Albanian Hotels

Spanja, kampione e Evropës pas 44 vitesh

Postuar në June 29, 2008 - Kategoria Te Tjera | 75 Komente | Lexuar 1,271

Spanja, kampione e Evropës pas 44 vitesh

Goli i Torres i dhuroi Spanjës suksesin e dytë në historinë e saj në Evropian, pas asaj të vitit 1964.

Skuadra e Aragones mundi sot 1-0 Gjermaninë, shumë e pambrojtur për të përballuar avantazhin iberik.

Në fund, ‘plaku’ Aragones , trajneri i Spanjës së re ka buzëqeshur, pasi ka mundur një Gjermani, të njohur për teknikën e saj dhe për fizikun shumë të mirë të lojtarëve.

Lexo më tepër

Banoret e Big Brother Albania ne Gjilan per ditelindjen e BESARTES

Postuar në June 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 344 Komente | Lexuar 12,459

Banoret e Big Brother Albania ne Gjilan per ditelindjen e BESARTES

Banoret e Big Brother Albania ne Gjilan per ditelindjen e BESARTES

Banoret e Big Brother Albania kane qene ne Gjilan per ditelindjen e Besartes. Me kete rast ata kane shetitur ne rruget dhe neper lokalet e Gjilanit.

Nderkaq ngjarja kryesore ka ndodhur ne diskoteken M:CLUB ku eshte organizuar nje mbremje e kendshme  ku kane marre pjese banoret e Big Brother Albania.

Lexo më tepër

Gjashte fotografi te Arbrit me adhuruesit e tij ne Gjilan

Postuar në June 28, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 222 Komente | Lexuar 9,908

Gjashte fotografi te Arbrit me adhuruesit e tij ne Gjilan

Gjashte fotografi te Arbrit me adhuruesit e tij ne Gjilan

Lexo më tepër

FOTOLAJM: Ermal Fejzullahu dhe e dashura e tij Ariana

Postuar në June 28, 2008 - Kategoria Foto Lajm | 204 Komente | Lexuar 5,992

FOTOLAJM: Ermal Fejzullahu dhe e dashura e tij Ariana

 Thashetheme V.i.P.

Arbana Osmani: Pushime në Karaibe

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 44 Komente | Lexuar 2,898

Arbana Osmani: Pushime në Karaibe

Nuk kanë mjaftuar as pak ditë që nga nata finale e “Big Brother”, pak ditë pushimesh në Greqi dhe ajo është kthyer sërish në punë. Ka startuar punën për organizimin e spektaklit të radhës, që është gjithashtu edhe evenimenti që aktualisht i ka marrë gjithë kohën.

Arbana Osmani, vajza e njohur e ekranit, rrëfen përgatitjet e spektaklit më të rëndësishëm dhe unik të modelingut, i cili sivjet do të vijë ndryshe, me të njëjtin format si më parë, por me një fytyrë krejt ndryshe. Orë pas ore në studiot e “Top Channel” dhe përzgjedhjes së vajzave në audicion, ajo do të gjejë pak kohë edhe për të pushuar përtej oqeanit, për t’u kthyer në shtator me energji dhe në formën e saj më të plotë në ekran.

Lexo më tepër

ANILA & ARDITI Do të festojnë 20 vjet dashuri

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 19 Komente | Lexuar 1,881

ANILA & ARDITI Do të festojnë 20 vjet dashuri

Për më tepër sivjet, që Arditi dhe bashkëshortja e tij Anila, do të festojnë 20-vjetorin e lidhjes së tyre dashurore, e cila është finalizuar prej vitesh me Jonin, djaloshin që sot është plot 17 vjeç dhe qëndron në krah të prindërve të tij, në pothuajse çdo eveniment që mban firmën e çiftit Gjebrea.

Së fundmi në media qarkulluan zëra se këngëtari dhe showmeni i njohur Ardit Gjebrea ishte në prag të divorcit, por duket se asgjë nuk është e vërtetë. Për më tepër sivjet, që Arditi dhe bashkëshortja e tij Anila, do të festojnë 20-vjetorin e lidhjes së tyre dashurore, e cila është finalizuar prej vitesh me Jonin, djaloshin që sot është plot 17 vjeç dhe qëndron në krah të prindërve të tij, në pothuajse çdo eveniment që mban firmën e çiftit Gjebrea.

