Oli i thotë Nadës: Nuk martohem me ty

Postuar në May 26, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 176 Komente | Lexuar 5,764

Sot, në orën 20.15 në ekranin e “Top Channel” do të jepet spektakli i “Big Brother”

Olsi me Najadën qëndrojnë në dhomën e gjumit, ku Najada i përkëdhelet Olsit. Ai e pyet se çfarë do, por Najada në një moment qëndron si e ngrirë dhe i përgjigjet se nuk do asgjë. Pas kësaj ajo e përqafon sërish Olsin, por ai i propozon asaj të flerë vetëm. Ky propozim i tij hidhet poshtë nga Najada, duke i thënë Olsit me përkëdheli se është maskara dhe se ajo s‘ka për të fjetur vetëm. Ai e pyet se përse ajo është aq me nerva me të, ndërsa Najada vazhdon të përkëdhelet dhe e pyet nëse ai e ka shumë xhan.

Najada nuk e thotë dot fjalën “sakrificë”, duke e ngatërruar ajo pohon se nuk i thotë dot këto fjalët e mëdha si “sakrifitet”. Të shtrirë në shtrat, Najada i thotë Olsit të durojë edhe një javë. Duke mos e kuptuar këtë, ai e pyet se çfarë do ndodhë pas një jave dhe përgjigjja e Najadës me të qeshur është se do të kenë punë pas përfundimit të B.B.-së, do të fejohen, do të martohen etj. Si për t‘u siguruar pak më seriozisht kësaj radhe, ajo vazhdon ta pyesë nëse do të fejohen dhe martohen. Ndërsa Olsi i përgjigjet se nuk e ka lënë mendja të fejohet e të martohet me të, madje ai i thotë edhe Najadës se e kanë lënë trutë edhe atë.

Lexo më tepër

Nisma më e fundit e Zajminës

Postuar në May 26, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 21 Komente | Lexuar 967

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë ndryshe në profilin që ka zgjedhur të jetë pjesë, por këtë herë i ka habitur të gjithë. Zajmina Vasjari tashmë mendon për gjëra më serioze dhe për më tepër dëshiron të sensibilizojë të gjithë opinionin publik. Në datën 20 Maj, në Ditën kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë ajo ka qenë pjesë e stafit organizues të një morie aktivitetesh, si e ftuar speciale. Gjithçka ka nisur në orën 10 të mëngjesit në maternitetin e Tiranës, në aktivitetin hapës të asaj dite atje.

Në krye të të gjithë të pranishmëve, Zajmina ka qenë imazhi simbol në këtë ditë të shënuar për të gjithë fëmijët, që kanë mbetur pa prindërit e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ka shpërndarë mjaft dhurata për nënat në maternitetin e Tiranës si dhe më pas, bashkë me shumë fëmijë jetimë kanë mbjellë disa bredha. Aq shumë është afeksionuar Zajmina pas fëmijëve, sa nuk mund të ndahej dot prej tyre.

Lexo më tepër

Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin

Postuar në May 26, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 70 Komente | Lexuar 3,349

Puthja në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve gjatë natës kur zhvillohej “Kënga Magjike”, kishte vulosur lidhjen e tyre. Këtë herë, skena zhvendoset në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku një puthje e tillë mungoi, madje shkaktoi shumë psherëtima. Është fjala për dy këngëtarët më të përfolur të momentit, Soni Malaj dhe Flori, ku këtë herë më shumë se kurrë konfirmohet ndarja mes çiftit të famshëm.

Gjithçka ka ndodhur në skenën në qendër të Prishtinës, ku zhvillohej dhe “Video Fest” 2008. Pas performimit, Soni ka mbetur në të për disa minuta duke pritur puthjen e një vullnetari nga publiku, në mesin e të cilëve ishte edhe Flori, por atë e mori nga dikush tjetër. Vitin e kaluar, ajo në “Video Fest” kishte fituar çmimin “Best Female”, por meqë nuk ishte e pranishme për ta marrë çmimin, një puthje kishte mbetur “peng” për të, nga kushdo që do t’ia dorëzonte trofeun.

Lexo më tepër

Rita Lati, shooping tek “gabi”

Postuar në May 26, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 1,126

Gabriela”, “Gabi”, “tek vendi”, etj… Emërtoheni si të doni, por qëllim është po i njëjtë. Të blesh rroba të përdorura, të një firme të njohur dhe sigurisht, shumë më lirë. Një biznes që po njeh gjithmonë e më shumë rritje, për shqiptarët e varfër dhe të pasur bashkë.

E kujt nga ne nuk i ka rastisur ndonjëherë të bëjë pazar tek rrobat e përdoruara, ose ndryshe tek “gabi”, një term që i ka mbetur për hir se të parët që nisën këtë tregti fitimprurëse ishim pikërisht njerëzit e komunitetit rom. E në këtë rast, as personazhet e njohur të skenës shqiptare nuk bëjnë përjashtim. Në fotot e mëposhtme kemi mundur të kapim momente kur aktorja e njohur e humorit shqiptar, Rita Lati, teksa po bën shooping në një nga dyqanet e shumta të mallrave të përdoruar që gjenden në Tiranë.

