tashmë është mësuar. Brunia gjermane me profesion menaxhere, tani ka mësuar dhe të flasë shqip, ndërsa e shoqëron Taren në udhëtimet e tij. Ajo madje është mbështetje shumë mirë për të, falë edhe tipit këmbëngulës që ka. Por një grua fubollisti, nuk mund të jetë domosdo e lumtur, madje më shumë e tensionuar, e preokupuar dhe duhej të sakrifikojë gjithnjë veten për t’i dhënë qetësinë që i duhet atij. Ata janë njohur në barin e një shqiptari nga Kosova në Kaiserslautern të Gjermanisë, dhe ishte viti 1999, kur Tare sapo kishte lënë Fortuna Dyseldorf-in dhe ishte bërë pjesë e gjermanëve të Kaiserlauternit. Sandra njihet si një vajzë e thjeshtë dhe me buzëqeqeshje të këndshme dhe nuk iu desh shumë kohë që ta bënte për vete Taren, dhe të nisnin bashkëjetesën menjëherë. E në organizimin e ceremonisë së celebrimit në Bashkinë e Tiranës në maj të vitit 2003, me praninë e kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, u kthyen në modelin e çiftit ideal. Ishte një nga ato ceremonitë që të ngelen në mendje për faktin, se Tare, me shumë fansa rreth e qark, po martohej në Tiranë dhe për më tepër me një gjermane. Dhe jo një martesë si gjithë të tjerat, kur mendon se dasma në një kështjellë gjermane me të ftuar nga e gjithë bota, ishte një mrekulli.

ETIENNE NOEL, KOPJA E TË ATIT
Etienne Noel, është djali me lëkurë të bardhë si i ati, e që erdhi shpejt në jetën e çiftit. Ai deri tani është i vetmi i familjes Tare. Një karakter që i ngjan Iglit, e që i pëlqen të luajë futboll. Totalisht bjond, me sytë blu, ai flet që tani shqipen, italishten dhe natyrisht gjermanishten. Është fëmijë shumë i zgjuar me pasion për topin dhe fushën. Ndaj i ati ia ka plotësuar dëshirën gjithmonë, duke i improvizuar një minifushë futbolli në banesën e tyre në Romë.

PUSHIMET NË SHQIPËRI
Sandra s’e ka pasur të vështirë të ambientohet dhe madje të ndihet shumë mirë, pasi me vellëzërit dhe prindërit e Tares ajo ruan gjithmonë marrëdhënie dhe komunikim të vazhdueshëm. Por udhëtimet e saj të shpeshta drejt Tiranës, sidomos gjatë muajve të verës, e kanë bërë të kuptojë madje dhe të flase mirë shqip. Shqipja natyrisht i është dukur gjuhë e vështirë dhe prandaj i është dashur të punojë dhe me fjalorë për ta mësuar këtë gjuhë, të cilën e flet mirë dhe i biri.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

8 Komente per artikullin “Futbollisti i famshëm lë futbollin, por jo qejfe”

    llupi on July 15th, 2008 8:54 am

    Respekte ish kapitenit. E meriton.

    Ada on July 15th, 2008 9:37 am

    Je me i miri te uroj suksese ne karrieren tende!!!!!!!! suksese

    New Orleans on July 15th, 2008 6:44 pm

    Eshte njeri qe ka dhene shume per futbollin shqiptar.Te uroje suksese te ekipi i Lazios si Drejtor teknik.

    bisha on July 28th, 2008 7:45 pm

    djalin e ke king,,uroj qe te behet me i mir se ty.ok mos te vije keq.ciao

    donjeta on July 29th, 2008 10:16 am

    je shum i mir
    te uroj sukses ne jet
    ciaoooooooooo
    nga kosova

    dorina on August 11th, 2008 3:08 pm

    igli tare eshte një futbollist i famshem tung nda gjermania djalin e ke model

    anisa on August 20th, 2008 8:35 am

    Bravo Igli jam nje tifoze e cmendur mbas teje suksese ne karrieren e re kur te shihja ne tv qaja sepse nuk e kisha mundesini te te takoja je idhulli im.

    bashkim on September 25th, 2008 3:44 pm

    bravo TARE ke qene futbollisti me i miri i kombetares RESPEKT!!

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.