![]() |
Pendohet ILVA TARE, heq dorë nga divorci
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 920

Gazetarja e mirënjohur, Ilva Tare duket se është penduar në momentin e fundit për ndarjen nga bashkëshorti i saj, jordanezo-amerikani Majd Shafiq. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pushuar kërkesën për divorc të Tares, me argumentimin se në seancën përgatitore avokati mbrojtës nuk ishte paraqitur në seancë dhe nuk kishte bërë të ditur arsyet e mungesës.
Në këto kushte, gjyqtares Rezarta Vigani Balliu, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pushojë kërkesë-padinë e Tares. Paditësja Ilva Tare, me padi drejtuar Gjykatës ka kërkuar zgjidhjen e martesës me të paditurin Majd Nuri Shafiq. “Në seancën përgatitore të datës 02.05.2008, avokati i paditëses, megjithëse kishte dijeni për datën dhe orën e gjykimit nga shënimi në dosje, pa asnjë shkak ligjor nuk u paraqit ne gjykim.
ALBAN SKENDERAJ këtë herë me Ponin
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 14 Komente | Lexuar 901

Kanë nisur prej kohësh turnetë e tyre në vende të ndry shme jashtë Shqipërie, por këtë herë janë puqur së bash ku. Nga datat 30 maj deri në datën 9 qershor, pra për rreth 10 ditë, Poni dhe Alban Skënderaj do të mbajnë një turne muzikor në Amerikën e Veriut, duke shkelur në vende si New York e duke përfunduar në Teksas.
Vende të tjera në të cilat dy këngëtarët do të lëvizin me koncertet e tyre, janë edhe Masaçustes, Kenektiket, Illinois, Miçigan si dhe Kanada. Tek kjo e fundit Albani dhe Poni kanë caktuar vetëm një datë, 3 ditë përpara mbylljes së turneut të tyre, 6 qershorin.
Rikthehet Inis Gjoni
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 13 Komente | Lexuar 1,428

Prej shumë kohësh shfaqet pak në publik duke dashur të ndjekë jetën e saj normale jashtë vëmendjes së mediave, por ja që sa herë që del në ‘skenë’, tërheq vëmendjen e të gjithëve, e kryesisht të paparacëve vigjilentë.
Ja tek duket në këtë foto Inis Gjoni, e cila në fakt kishte kohë që nuk dukej kaq mirë.
Ja ç’do të thotë të jesh Big
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 21 Komente | Lexuar 965

Big Mama në krahët e një djali shqiptar. Thjesht miqësi apo diçka më shumë? Siç shihet nga kjo foto, Big, ndryshe nga looku i saj ekstrav agant, ka preferuar të jetë e thjeshtë në një natë jashtë duke dëfryer, momentin kur ajo është fotografuar.
Gjithnjë e më shpesh, Big është parë në lokalet e Shkupit nën shoqërinë e gazetarit Ardi Pulaj. Sipas informacioneve që vijnë nga Shkupi, miqësia Pulaj-Big Mama sa vjen e po forcohet. Miqtë e gazetarit thonë se mbase se ata janë shokë shumë të mirë dhe frekuentohen shpesh me njëri-tjetrin.
Fejohet Nora Istrefi
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 153 Komente | Lexuar 4,883

Këngëtarja kosovare zyrtarizon lidhjen disa vjeçare me Robertin
Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin, këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Norës kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri.
Sipas këtyre burimeve, Nora dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt. Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re.
Summer Depo - Harbohet Tirana e Vlora
Postuar në May 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 8 Komente | Lexuar 582

Rreth 2000 të rinj nga Tirana e Vlo ra, kanë festuar në “Summer Depo” çeljen e sezonit turistik në Vlorë.
Është rikthyer edhe këtë verë pub-i më i famshëm i qytetitjugor, kur për 10 javë radhazi do të performojnë DJ më të njohur të botës, ata që kanë bërë legjendë me muzikën e tyre.
ILDA: Gjashte fotografi te tjera..
Postuar në May 18, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 355 Komente | Lexuar 18,280


Sondazh - Kandidatet e javes: JONIDA & POLI
Postuar në May 17, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 115 Komente | Lexuar 1,579

Kandidates e kesaj jave do te jene vetem 2.
Jonida dhe Poli
Cili mendoni se do te dale kete jave?
Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare
Çimi: I kam kërkuar takim Berishës
Postuar në May 17, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 84 Komente | Lexuar 3,003

Të gjithë do kishin vënë bast se Çimi, në mos do ta kishte fituar “Big Brother”, të paktën deri në finale do të kishte shkuar, për t’i dhënë sa më shumë jetë kësaj shtëpie. Çimi edhe për moshën e tij më të madhe në krahasim me banorët e tjerë, por edhe për formimin, ka lënë një kujtim mjaft të mirë brenda shtëpisë, aq sa sot me të vërtetë ndjehet nevoja e prezencës së tij në atë shtëpi.
Madje në forumin e faqes zyrtare të “Big Brother”, ku pyetet se cilin banor do të donit që të rifutnit në shtëpi, përqindjen më të lartë e ka marrë Çimi.
E kemi takuar në një lokal në qendër të Tiranës së bashku me Inën, Visin dhe Julindën, tre nga miqtë e tij më të mirë që brenda shtëpisë. Çimi tregon se po merret me projektet e lëna në mes edhe pse tani, të qënit preson publik dhe i njohur nga të gjithë, bën që gjërat të mos jenë më si më parë.
Po si do ta shfytëzojë këtë fakt Çimi?
“Projektet e mia të nisura gati një vit më parë që kanë si qëllim të ndihmojnë komunitetin rom, tani do të ecin me ritme më të shpejta. Dua që të gjitha shoqatat e romëvë t’i bashkoj në një pasi duke qenë të gjithë bashkë, mund të realizojmë qëllimet që i kemi vënë vetes.
Përsëri Ilda provokuese me femrat
Postuar në May 17, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 92 Komente | Lexuar 4,305

