![]() |
Rivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët
Posted on July 14, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

NHA TRANG, Vietnam – Përtej përqafimeve dhe buzëqeshjeve, 80 vajza të “Miss Universe” konkurrojnë mes tyre në një garë të egër. Por vetëm dy prej tyre, që mund të kishin arsye të mëdha për të qenë kundërshtare, u bënë shumë shpejt mikesha të ngushta.
Miss Kosova dhe Miss Serbia përfaqësojnë një botë që ngrihej mbi ndarje etnike dhe inate të vogla, aq sa njerëzit pyesin kush duhet të flijohet. “Ne jemi mikesha dhe shkojmë ngado së bashku”, tregon Bojana Boric, përfaqësuesja e Miss Serbia. “Ne jemi vajza dhe duam të flasim me të gjithë”. “Miss Universe 2008” që do të prezantohet nga Jerry Springer dhe Melanie Brown, do të shfaqet direkt në NBC dhe miliona shikues nga e gjithë globi do ta ndjekin nga Nha Trang, kryeqyteti i Vietnamit.
Në bregdet, në qendër të Vietnamit është ngritur posteri i fitueses së vjetshme të “Miss Universe”, Riyo Mori nga Japonia. Rreth 80 vajza shpresojnë të rrëmbejnë kurorën e Riyo Mori dhe dy prej tyre do të jenë Bojana Boric dhe Zana Krasniqi nga Kosova, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt. Ky hap bashkoi kombet në të gjithë botën, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një pjesë tjetër vazhdon të mendojë se Kosova është pjesë e Serbisë. Vietnami është një prej atyre vendeve që nuk e ka njohur ende Kosovën, madje edhe vietnamezët e paraqesin Zana Krasniqin si “Miss Kosova-Serbia”. “Unë jam shumë krenare që përfaqësoj Kosovën, këtë komb të ri në botë”, ka thënë Krasniqi. Këtë vit kandidatet po përjetojnë momente të veçanta dhe eksperienca të paharruara.
Miss Albania, Matilda Meçini, ka qenë një basketbolliste profesioniste. Miss Argentina thotë se, ka eksperienca paranormale. Miss Antigua dhe Miss Barbuda janë të magjepsura nga gjarpërinjtë. Miss Venezuela më parë është marrë peng, ndërsa Miss Angola ka pasur në plan të largohej nga vendi gjatë luftës civile. Kandidatet më të shkurtra sivjet janë Miss El Salvador, rreth 165 centimetra, ndërsa Miss Jamaica, Miss Mexico dhe Miss Peruja janë më të gjatat, rreth 2 metra. Nuk është harruar edhe kirurgjia plastike. Në fakt Miss Brazil dëshiron që ndonjë ditë të bëjë ndërhyrje të kirurgjisë plastike. Të gjitha vajzat shpresojnë që të ruajnë qetësinë dhe të mos u ndodhë ashtu si vitin që shkoi në Miss Amerika, e cila u rrëzua gjatë mbrëmjes dhe u protagoniste me videon e saj në Yuo Tube.
“Gjithçka mund të ndodhë në një spektakël televiziv live”, shprehet Phil Gurin, producent ekzekutiv për këtë vit i “Miss Universe”, i cili është zgjedhur personalisht nga NBC dhe manjati i medias Donald Trumpand. “Gjithçka që mund t’i ofroj botës dhe Amerikës, është të bëj më të mirën”, thotë fituesja e Miss Amerika, që është duke shkruar një libër motivimi që titullohet “Duke pritur fitoren”. Spektakli do të prezantohet edhe nga këngëtarja e muzikës pop Mel B, e njohur si “Scary Spice” gjatë qëndrimit të saj me “Spice Girls”.
Ajo do të shoqërohet nga personaliteti i televizionit amerikan Jerry Springer, drejtues i “America’s Got Talent”, i cili është vlerësuar si spektakli më i shëmtuar në të gjithë historinë nga revista “TV Guide”. “Unë ndihem i nderuar. Do të isha i mërzitur nëse do të isha në vendin e dytë dhe askush nuk do të na kujtonte”, ka thënë Springer gjatë një interviste. Springer shton se, nuk ndihet i sigurt përse zgjodhi për të prezantuar “Miss Universe”, një zgjedhje apo një punë tradicionale. “Dikush mund të jetë i dehur”, thumbon Springer. “Kur atë e marrin në telefon dhe e pyesin nëse do të bëjë këtë gjë, ai i thotë: “Po, sigurisht. Ata më zgjodhën mua për t’i kujtuar gjitha këtyre bukuroshe, sesi do të duken kur të shkojnë 50 vjeç”.