Lexo më tepër

NORA ISTREFI pushime në Ohër

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 34 Komente | Lexuar 1,747

NORA ISTREFI pushime në Ohër

Zhvendosja e radhës e Nora Istrefit në Maqedoni, ka zgjatur pak më shumë jo vetëm për arsyet e videoklipit të saj të ri, por edhe për pak ditë pushime.

Ajo gjendet në Ohër të Maqedonisë me të fejuarin e saj prej disa ditësh, ndërkohë që ka lënë në pauzë realizimin e videoklipit, i cili është duke u realizuar nga një prej regjisorëve më të mirë serbë.

Lexo më tepër

GENTA ISMAILI: Bezdiset nga fansat

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 103 Komente | Lexuar 2,307

GENTA ISMAILI: Bezdiset nga fansat

Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne të gjatë koncertesh në Amerikë. Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet.

Por ajo na është ndier aspak rehat nga fansat e saj, të cilët i kanë kërkuar gjatë gjithë kohës autografe dhe dëshironin të bënin foto me të. Kjo e ka detyruar këngëtaren që të lërë gjithçka në mes dhe të largohet, pas një ore qëndrimi në evenimentin më të rëndësishëm të modës kosovare.

Lexo më tepër

ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 31 Komente | Lexuar 1,754

ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008

Kalaja e Prezës ka bekuar bukuroshen e radhës të “Miss Shqipëria”. Ajo është Almeda Abazi nga kryeqyteti, e cila është vetëm 17 vjeçe dhe për një vit do të jetë ambasadorja e bukurisë në të gjitha evenimentet e spektakleve të bukurisë. Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria” u zgjodh Hyselda Lloha, ndërsa shoqëruesja e dytë Arta Kamberi.

Përveç “Miss Shqipëria”, Julinda Morina u vlerësua me çmimin “Miss Buzëqeshja”, Kristi Ziçishti fitoi dy cmime “Miss Turizmi” dhe Miss Televota, Ina Spaho me “Miss Fotozhenia 2008”, “Miss Press” Eda Backa, “Miss Interneti” Eni Peqini, ku tri vajzat e para do të përfaqësojnë vendin në evenimentet respektive kudo në botë. Ndërkohë fituesja e “Miss Shqipëria”, pritet që të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin më të rëndësishëm, pikërisht në “Miss Globe International 2008”, ndërkohë që vajzat që fituan çmimet e tjera do të jenë të pranishme në të tjera evenimente të bukurisë në botë.

Lexo më tepër

ERMAL FEJZULLAHU, blen një vilë 300 mijë euro

Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 48 Komente | Lexuar 2,985

ERMAL FEJZULLAHU, blen një vilë 300 mijë euro

Tani që edhe kanë nisur të dëgjohen të parat thashetheme për një lidhje dashurore, Ermal Fejzullahu ka vendosur që të jetojë i pavarur. Miq të tij të afërt kanë konfirmuar se nga kursimet e tij, të mbledhura nga koncertet, ai ka blerë një shtëpi të re, në zonën më të pasur të Prishtinës.

Por kjo nuk është aspak për t’u marrë në konsideratë, pasi vlera e shtëpisë është marramendëse. Plot 300 mijë euro për një apartament që duket se është edhe shtëpia e ëndrrave të Ermalit, për të jetuar i pavarur dhe larg familjes së tij, e cila deri më tash është kujdesur kaq shumë për Ermalin. Shtëpia e re e Ermalit ndodhet në fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik, një zonë ku prej kohësh kanë prenotuar banesat e tyre, disa nga njerëzit më të pasur të Kosovës.

Lexo më tepër

Soni Malaj:Bosi amerikan në ndjekje të këngëtares

Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 53 Komente | Lexuar 3,501

Soni Malaj:Bosi amerikan në ndjekje të këngëtares

Interneti sot është më shumë se një urë komunikimi. Kështu ka rezultuar të paktën për Soni Malaj. Në një anketim në Internet për femrat beqare më të bukura, këngëtarja Malaj është klasifikuar e para. Titulli i madh ka tërhequr jo pak meshkuj. Kaq ka mjaftuar që në fotot e këngëtares të klikojnë pa fund.