E ka thënë dhe e ka stërthënë që nuk është lesbike dhe fotot e publikuara janë artistike dhe ajo i ka bërë sa për të mësuar dorën, pasi aspironte të bëhej fotografe.
Në rregull dhe ne e besuam. Por nuk dimë se çka ajo vajzë që në lokale më shumë e sheh me femra se me meshkuj. Jo vetëm kaq, por sa sheh fotografin tonë i afrohet një femre dhe fillon bën ca gjeste të çuditshme. Ja siç e shikoni edhe në këto foto ku ka dalë me Junën të shtunën e kaluar.
Ciao Dorina…
Postuar në May 17, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 95 Komente | Lexuar 1,072

Dorina eshte banorja e dhjete e eleminuar nga shtepia e Big Brother Albania.
Komentoni per Dorinen.
Burimi: Top Channel
Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare
BESARTA: “Ndiej mall për Arbrin dhe Polin”
Postuar në May 16, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 525 Komente | Lexuar 10,063

Flet Besarta, 20-vjeçarja kosovare nga Gjilani, e cila doli nga shtëpia të shtunën e kaluar së bashku me Rominën
Besarta nuk ka shkuar ende në Gjilan prej nga erdhi, për të hyrë në shtëpinë e famshme të “Big Brother”-it. Ka mall për Kosovën dhe Gjilanin e saj të bukur, siç e cilëson. Ka mall dhe për shoqërinë e atjeshme e pjesën tjetër të familjes që ende nuk e ka takuar. Atje e presin po ashtu edhe ata që ishin fansa të saj në lojën e “cirkut të nervave” në shtëpi.
Që nga e shtuna, kur ajo nuk është më pjesë e lojës, kanë kaluar 6 ditë. Janë ditë lirie, pas një ngujimi dymujor dhe portreti i saj e tregon qartë shijen e shprangosjes në “dënimin” për të ndarë ekzistencën e saj me ca të panjohur brenda disa metrave katrorë. Është dhe po aq e paqme, siç ka qenë brenda në shtëpi.
Madje, sqaron më poshtë në intervistë, se ku e ka sekretin paqja e saj, e cila gati e la në hije në raport me banorët e tjerë, ngaqë ishte e “paaftë” për të bërë protagonisten me gërricje e me fjalosje parazitare. Më poshtë, 20-vjeçarja kosovare nga Gjilani rrëfen disa mistere të saja.
Si ndiheni 5 ditë pasi keni lënë shtëpinë?
Ndihem shumë mirë. Përveç ditëve të bukura që i kam kaluar në shtëpi, që ishin një mrekulli e vërtetë, këto ditë jashtë janë një vazhdimësi e të ndjerit mirë
Vesa me spot të ri gjatë verës
Postuar në May 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 31 Komente | Lexuar 1,111

Këngëtarja Vesa Luma e cila u rëndit e dyta për çmimin e madh të Top Fest 5, si dhe fitoi çmimin e platformës “DigitAlb”, ka paralajmëruar për media se së shpejti do të paraqitet me një spot të saj.
Këngëtarja e cila ka pasur një problem me shitjen e albumit të saj të fundit ka thënë se promovimi më i mirë është krijimi i spoteve, pasi që vetëm kështu mund të arrin një sukses dhe të ftohesh nëpër koncerte nëpër trojet e shqipes dhe me gjerë.
Tornados me “Shpejt” te adhuruesit e tyre
Postuar në May 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 435

Rap grupi kosovar, Tornados, që bashkëpunojnë edhe me rep-këngëtarin Rebel AK UniKKatil, kanë prezantuar në internet, në www.myspace.com/tbatornados, këngën e tyre “Shpejt”.
Kënga është e zhanrit rap bluckbuster dhe sipas anëtarëve të grupit, Floetrit dhe BarooTit asaj do t’i bëhet edhe video-spot.
NAJADA: 2-mujorin e lidhjes dua ta festoj në “Big Brother”
Postuar në May 14, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 251 Komente | Lexuar 3,958

Najada shprehet se nuk do të dalë nga shtëpia pa festuar dymujorin e romancës së saj me Olsin. Banorët nën ethet e finales… Nuk kanë munguar as temat interesante si paraja apo pleqëria…
Arbri, Najada, Olsi dhe Poli janë ulur në kopsht dhe ndihen sikur janë të mbijetuar nga një betejë e egër. Tani është edhe frika më e madhe, sipas Najadës, pasi ngushtohet rrethi. Arbri thotë se ata janë bashkë, në të mirë edhe në të keq, duke shtuar se në finaledo të donte të ishte me dy goca të paktën.
Por, nga ana tjetër, do të donte të ishte me ata banorë që kanë qenë në fillim. Arbri e quan veten dhe të tjerët si veteranët e “Big Brother”. Të katërt bien dakord se s’duan të dalin nga shtëpia, sidomos Najada, që shprehet se ka vendosur që të qëndrojë edhe javën tjetër në shtëpi.





