Albanian Hotels

JONIDA: “Pas Big Brother, nuk kam patur fat në dashuri”

Posted on June 20, 2008 - Filed Under Big Brother Albania | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

JONIDA: “Pas Big Brother, nuk kam patur fat në dashuri”ÇMENDURIA “KREHA FLOKËT ME HEKURIN E RROBAVE” Tani që aventura brenda katër mureve ka mbaruar, ajo është më e vëmendshme për të kujtuar momentet më pikante brenda “Big Brother”.

Duke qenë se është shumë e fiksuar pas pamjes së saj të jashtme, ajo kujton se një nga çmenduritë më të mëdha që ka bërë, ka qenë kur një pasdite, para se të fillonte nata finale, krehu flokët me hekurin e rrobave, pasi i mungonte piastra për të shtrirë flokët. “Për ironi të fatit, pas asaj që bëra në darkë erdhi një parukiere brenda “Big Brother”, por mua kjo çmenduri më kushtoi djegien e flokëve, të cilat i kam prerë, pasi kam dalë nga shtëpi”, rrëfen Jonida.

Nëse “Big Brother”, ishte një biletë e sigurt për karrierën, pasi pikërisht dje ka filluar punë si gazetare në “Top Albania Radio”, duket se nuk ka asgjë të re nga fronti i dashurisë për Jonidën, një nga protagonistet me karizmatik të realit show-t më të njohur në Shqipëri.

Gazetarja që provoi emocionet e “Big Brother” nuk e fsheh se kjo ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, madje ajo po përpiqet që ta jetojë atë në maksimum, pothuajse çdo ditë, duke udhëtuar çdo fundjavë me grupin e banorëve të tjerë. Ajo rrëfen për “Gossip”, se vijon të ketë miqësi të reja me të gjithë banorët e tjerë, të ndihet shumë e përkëdhelur nga fansat, por përsa i takon pushimeve, ato do t’i shpenzojë me mikrofon në dorë, teksa drejton “Summer Time”, emisionin që startoi dje në “Top Albania Radio”, madje ka edhe shumë projekte të tjera…!

Si ishte dita e parë e punës?
Dita e parë në punën time të re në “Top Albania Radio” ishte vërtet shumë e bukur dhe shkoi mjaft mirë, kjo edhe falë pritjes që më bënë kolegët e tjerë, Eno, Ledio, Xhoi dhe Flori (polici i “Portokalli”), me të cilët do të punoj së bashku për emisionin “Summer Time”. U ndjeva shumë mirë, shumë komode, sidomos nga prezantimi që më bëri Flori Binaj, duke më quajtur “mikesha speciale”. Besoj do të jetë një eksperiencë e bukur, pasi gjithë verën do të jem në lëvizje.

Cili do të jetë roli yt në këtë emision?
Do të jem disa herë në studio, ndërsa herët e tjera direkt në terren, duke intervistuar dëgjuesit për temën e ditës. Sot tema e ditës ishin pushimet e verës dhe u ndjeva shumë komode, qoftë me intervistuesit, por edhe në lidhjet direkte. Do të jetë një punë që do ta bëj 5 herë në javë.

Kjo do të thotë lamtumirë pushime…?
Në fakt do të jetë punë e harmonizuar me disa ditë pushimesh. Më parë kisha planifikuar të shkoja për pushime në Turqi, ndërsa tani do të jem në punë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të pushoj, pasi do të udhëtoj në qytetet bregdetare, ku përveçse do të punoj do të kem mundësi edhe të marr rreze dielli. Por primare për mua në këto momente është puna dhe dua që të impenjohem më shumë aty, ndërsa pushimet mbeten në plan të dytë.

Po dashuria? Ka ndonjë të re nga lidhja që ke pasur, para se të hyje në “Big Brother”?
Nuk ka pasur asgjë të re përsa i takon lidhjes që kam pasur. Personi që duhet të më bëjë për vete duhet të lodhet shumë për të më arritur…(qesh). Edhe pse e kam pasur mendjen tek ai, nuk mund të them se ka pasur ndonjë tjetër që të ketë tentuar të hyjë në jetën time deri tani.

Besoj se je në pritje të një lidhje të re apo…?
Nuk kam pse e fsheh. Pas “Big Brother”, ka pasur shumë njerëz që më kanë përgëzuar për lojën time dhe kjo ka qenë dhurata më e bukur që ata më kanë bërë, përpos numrit të madh të mesazheve dhe urimeve. Megjithatë jam në pritje të një lidhjeje nëse ajo do të trokasë dhe do të më përshtatet.

