Albanian Hotels

“Big Brother”, 1000 euro për person për të shkuar në Kosovë

Postuar në July 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 54 Komente | Lexuar 4,451

“Big Brother”, 1000 euro për person për të shkuar në Kosovë

Tani ata janë të famshëm dhe si të gjithë njerëzit e famshëm, kanë edhe një çmim. Një mijë euro për person i kanë ofruar menaxherët për të qenë prezent në disa disko në Kosovë. Tashmë dashuria që ka publiku kosovar për ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother” u konfirmua gjatë udhëtimit të tyre të parë në Kosovë kur Besarta i kishte ftuar për 20-vjetorin e lindjes.

Në çdo disko që ata frekuentonin, kishte rreth 4000 vetë, të gjithë fansa të programit të famshëm të cilët nuk donin t’iu shpëtonte ky rast pa iu marrë të rinjve një autograf ose edhe një foto si kujtim. Ndërsa këtë të enjte, nën kujdesin e Ilir Gecit, menaxher i njohur në Kosovë, por edhe të Ben Tenollit, menaxherit të disa ish-banorëve, ata kanë udhëtuar përsëri drejt Kosovës.

Lexo më tepër

Aurela, këngë të re nga Arditi dhe pushime në Budva

Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 948

Aurela, këngë të re nga Arditi dhe pushime në Budva

Eshtë kthyer sërish në Tiranë. Këtë herë me flokë të prera shkurt në ngjyrë të kuqe dhe sërish elegante. Por më e rëndësishmja me një këngë të sapo përfunduar nga kompozitori i njohur Ardit Gjebrea.

Pas qëndrimit për pak ditë ajo do të niset në Budva për të bërë pushimet me prindërit, dhe me motrën më të vogël, me të cilën jetojnë bashkë në Amerikë. Por tani jo vetëm pushime, pasi të shohësh Aurelën tani në rrugët e Tiranës, nuk përbën më ndonjë çudi.

Lexo më tepër

LEONORA “Nuk kam qenë kurrë e dashura e Bleros”

Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 24 Komente | Lexuar 1,151

LEONORA “Nuk kam qenë kurrë e dashura e Bleros”

Vokali potent i Leonora Poloskës pritet të dëgjohet sërish këtë stinë, me dy këngë dhe videoklipe të reja, si dhe një album të ri që pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës.

Këngëtarja pohon se për momentin nuk ka një lidhje dashurore, rrëfen se nuk ka qenë ndonjëherë e dashura e Bleros, madje sqaron se mes tyre ka pasur vetëm një bashkëpunim dhe asgjë tjetër. Ndërkohë, gjatë sezonit të verës ajo do të këndojë në brigjet e Ulqinit, por nuk ka planifikuar asgjë tjetër për t’u relaksuar, deri në hedhjen në treg të albumit të saj, që pritet ta sjellë atë krejt ndryshe.

Lexo më tepër

Adelina: Surpriza e radhës në shtator në Tiranë

Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 51 Komente | Lexuar 1,574

Adelina: Surpriza e radhës në shtator në Tiranë

Nëse mendoni se Adelina Ismajli, po kalon një pauzë, e keni gabim, pasi diva e muzikës pritet që të shfaqet sërish në skenën muzikore, me një projekt të ri, këtë herë në Tiranë. Këngëtarja kosovare ka paralajmëruar se do të rikthehet në koncerte gjatë muajit shtator. “Kam planifikuar një koncert në Shqipëri, një tjetër në Kosovë dhe një në Ulqin, gjatë muajve të verës dhe asnjë më shumë. Ndërkaq, turneu im do të nisë nëpër Evropë gjatë muajit shtator”, ka thënë Adelina.

Por jo vetëm kaq, ajo ka premtuar se deri në fillim të vjeshtës do të ofrojë edhe surpriza të tjera për fansat e saj. Pritet që disa këngë të reja dhe një videoklip të përgatiten për t’u bërë publike gjatë muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator, ka deklaruar këngëtarja, pa dhënë detaje të tjera të projekteve të saj. Adelina ka treguar gjithashtu me mjaft entuziazëm pjesëmarrjen në natën finale të “Big Brother”, por duket se atë e joshin këto lloj spektaklesh, por duke i ndjekur ato nga ekrani, kurrsesi për të qenë protagoniste.

Lexo më tepër

RUDINA XHUNGA pushime në Londër

Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 647

RUDINA XHUNGA pushime në Londër

Gazetarja e televizionit “Top Channel”, më në fund është larguar nga Tirana e zhurmshme për të kaluar disa ditë relaksi në kryeqytetin e Anglisë.

