Albanian Hotels

ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008

Posted on June 27, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008

Kalaja e Prezës ka bekuar bukuroshen e radhës të “Miss Shqipëria”. Ajo është Almeda Abazi nga kryeqyteti, e cila është vetëm 17 vjeçe dhe për një vit do të jetë ambasadorja e bukurisë në të gjitha evenimentet e spektakleve të bukurisë. Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria” u zgjodh Hyselda Lloha, ndërsa shoqëruesja e dytë Arta Kamberi.

Përveç “Miss Shqipëria”, Julinda Morina u vlerësua me çmimin “Miss Buzëqeshja”, Kristi Ziçishti fitoi dy cmime “Miss Turizmi” dhe Miss Televota, Ina Spaho me “Miss Fotozhenia 2008”, “Miss Press” Eda Backa, “Miss Interneti” Eni Peqini, ku tri vajzat e para do të përfaqësojnë vendin në evenimentet respektive kudo në botë. Ndërkohë fituesja e “Miss Shqipëria”, pritet që të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin më të rëndësishëm, pikërisht në “Miss Globe International 2008”, ndërkohë që vajzat që fituan çmimet e tjera do të jenë të pranishme në të tjera evenimente të bukurisë në botë.

Autorët e spektaklit kanë vijuar të ndjekin të njëjtin ritual si vitet e tjera, ceremonia e dorëzimit të kurorës nga Irsa Demneri fituesja e Miss Shqipëria 2007, e cila i ka lënë vendin bukuroshes që do të mbajë për një vit resht kurorën dhe vendin e më të bukurës së Shqipërisë.

SPEKTAKLI
Edhe këtë herë bukuroshja e “Miss Shqipëria” është zgjedhur në një kala. Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit një tjetër kështjellë, pikërisht ajo e Prezës u “magjeps” nga hiret e 31 bukurosheve që synonin kurorën e “Miss Shqipëria 2008”. Spektakli që mban firmën e regjisorit Petri Bozo, u zhvillua në dy linja kryesore, një garë bukurie, por edhe një konkurs inteligjence. I kthyer tashmë në një traditë, mënyra e konceptimit dhe organizimit të “Miss Shqipëria” synon gërshetimin e vlerave historike dhe turistike të vendit tonë, duke u stacionuar në disa prej simboleve të historisë, siç është edhe kalaja e Prezës.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as surprizat e shumta me të ftuarit, një mesazh nga Lefteri Fantazis dhe fituesi i Fame Story në Greqi, e ftuar Eranda Libohova si dhe surpriza me disa klipe të realizuara me mjeshtëri në Mavrovë të Maqedonisë. Në të dhjetin vit radhazi, Miss Shqipëria, ka konfirmuar edhe një herë faktin se mbetet i vetmi evenimentet i bukurisë, që promovimin vlerat më të mira të bukurisë femërore shqiptare dhe intelektin, por edhe turizmin e Shqipërisë nëpër botë. Miss Shqipëria 2008 ishte një produksion i Vizion Plus dhe “Deliart Association” dhe u ndoq nga qindra spektatorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u ngjitën në kalanë e Prezës për të shijuar hiret e vajzave shqiptare.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

31 Komente per artikullin “ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008”

    anita on June 27th, 2008 7:48 am

    shum e mir po arta ma e mir

    nita on June 27th, 2008 8:22 am

    URIME Më VJEN SHUM MIRë Që KEMI NJë MIS SHQIPëRIA JE SHUM E BUKUR URIME FORT TE DëSHIROJ QITH Të MIRAT Në JETë TUNG QAO KISSS Të GJITHVE……

    jehona on June 27th, 2008 8:51 am

    shum e bukur je kon e ke meritu , vendin e par urime , urime.qao nga Jehona nga shkupi….

    linda on June 27th, 2008 1:00 pm

    e ka meritu vendin e par ska pas mat mira se kjoooo mpuqqqqq nga kosovaaa

    LUMA on June 28th, 2008 3:48 am

    urime eke meritu

    real on June 28th, 2008 4:22 am

    shum e bukuer veq arta abazi pi presheves ma e mir u konen

    real on June 28th, 2008 4:22 am

    arta kamberi

    dani on June 28th, 2008 4:57 am

    numri 25 e meritote

    bjondina on June 28th, 2008 12:27 pm

    E Bukur Iee Teper Veq vazhdo Kshtu Se e Ki meritu vendin e 1

    DENI on June 28th, 2008 9:47 pm

    KESAJ RRALLE KURORA I PERKISTE SHKODRES SE KISHTE VAJZEN ME TE BUKUR QE EGZISTON NE BOTE

    anita on June 28th, 2008 9:57 pm

    arta valla u kon ma e mir po ja kan bo me hile pak se si kukull arta

    anita on June 28th, 2008 9:57 pm

    arta kamberi

    anita on June 28th, 2008 10:01 pm

    qysh moj nuk ka pas mat mira oj lindarta u kon ma e mir nga preshevaa

    diona on June 30th, 2008 5:22 am

    e ke meritu nga ks

    Eli on June 30th, 2008 1:10 pm

    shum e bukur valla:d:d…(K)