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme të ngjashme
- Kosova dërgon përfaqësuesen e saj në “Miss Univers”
- Vietnami i jep vizë KRASNIQIT, pjesëmarrja, e diskutueshme
- ZANA KRASNIQI: Në dhjetëshen e Miss Univers 2008
- ARTA KAMBERI, do çojë Kosovën në Miss Evropa
- Agnesa Vuthaj organizon Miss Kosova 2007
Lexoni Komentet
21 Komente per artikullin “Rivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët”
Komento












ditaaa on July 14th, 2008 5:49 am
mir jau kon bon aiii svyn gjo politokanet./… miss i fort//
raisa on July 14th, 2008 8:13 am
Te lumte Zana se ka tregu se si jane ne te vertet shqiptaret ,nuk jan armiqsor. Uroj qe miqesija juaj te zgjas gjatsi dhe suksese ne spektakel!!!!!!!!!!!!!!
xo1_nani_c~rono on July 14th, 2008 11:28 am
Te lumte Zana se ka tregu se si jane ne te vertet shqiptaret ,nuk jan armiqsor. NcNcNc PaRamEnOi ZANA KRASNIQI ne mesin e 10 bukurosheve dhe venin e 6 kuku qysh po krenohem shum ej paremenoni sa mir
julinda on July 14th, 2008 12:01 pm
kjo eshte dicka shume pozitive well done te dyjave
miranda on July 14th, 2008 1:41 pm
valla veq deshta me ju tregu qe ket her u pa metvertet se pa kosvare ska shqiptare.hallall i koft kosoves se ka vajza shum te bukura,….
RinnK on July 14th, 2008 3:19 pm
oj zemer a sun gjete shoqee tjeter perveq armikut a, ma mir vet kisha nejt see me to..
arta on July 14th, 2008 4:02 pm
hej jeni shum te mir po si shpat kasapi jo bre hahahhahah
arta on July 14th, 2008 4:06 pm
ska bre si shpat kasapi me falni ok
arthur on July 14th, 2008 4:24 pm
bravo vajze,ke treguar vertet se ne nuk jemi raciste po vertet nje popull me kulture jo armiqesore po qe e vlersojne bukurine, dhe pse jo qenka si shpirt,ju puth te dyjave,,,,,,,,,,ciao
Lavdija Pz on July 14th, 2008 4:29 pm
Op shum mir ju ke ba oj zana hallall te koft aaa.SUKSESE dhe ishalla ti e merr kuroren se e meriton.FAT dhe vetem shum FAT
dori on July 14th, 2008 5:57 pm
bravo kjo tregon se sna kan lene pas dore te pakten hahahah jen i ylla fare puc
alba on July 15th, 2008 6:56 am
nuk e ka ber ate veprim pse eshte vajze e zgjuar po nga pazgjuarsia e saje aspak e mire nga ana e saje te gjitha bukuroshet e Kosoves aspak intelegjente marre
Ada on July 15th, 2008 9:51 am
Te lumt Zana je e madhe,,,dhe Miranda shqiptaret jane bashk me shqipetaret sepse edhe vajzat shqiptare jane te bukura
albana on July 15th, 2008 1:11 pm
bravo bre zana na ke zbardh ftyren po qysh te marroj zoti me dal me serben ne foto te isha kon si ti ja kisha dhan naj shuplak
cika e Kosoves on July 15th, 2008 2:06 pm
valla me fol ka del shpirti shkina koak shume e bukur edhe pse i urrej ma se shumti ne bote…po syte me pa jane…e bukur
justme on July 15th, 2008 8:07 pm
sa e bukur qe esht kjo zana nooooommmmmm.duket perderisa harriti deri ne top 10 ne miss univers 2008 sipas meje meritonte dhe me shum por ska qe po ylll mbetet!!!
rrezarta on July 16th, 2008 9:25 am
ku je moj zana e kakes qe ja moe ftyren nones e babes ton se jo kosoves e as shqiptareve se ka drenica njerz qe ja qojn nomin deri ne skej te botes per te miir:P Po ti e paske zemren bosh krejt se sa nana asht me lot per ftyre me pasoja te serbis e ti shko me ata dil ne foto me bijen e shkines
pirdhu pirdhu dhe vetem pirdhuuuuuuuuuuuuu
lulja nga dukagjini on July 16th, 2008 9:30 am
po qfar ndjenjash ke ti mojj qiko??!!
po a po i sheh ato nanat e gjakoves qe po i presin kufomat e djemve te tyne te zhdukun qe 9 vjett??!…
e Ti je shku i ke zverdh ata si me at shkinen e shkauut!!!
me mujt me te pru ka ne dukagjin skisha bo sen sen tjeter veq te kisha pshty ndermjet dy syvee
marreeee!!
jetmir on July 25th, 2008 2:10 am
ej ku je bre ti shpirt fol najsen tung ti
kushtrim nreci on August 13th, 2008 6:50 pm
ngomni shqiptar bota e artit skenes aktrimit muzikes nuk duhet me njoft politiken hallall 2_jave pse joo a osht mir qe eurovisioni osht total i politizum sosht mirr e largojeni politiken prej ktyre gjanave pozitive vertet qe serrbia na ka borgjj shum mbi te gjitha edhe gjak poo let e tregojm kulturen tond jo armiqsore bravo zana
fitore on August 20th, 2008 7:52 pm
zana je ni mrekulli e kosoves a mos mu pas kon e mir nuk ishe bo miss po edhe buuroshja tjeter e famshme a veq vazhdo zanaaaaaaaaaa