Si shkojnë marrëdhëniet me miqtë e tjerë të “Big Brother”?
Gjithçka shumë mirë, vazhdojmë të frekuentojmë rregullisht njëri-tjetrin, festat apo baret e ndryshme të Tiranës dhe jashtë saj. Së fundmi isha në festën e Arbrit, ku u kënaqëm shumë, ndërsa para një jave ishim të gjithë në Vlorë ku ja kaluam shumë mirë, pas një ftese që na u bë nga pronari i një lokali.

Merrni shpesh ftesa të tilla udhëtimesh?
Po ka shumë ftesa për të udhëtuar jashtë Tiranës, kryesisht në bregdet do të udhëtojmë gjatë gjithë verës. Këtë javë duhet të isha në Sarandë, por duhet që të filloja punë, kështu që nuk iu bashkova dot grupit të miqve të mi të “Big Brother”. Por një gjë është e sigurt që gjatë verës do të jemi në lëvizje nëpër plazhet dhe lokalet e bregdetit për të festuar, si mysafirë nderi dhe kjo na bën të ndihemi të privilegjuar.

Vazhdon të jesh ende një frekuentuese e rregullt e jetës së natës?
Sigurisht, madje mund të them edhe më shumë, pasi përveç miqve të mi të ngushtë, tani dal nëpër pub-e edhe me miqtë e rinj të “Big Brother”. Në shoqërinë time nuk ka ndryshuar asgjë, vijoj të frekuentoj kryesisht lokalet e natës që kanë muzikë karaoke, ku edhe shpesh sprovoj të këndoj. Më kanë thënë që kam edhe talent kur këndoj, prandaj e provoj shpesh…(qesh).

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P.

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

60 Komente per artikullin “JONIDA: “Pas Big Brother, nuk kam patur fat në dashuri””

    .......... on June 20th, 2008 5:22 am

    Ma E Mira Je ..;)

    Najada (Belgjikë) on June 20th, 2008 5:37 am

    Joni je shume e mire te pergezoj per zgjuarsin qe ke, je shume e talentuar dhe shuuuuuuume e qeshur.Te uroj fat ne punen e re qe ke,po te kishe hyj qe ne fillim ne BB do ta kishe fituar me zgjuarsin qe ke,bravo lum familja qe te ka dhe lum ai çun qe do te te mari.te puth (Najada Belgjikë)

    LUMA on June 20th, 2008 6:00 am

    nuk mka pelqy hiq kjo valla ne big brather

    dia on June 20th, 2008 6:21 am

    joni je shum e mir te uroj fat dhe sukses ne jet ke qen shum e mir ne shtepin e bba veq shum e zgjate loje me arbri me keni pelqyer shum me besen jeni shum te mir si arberi besa juli qimi poli ina visi jonida juna keta me kan pelqyer shum shum klm puq gjakovarja

    hasna on June 20th, 2008 6:32 am

    unjom hasani nga tajdivojci ekom zemern si kur koci

    Abi on June 20th, 2008 7:30 am

    Buker shum urime dhe suksese ne te ardhmen ishe shum e mir tung.

    Sexy_Girl on June 20th, 2008 8:44 am

    bravo jonida..e meritove kte vend pune ;)

    suela on June 20th, 2008 9:24 am

    nuk me ke pelqyer aspak shum fytyren e bajatshme ikkkkkkkkkk

    Lenta on June 20th, 2008 9:37 am

    joni shum e bukur je..(Y)

    Vitor Markaj on June 20th, 2008 9:49 am

    Isht shum shum simpatike ,dhe shtepis i keni dhen sharm te veqant,shum urime dhe shum shum suksese ne jet

    dj cherri on June 20th, 2008 9:56 am

    o njerez pse derdellisni kot, a pse e keni inat. A jo ishte, eshte, dhe do jete vajza me seksi e bigut ( ne cdo aspekt ta merni ju)

    lavdija nga prizreni on June 20th, 2008 10:36 am

    je shum e mir vetem vazhdo

    besa mitro on June 20th, 2008 10:43 am

    kush po ju thot juve qe osht e keqe boll e mir osht

    nesa on June 20th, 2008 10:48 am

    jeni em te miret besa dhe poli

    anemouse on June 20th, 2008 10:49 am

    po budallicat skam kurr fat ne dashuri

    Enco on June 20th, 2008 11:48 am

    dj cherri pash zotin qekjo vajza me seksi e bigut a po hec bre vajza me seksi kane qene dhe do te mbeten :juna,besa,ina.