    dona on June 30th, 2008 3:51 pm

    urime e ke meritu,suksese ty dhe te gjithve misseve,edhe artes urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    elton on July 4th, 2008 3:53 am

    urime jeni vajza me e bukur ne bot qe kam pare ndonje her por nese do kishe marr pjes ne miss Universe do ta kisha dhene vendin e pare sepse je me e bukura ne gjithe rruzullin tokesore.kam deshir qe te takoj ndonje here por nuk kam mundesi.vetewm vazhdo sepse e meriton.mpuq

    anomin. on July 4th, 2008 4:37 am

    Shumm e bukur jeee :D:D

    niki on July 4th, 2008 9:37 pm

    o kjo arta o e lodht be ma elodhta ne preshev ndesh besoni ndesh jo sja kam inati po e njo shum mir ka shum eshum mat mira mat bukura ne prshev kjo sju besohet qe nuk keshyret ngat tjerave cka jan si qyrravqe tung respekt po cashtu o kjo eka meritu mu zgjedh a arta as pjes memar ele me percjellse mu zgjedh

    franko on July 5th, 2008 6:35 am

    Almeda shum urime se vertet je shum,shum e bukur e ke meritu je shum e lumtur me ket QMIM te madh mirpo dote ishe edhe me e lumtur nese dote kishe ber shum PUTHJE E DASHURI ME MUA…………

    erika on July 5th, 2008 10:52 am

    almeda eka merituuu misss shqiperia per hett tparrr oshtt zgjedhhh si duhett miss shqiperia veetemm suksese zemerrr(K)

    hajri on July 5th, 2008 3:49 pm

    valla po e mir yll ,,kurr s’ka pas miss ma te mir shqipria

    altuna on July 8th, 2008 6:12 pm

    ooo kush bre arta e mir a hahaha qka keni thon po ajo skqyret me sy bre e lodht osht sdi qka po ju duket qashtu npreshev ka femra mat mira se arta a almeda e ka meritu me qen miss shqiperia urime hallall te qoft

    besarti on July 9th, 2008 2:52 pm

    tung tung oooj almed eke meritu bre me qen miss shqiperia ma e bukura prej te gjithave sdi qysh kan mujt me zgjedh arten per miss percjellsja e 2 ajo osht njera prej vajzave met keqia ne preshev tung nga lugina e presheves

    lenda on July 9th, 2008 3:20 pm

    pha,fal arta kamberit e kemi zbulu se ka vajza te bukura,e kurvave i kisha than le ta mbyllin gojen,se boll ma,a e keni dit se nje dit do te humbi pha,veq vazhdo artaaaa hallall

    besarti on July 10th, 2008 6:07 pm

    kush moj hahahahahah fal artes e keni zbulu qe ka vajza te bukura ooo qfar lodhsine osht arta po pom duket qe spe njifshit mir se syt jon per me pa qka osht e mir e qka e keqe heheh si do qoft un ju pershendes

    altuna on July 10th, 2008 6:08 pm

    kush moj kurva hahahahahahhaahahah siq po duket vet qenkshe qashtu se arta sosht seeeen ok klm

    besa on July 17th, 2008 4:28 am

    vallah shum e bukur je edhe un nga tirona jom

    jehona on July 21st, 2008 3:40 pm

    arta ka qen e shkelqyeshme almed e bukur ke qen veq arta yll ja kan bo me hile artes eshte tAMAM YLLL

    zeshani on August 7th, 2008 4:30 am

    ti je me ebukur Alemda ke fituar me nder e jo si te tjerat te p…… Goca me e bukur shqiptare jeni nju

    mafiozja on August 7th, 2008 3:30 pm

    oj almeda shum e buku je ti moj e ke meritu vendin e par ti,se pas zgjedh arten miss e kisha mbyt me duart e mia se ajo eshte zhgl,urime veq te para almeda hallall te qoft.

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.