Ajo ka udhëtuar drejt Londrës pas një ftesë që i është bërë nga motra e saj, e cila jeton aty prej vitesh për të kaluar disa ditë pushimesh dhe për t’u kthyer në shtator me emisionin “Shqip”.

Lexo më tepër

Bleona Qerreti: Ganiu bën ligjin, ma bën tetë me dy

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 24 Komente | Lexuar 3,858

Bleona Qerreti: Ganiu bën ligjin, ma bën tetë me dy

“Janë shumë, por s’e kam idenë sesi do i shtyjmë 40 vite martesë bashkë”

Ka vetëm pak ditë që ndodhet në Shqipëri për të qenë e pranishme në koncertet që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit duke ‘braktisur’ për fare pak kohë Amerikën , aty ku tashmë ka krijuar dhe jetën e saj. Ka një aktivitet mjaft të ngjeshur dhe do t’i organizojë punët në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘Bluetooth’ e kapi rastësisht Bleonën në Tiranë teksa po nisej për një koncert në Durrës. Në këtë intervistë këngëtarja na rrëfen detajet më të fundit rreth lidhjes së saj katër vjeçare me Ganiun, sqaron njëherë e mirë të fshehtën rreth ceremonisë së dasmës si dhe projektet për të zgjeruar familjen
Lexo më tepër

Fansat kritika klipit te Sonit

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 22 Komente | Lexuar 1,583

Fansat kritika klipit te Sonit

Në fakt të gjithë e kishin pritur klipin më të ri të këngëtares Soni Malaj. Të gjithë ishin kuriozë për produktin më të ri I cili disa ditë me rradhë u shfaq me mbishkrimin: Së shpejti… në televizionin muzikor përkatës duke ngjallur edhe më shumë kurreshtje.

E ndërsa tani u bënë ditë që ai transmetohet në mënyrë shumë të përsëritur, fansat në forume të ndryshme kanë dhënë edhe kritikat e tyre. “Prisnim tjetër gjë nga Soni. Jemi mësuar gjithmonë të sjellë gjëra të mëdha por kënga nuk është në stilin e saj. Të paktën kështu më duket mua”- shkruan një nga fanset. “Edhe pse looku është vërtet tërheqës, muzika lë pak për të dëshiruar.

Lexo më tepër

Një qen me emër firmato “Chanel”

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 750

Një qen me emër firmato “Chanel”

Mania e vipave për të veshur rroba firmato deri diku është e pranueshme, por së fundmi zbuluam edhe qenusha që kanë emra firmato.

Këtë rradhë zgjedhjen e ka bërë Rozana Radi e cila si fanse e firmës Chanel, edhe qenit të saj pekinez ia ka vënë emrin Chanel.

Lexo më tepër

Batman në burg. Arrestohet Christian Bale

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Bota | 9 Komente | Lexuar 404

Batman në burg. Arrestohet Christian Bale

Në tapetin e kuq të mbushur me yje në Londër, ai u shfaq për premierën e “Il Cavaliere Oscuro”, në rolin e Batman. Mëkat që një ditë më pas, protagonisti i filmit, aktori Christian Bale, 34 vjeç, përfundoi drejt e në burg.

Agjentët e Scontland Yard e kanë arr4estuar aktorin për shkak të dhunës që ka ushtruar mbi nënën dhe motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën kur Bale, në suitën e tij në Dorchester Hotel në kryeqytetin britanikja sulmuar dy gratë pas një situate sherri.

Lexo më tepër

Krenar Ahmeta, përplaset te Kthesa e Kamzës

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 659

Krenar Ahmeta, përplaset te Kthesa e Kamzës

Shefi Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, duket se është bërë vetë objekt i një aksi denti rrugor. Ngjarja ka ndodhur të shtunën pasdite pranë Kthesës së Kamzës, kur Range Rover privat me targa TR 3343 N, që përdoret prej Ahmetit është përplasur me një automjet tip benz.

Sipas drejtuesit të benzit, një person civil me Range Rover, i ishte afruar në ecje pranë Doganës dhe i kishte kërkuar të hapte krahun. Shoferi i Benzit duke mos parë asnjë simbol policia nuk ka ndaluar, por Range Rover e ka ndjekur mjetin e tij, dhe ka tentuar ta bllokojë pasi ka kaluar Kthesën e Kamzës. Për pasojë Benzi e ka goditur Range Rover, dhe kjo ka shkaktuar debat mes tyre.