    ylli on June 20th, 2008 11:50 am

    nuk kam patur fat ne dashuri psee mos e deshte arbrin hahaha

    jeta on June 20th, 2008 12:09 pm

    JOni shUm e Mir je lochken ta ha d’U qao qao.

    jeta on June 20th, 2008 12:20 pm

    Olsin e NAJADEn a ka mundesi me dit nOj sen sen per ta ku jan qka jan tuj ba flm per mIRKUPTIm.

    yllkagashi on June 20th, 2008 12:47 pm

    joni je shum e bukur dhe simpatike te adhurojon te gjithe komplimente

    mikum on June 20th, 2008 1:04 pm

    je si yth tu boft kurban nona per ty
    oo rrush i nones

    famozi on June 20th, 2008 1:35 pm

    ej o ADMINO.. kjo Jonida eshte si qofte e kafshume …!!!!!!

    anesa on June 20th, 2008 1:36 pm

    hej jonida je shum e bukur te lumt per lojen qe e bere brenda ne shtepi

    lavdija nga prizreni on June 20th, 2008 1:38 pm

    Je shum e fort vetem vazdho.Fat edhe ne punen e re.Suksese edhe ne DASHURI

    besa on June 20th, 2008 2:37 pm

    e mir bre po ske vy ne bi brother

    dea on June 20th, 2008 2:43 pm

    kur u bo bre micoja qikaq e mirr haha shum paska ndryshu pas bb

    soni.li@yahoo.com on June 20th, 2008 3:18 pm

    kot fare ke qene,nje lekakulo,asgje me teper.
    Ty moj vajze askush nuk te ka inat,madje mund te thuash qe askujt nuk i bie ndermend per ty ,
    Edhe une kot fare rastesisht e pashe kete faqe edhe po shkruaj dicka

    eli on June 20th, 2008 3:38 pm

    HEJ JONI ISHE DHE DO TE JEHS LOCHKKK E GJITHKUJT ZEMRA TE PUTH FORT

    cunat e hamburgut on June 20th, 2008 3:48 pm

    po mos bo sikur ke kap qellin me dor mi katunare kominatit.te paska shku menja prap per dru me duket se pranej bo keshtu.haj se ta gadit puci.po ne spanje spo skon jonida.hajt se do te raf atje

    Erion on June 20th, 2008 4:13 pm

    Hahahah bash MICKOJ shume e merzitshme ishe ne BBA vertete s’me ke pelqyer aspak.Me te miret per mua ishin dhe jan Besa,Poli,Qimidhe Ina

    majlloo on June 20th, 2008 5:07 pm

    JONIDA
    E URTE , E BUT
    UDHHEQ,KENDON,TREGON
    JONI EDHTE ME E MIRA
    SIMPATIKE

    teuta on June 20th, 2008 5:54 pm

    Jonida, nuk ka rendesi te jesh e bukur se ”edhe bora e bardhe eshte e bukur por e dhjesin qente” , por ti ishe shume e mencur dhe e pelqyer nga nje shumice e mencur qe te kane vleresuar. Mua me vjen keq pse nuk ishe qe ne fillim se edhe ti do jepje shume dhe do arrije ne finale. Une te uroj me zemer, shendet FAT dhe suksese

    maria on June 21st, 2008 5:22 am

    joni je shume e mire

    kleo on June 21st, 2008 7:39 am

    jonida je si yylll lale mos e rruj cfare thon te tjeret si per mua je si yyll tung kush do me bo miqesi me mua simpatiku_londer@hotmail.com

    saranda on June 21st, 2008 7:55 am

    joni je shume simpatike dhe e bukur te dua shume suksese

    eda on June 21st, 2008 10:43 am

    urime ne punen qe ke nisur,shpresoj te arish majat me te larta si gazetare,sepse me te vertet e meriton

    juljan on June 21st, 2008 11:03 am

    do kisha deshire te flisja me greta kocin me ane te adresen e saj te msn nese ka mundesi nje fansi i jot te puc

    Hani on June 21st, 2008 5:13 pm

    Cfare e bukure moj kjo mickoj.i kish 100000000fytyra,shtirej kinse une e mire dhe e vecante,por edhepse pse ishte kaq e madhe ne moshe nuk ka treguar diqka per tu admiruar,vertet per mua ka qene shume e merzitshme.

