Albanian Hotels

Çuditen kolegët, deputeti Neranxi në Parlament me motor

Posted on July 10, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Çuditen kolegët, deputeti Neranxi në Parlament me motor

Në këto ditë vape kur deputetët më shumë se të tjerët struken në makinat luksoze me ajër të kondicionuar (kjo edhe për asye të veshjes), Deputeti Nikollaq Neranxi i LSI-së ka bërë një tjetër zgjidhje. Këtë të enjte ai ka braktisur makinën dhe ka mbërritur në oborrin e parlamentit me motor. Në fillim pak veta e kanë vë re meqë deputetët vijnë një nga një në sallë. Neranxi ka hequr kaskën, ka marrë çantën në minibagazhin që ka motori dhe është drejtuar për në parlament.

Si gjithmonë ai ka qenë i veshurme kostum dhe kollare ashtu siç e do vendi i punës, edhe pse motori është një automjet tejet sportiv. Kur ka mbaruar seanca dhe të gjithë deputetët janë drejtuar në makinat e tyre luksoze, Neranxi është drejtuar për tek motori i tij. Të gjithë janë çuditur dhe e kanë pyetur Neranxin pse ka zgjedhur motorin për të lëvizur. Ai është përgjigjur se i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga trafiku i rënduar i Tiranës dhe axhenda e ngjeshur e punëve nuk ia lejon të humbasë shumë kohë në trafik.

Më pas ai ka dhënë edhe një tjetër arsye: meqë në parlament shpesh ka shprehur shqetësimin e tij për ndotjen e ambientit, ka zgjedhur motorin si një automjet që ndihmon edhe në ruajtjen e tij duke dhënë kështu një shembull pozitiv për të gjithë. Më pas sipas paparacit tone, Neranxi ka hipur në motor i ndjekur nga batutat e kolegëve të tij dhe ka çarë me shpejtësi trafikun e tmerrshëm të rrugës së Elbasanit.

Në fakt perëndimi ka bërë me kohë këtë zgjidhje pasi në çdo vend të botës trafiku është problem dhe motori atje nuk është një mjet që përdoret vetëm nga tipat sportivë por nga të gjithë ata që kohën e kanë të shenjtë. Mësuam edhe një kuriozitet tjetër; Neranxi gjithmonë paska qenë një përdorues i motorave. Para viteve ‘90 ai ka lëvizur gjithmonë me motor kjo edhe për shkak të punës së tij si agronom.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

8 Komente per artikullin “Çuditen kolegët, deputeti Neranxi në Parlament me motor”

    xili---Kosova on July 10th, 2008 4:20 am

    hahaha jo popo mir valla qka nuk nin ne parlamentin shqiperis gjithashtu edhe te kosoves hahaha

    albert on July 10th, 2008 6:46 am

    Vendose kasketen eshte per sigurin tende edhe pse je deputet

    LUMA on July 10th, 2008 8:54 am

    ahhaahhaahhahahah po de vendose se munehs me met pa kok krejtt

    RaPtOrS on July 10th, 2008 3:10 pm

    me falni nqs jam gabim ,por kur nje deputet nuk respekton rregullat me elmentare ne qarkullimit c,mund te presesh prej tij te rregulloj shtetin???????? ai s,ka skafander ne koke o koqe kanari deputet hahahahahah mjere ai vend atje .

    kaltrina on July 11th, 2008 2:46 am

    pse qka ka lidhje bash mir valla po dokshe edhe motor tfort paske hallall garant tu ka prish kerri qe ek shku me motor veq nejse shum mir hallall qao kaltrina nga ks

    llupi on July 11th, 2008 4:23 am

    Motorin e ke per vete por bleji nje shtange kryetarit te partise tende ilir metes.

    Lavdija Pz on July 11th, 2008 4:19 pm

    vavaav kishe diqka ke dasht me ba.Ani bash prefect po dokesh.

    mimoza on July 21st, 2008 1:25 pm

    hec mor qaban i lopve hehe hahha

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.