E mes tyre edhe një biznesmen amerikan, i cili është tronditur nga bukuria e Sonit. Ai është marrosur kaq shumë sa pasi pa fotot e saj, shkarkoi këngët e saj dhe nuk e bëri të gjatë por u nis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për në Shqipëri në kërkim të ëndrrës. E ka ndjekur nëpër koncerte dhe konkluzioni ishte “Soni është e mrekullueshme”. Jo vetëm e bukur por edhe profesioniste në muzikë.

Lexo më tepër

Alban Skënderaj sërish jo i mirëpritur në Kosovë

Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 114 Komente | Lexuar 2,129

Alban Skënderaj sërish jo i mirëpritur në Kosovë

Është e vërtetë që Alban Skënderaj sapo ka përfunduar me sukses turneun në Amerikë por një sukses i tillë nuk e ka ndjekur sërish në Kosovë. Që prej Dhjetorit e deri tani aty ka humbur shumë fansa.

Nuk iu besua askujt që do të vazhdonin të ishin keq deri sa mësuam se në Kosovë video e re e këngëtarit u votua e fundit nga shikuesit duke marrë vetëm 20 vota, një numër shumë i ulët krahasuar me vlerësimin e vendit të parë i cili mori mbi 140 vota.

Lexo më tepër

Xhemi Shehu master në Londër

Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 13 Komente | Lexuar 1,445

Xhemi Shehu master në Londër

Sa vjen dhe shtohen enigmat se ç’farë do të ndodhë me Xhemi Shehun gjatë sezonit të ri televiziv. Hamendësitë janë të shumta për rishfaqjen e ish-velinës së ‘Fixit’ në ekranin e ndonjë televizioni shqiptar.

Një mike e Shehut ka pohuar për “Bluetooth” planin sekret të së bukurës Xhemi.Disa ditë më parë ajo është parë në një nga baret e Tiranës nën shoqërinë e mikes së saj të vjetër Julinda Sharra e cila jeton në Londër.

Lexo më tepër

Djali i Jim Belushit, një yll i ardhshëm kinemaje

Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Bota | 9 Komente | Lexuar 592

Djali i Jim Belushit, një yll i ardhshëm kinemaje

“Unë gjithmonë i them atij se ai duhet të më japë një nxitje”. Ndërsa ai më përgjigjet “Dëgjo, ti je tashmë një Belushi i zgjuar. Ti që tashmë dukesh një Belushi. Madje ti je më sharamanti se gjithë Belushët. Nëse ti merr një rol ti duhet ta kesh atë të gjithin”

Dinastia Belushi vazhdon. Robert Belushi, djali i aktorit të famshëm me origjinë shqiptare Jim Belushi po ndjek rrugën e të atit dhe është një aktor gjithashtu premtues. Rob Belushi, që do të interpretojë në skenën prestigjioze të Illinois është shprehur se “është nder për mia të ndjek rrugën e famshme të tim eti dhe xhajës së tij”. “Për mua është më shumë se nder. Unë jam djali i Jim Belushi dhe nip i John Belushi.

Ata kanë punuar fort për këtë,” është shprehur ai për “Chicago Tribune”. “Përveç kësaj është krenari, që të mbaj të njëjtin nivel me ta. Ata të dy janë njerëz të mrekullueshëm për mua. Dhe këtë unë e ndjej çdo ditë e më shumë që rritem”. 27 vjeçari do të interpretojë karakterin e tij në “The Lion in Winter” në “Writers’ Theatre” në Glencoe.

Lexo më tepër

Elvana, Këngëtarja bën promovimin e klipit në Prishtinë

Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 63 Komente | Lexuar 1,811

Elvana, Këngëtarja bën promovimin e klipit në Prishtinë

Ndryshe nga klipi, ku Elvana nxjerr në pah pjesët e saj më të “nxehta”, mbi gurët e bardhë të plazhit të Vlorës, ajo në promovim paraqitet tejet e thjeshtë. Me flokët e mbërthyera pas kokës, dhe një bluzë pambuku, Elvana ka pritur dhe ka gostitur miqtë e saj në Kosovë, të cilët ishin mbledhur për të parë produktin e fundit që Elvana nxjerr në treg, singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”.

Si edhe herët e tjera, edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që klipin ta promovojë në Prishtinë. Gjithnjë e qeshur Elvana, ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po i bëhen hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels” me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, ka pohuar Elvana duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni.

Lexo më tepër


Faqe 1 nga 512345»

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.