    VaLi on June 22nd, 2008 11:24 am

    shum SEXY(K) ke dal n fotto (Y)..love u… Ma e mira je kaan n BB

    toni on June 22nd, 2008 11:33 am

    oj zemmer shum e qart je kan n BB.
    Veq kush ta ka intaii..(K)
    Nqet fotto…:P shum HOT..!!

    DoNa on June 22nd, 2008 12:59 pm

    je shum E MIR JOONIDA BRAVO VEQ VAZHDOOOO TE PUQQQ

    ERMIRAA on June 22nd, 2008 1:00 pm

    JE SHUM E KEQE CNCNNC SEDI QYSH PO TE DOKET MOJ VETJA KE FYTYR PLDH (K)

    linda on June 22nd, 2008 3:45 pm

    juni je shum e bukur de prejse te kam par per her te bR BRENDA shtepis me pelqeve shum dhe te admiroj TE DUA CUMMM e sa i perket ketij artikulli dua te them se pohabitem se si nje bukuroshe si ti nuk mund te ket fat ne dashuri por besoj se me kalimin e kohes do gjesh dhe ti njeriun e duhur

    nilda on June 23rd, 2008 7:32 am

    hej jonida a ta them nje gje je shume mendjemadhe ke hyre ne big brother dhe dukesh sikur ke kapur qiellin me dore

    vale on June 23rd, 2008 9:54 am

    junida je kon ma e mira ne shtepin e big brother

    arta on June 23rd, 2008 12:18 pm

    hej ke qen ma e mira e edhe te pergezoj per zgjuarsin edhe me e mira kime mbet

    celja on June 25th, 2008 5:02 am

    hi nuk me ka pelqyer kjo vajz

    gyneer on June 27th, 2008 6:40 am

    shume e mirr ishee jonida le qa folin njerzit ta kan inati per qatoo t`thojn e keqee po tii je shume e bukur.. nese ki e-mail boma add gyneer@live.com e folim n`msn (K).

    gentiana on June 28th, 2008 7:26 am

    ma e mira je ti besa edhe ishalla fillon nje lidhje me arbnrin se shumpershtateni ju dua shum ma te mir jeni . edhe AJO magdalena qe e la arbrin mirboll ka se ajo se meriton ni njeri si arbri se ajo o shum i mir per ta bravo arber edhhe ishalla lidhesh me besen a

    gentiana on June 28th, 2008 7:29 am

    bravo arber ma i mir je ishalla lidhesh me besen edhe shkruna ndoni mesazh nese ka diqka te re

    blerta on June 28th, 2008 7:30 am

    bravo junida ma e mira je kon

    tringa on June 29th, 2008 2:22 pm

    oo joonida si lochkk breh gazetare ma te mire ma temengur setinuk kaas nje aaa tepergezojjj

    zana on July 4th, 2008 5:01 am

    hej ti kurr nuk ke me qet nje mashkulll tipik se je shum e keqe dhe trupin e mir e ki tung kalo mir ishalla e gjajsh naj jo

    lorina on July 9th, 2008 7:09 am

    ma emira ne Big Brother ka qen Ina edhe Poli

    lorina on July 9th, 2008 7:10 am

    veq edhe ti Jonida je shummm e mir…?

    Gorgonzzola on July 16th, 2008 3:30 am

    Jonida je kot fare.por me e bukura eshte se ti mendon se je sexy. e dyta je shume intrigante.mjer ai djal qe do te ket pun me ty. e treta e ke zerin shum kot kur fillon e flet ti te te del zeri si pordh.me fal per kete fraz por tjeter nuk gjeta.ishalla je lesbike e sna mer ne cunave ne qaf se do ishe gjonof i modh me u mor me ty.buona giornata

    evi on July 18th, 2008 3:58 pm

    jonida je kot fare dhe ne big brother ishe kot fare gjyna qe nuk e fitove ti bigun e madh

    xheid on July 20th, 2008 8:45 am

    ma te miret arbri poli ina

    BONDA on August 9th, 2008 12:11 pm

    o jonida me vjen keq shume qe ske pasur fat ne dashuri ne BIG BROTHER

    ensara on September 1st, 2008 11:45 am

    nuk je e mir mea e mir eshte besarta e pi djemve eshte me i miri arbbri hhahahaha

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.