Lexo më tepër

Humb jetën në aksident automobilistik presidenti i Top Media Dritan Hoxha

Postuar në May 23, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 239 Komente | Lexuar 5,015

Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 37 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës.

Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 37 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak.

Thashetheme V.i.P. ngushullon familjen e Dritan Hoxhes per humbjen e thelle te njeriut te tyre te dashur.

Burimi: BalkanWeb.com

Thashetheme V.i.P.

Olta Boka thyen “tabunë”, hyn në finalen e Eurosong

Postuar në May 23, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 112 Komente | Lexuar 1,994

Olta Boka thyen “tabunë”. Pas tri vitesh, që Shqipëria qëndron larg natës finale në “Eurosong”, 16-vjeçarja, realizon ëndrrën.

Kënga shqiptare “Zemrën lamë peng” e kompozuar nga Adrian Hila me tekst të Pandi Laços, do të konkurrojë mes finalistëve mbrëmjen e nesërme, në skenën e madhe të Beogradit. “Jam shumë e lumtur që ia arrita qëllimit, që arrita të kualifikohem në natën finale pas shumë vitesh që Shqipëria nuk bëhej pjesë e saj dhe kjo më bën të mbledh forcat tashmë e të mendoj për mbrëmjen e së shtunës, për të arritur një tjetër qëllim, kualifikimin ndër më të mirët”, thotë e emocionuar shqiptarja për gazetën “Panorama”, pesë minuta pas shpalljes si fituese për në natën finale.

Ndërkohë, teksa bëhej gati bashkë me grupin shoqërues, ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Spiro Koçi, Këshillin drejtues të RTSH, autorët e këngës dhe familjarët, Boka shton: Ia kemi arritur qëllimit si komb, si Shqipëri dhe këto ditë janë të mrekullueshme për ne. Ndërkohë, një ditë para garës së djeshme në një intervistë po për gazetën këngëtarja, më e vogla e “Eurosong 2008″, është shprehur se ndihej plot emocione. “Sepse kam dëshira të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale, pse jo edhe natën finale, saqë askush s’mund ta imagjinojë. Veç shpresoj t’ia arrij qëllimit, pasi Shqipëria ka vite që nuk është nonimuar në natën finale dhe kjo më bën të kem akoma më shumë emocione.

Lexo më tepër

Belgrade 2008: Skualifikohet Ardian Gaxha

Postuar në May 23, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 72 Komente | Lexuar 1,262

Jashtë natës finale ka ngelur shqiptari i dytë që konkurron në “Eurosong”. Është fjala për shqiptaro-maqedonasin, që përfaqësonte Maqedoninë, Ardian Gaxha, Tamara dhe Vrcak me këngën “Let me love you”.

Ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet në 24 maj (pasnesër) ku do të konkurrojnë gjithsej 25 shtete.

Lexo më tepër

Mandi kritikon por edhe përqafon

Postuar në May 22, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 59 Komente | Lexuar 16,036

Armand Peza, regjizori njohur, në fakt ka marrë famë që kur ka filluar spektakli i “Big Brother” si i atashjuar i përhershëm në këtë spektakël, i ftuar për të dhënë opinionet e tij.

Karakteristika e Armandit siç është vënë re nga të gjithë, është të thënit e gjërave troç edhe pse shpesh ato të vërteta sipas Mandit , janë edhe të hidhura. Nëse iu kujtohet kur e pyetën se çfarë mendonte për Ildën e cila sapo ishte futur në shtëpi, ai u përgjigj: “Për mua Ilda është Olsi versioni femër”.

Lexo më tepër

Visi në përpjekje për demokratizim

Postuar në May 22, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 49 Komente | Lexuar 2,001

Visi e ka deklaruar edhe më parë se është aktivist i forumeve rinore në PD, por fakti që u bë kaq i njohur nga “Big Brother” ia bën më të lehtë lobimin për tu afruar tek kjo forcë politike.

Kështu Visi pak ditë më parë ka marrë me vete Ildën dhe Junën në qytetin e studentit dhe nga rreshti i parë kanë ndjekur Kryeministrin e vendit, Berishën teksa fliste për Shqipërinë në Nato.

Lexo më tepër

Besa në shtator, në “Golden Star” në Rumani

Postuar në May 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 35 Komente | Lexuar 1,256

Në fakt ka qenë një nga planet e saj artistike shumë kohë para se të merrte pjesë dhe të fitonte në “Top fest 5”.

Në shtator Besa është përzgjedhur për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të muzikës së lehtë, i cili zhvillohet në Rumani dhe pjesëmarrës janë të gjithë ata këngëtarë që përzgjidhen nga një juri profesioniste dhe padyshim kriter është një teknikë e mirë vokale.

Festivali quhet “Golden Star” dhe Besa shpreson që edhe aty të dalë me sukses. Ndërkohë Besa edhe pse ka pak vite në skenë, ka arritur të bëhet e njohur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar. Në të gjitha kompeticionet muzikore ajo ka arritur të marrë një çmim.

Lexo më tepër

« go backkeep looking »

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.