Lexo më tepër

ÇILJETA: Me Pangon as nuk më lidh dhe as më ndan gjë

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 27 Komente | Lexuar 1,651

ÇILJETA: Me Pangon as nuk më lidh dhe as më ndan gjë

“Për momentin për mua është më e rëndësishme karriera dhe meqë jam në kulmin e saj kam vendosur që këtë vit t’I dedikohem plotësisht këngës”

Thashethemnaja që mori jetë ditët e fundit në shumë ambiente të Tiranës se këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga kishte kaluar provimin me ndë rhyrjen e Ministrit Të Kulturës Rinisë dhe Sporteve sipas bukuroshes nuk është aspak e vërtetë. Në një intervistë për “Bluetooth” këngëtarja sqaron se këtë vit ajo nuk e ka frekuentuar shkollën për shkak të imenjimeve të saj të shumta në muzikë. Për të dhe për shumë të tjerë është fat që tashmë shkollën mund ta frekuentosh edhe pas një viti.

Lexo më tepër

Will Smith, më i paguari

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Bota | 7 Komente | Lexuar 232

Will Smith, më i paguari

Fuqia e të ziut ka triumfuar në Hollywood. Sipas revistës “Forbes”, mbreti i mbretërve në industrinë kinematografike është padyshim Will Smith, aktori më i paguar me 80 milionë dollarë të fituara gjatë vitit 2007 deri në qershor të vitit 2008.

Në të njëjtin podium me Smith është edhe Johnny Depp, me 72 milionë e Eddie Murphy e Mike Meyers, që marrin medaljen e bronztë me 55 milionë dollarë. Vendin e nderit e ka fituar Smith, për sa i përket filmit të suksesshëm “Unë jam legjenda”, film që u mbështet në romanin e Richard Matheson.

Lexo më tepër

Turisti Lenny: Kam tre vjet që s’bëj seks

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Bota | 6 Komente | Lexuar 1,033

Turisti Lenny: Kam tre vjet që s’bëj seks

Lenny Kravitz ka mbërritur në Itali: në kërkim të dashurisë. Ta shohësh nëpër xhiro, si një zotëri i vërtetë, në Firenze, mund ta gjykosh si çdo turist tjetër. Por ta shohësh me kujdes kupton se ai është rocstar-i më i dashur në botë.

Kështu Lenny Kravitz po kalon pushimet në Itali pas disa konce4rte3sh që pati në Milano e Pistoia. Me një aparat fotografik në dorë ashtu siç edhe shfaqet në këtë foto, këngëtari ka kaluar një ditë duke shëtitur në Firenze së bashku me një mik dhe dy fëmijët e tij.

Lexo më tepër

O EDO, e paske prish me këpucët e zeza

Postuar në July 28, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 9 Komente | Lexuar 135

O EDO, e paske prish me këpucët e zeza

Kryebashkiaku Rama mbahet si modeli i njerëzve që vishet panky, nga ngjyrat dhe modelet që preferon.

Po këtë javën e fundit kryebashkiaku dhe kreu i PS-së e paska lëshuar pak veten, sepse me këtë kostum linoje bezhë, e këmishë bojëqielli, ajo e zeza e këpucëve stonon fare.

Ne prisnim të shihni të mbathje ndonjë palë portokalli apo të verdha, po jo këto që të vjetërsojnë pak…

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme ViP

Arbri sërish me Madalenën: Besarta e braktis

Postuar në July 25, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 172 Komente | Lexuar 7,209

Arbri sërish me Madalenën: Besarta e braktis

Mungon Besarta dhe grupi i “xhelozëve” të fituesit

Nëse pak ditë më parë Arbri ishte paksa konfuz me ardhjen e Madalenës në Tiranë, dy ditë më parë është ndier më në formë, teksa vajza që ka dashur gjithmonë i ka qëndruar në krah, gjatë promovimit të nismës së tij. Ai ka hapur zyrtarisht zyrën e re për projektin e shumëpërfolur, për të startuar kështu ëndrrat që filloi t’i thurë brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Nuk e dimë ende me siguri, nëse mes tyre ka nisur gjithçka nga e para, megjithatë fakti që Madalena ka qenë krahu i djathtë i Arbrit në nismën e tij, tregon se ata më në fund janë pajtuar. Madje vajza bukuroshe nuk ka nguruar që edhe të pozojë para medias, ndoshta për të konfirmuar se lidhja e tyre tani, nuk ka më ato tone mërzie që kishte kur Arbri hyri në “Big Brother”.

Lexo më tepër


Faqe 1 nga 512345»

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.