Pushime ne Shqiperi

Rita Lati, shooping tek “gabi”

Posted on May 26, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Rita Lati, shooping tek “gabi”

Gabriela”, “Gabi”, “tek vendi”, etj… Emërtoheni si të doni, por qëllim është po i njëjtë. Të blesh rroba të përdorura, të një firme të njohur dhe sigurisht, shumë më lirë. Një biznes që po njeh gjithmonë e më shumë rritje, për shqiptarët e varfër dhe të pasur bashkë.

E kujt nga ne nuk i ka rastisur ndonjëherë të bëjë pazar tek rrobat e përdoruara, ose ndryshe tek “gabi”, një term që i ka mbetur për hir se të parët që nisën këtë tregti fitimprurëse ishim pikërisht njerëzit e komunitetit rom. E në këtë rast, as personazhet e njohur të skenës shqiptare nuk bëjnë përjashtim. Në fotot e mëposhtme kemi mundur të kapim momente kur aktorja e njohur e humorit shqiptar, Rita Lati, teksa po bën shooping në një nga dyqanet e shumta të mallrave të përdoruar që gjenden në Tiranë.

Për të bërë pazar, Rita ka zgjedhur të hyjë dhe të shikojë për këpucë të përdorura. Rita sapo ka parë këpucët e varura nga jashtë, i kanë shkëlqyer sytë dhe ka thënë, pse jo, të mos shikoj një herë, ndoshta gjej ndonjë gjë të bukur. Ndërkohë, aktorja e humorit ishte nisur për diku tjetër dhe kjo vihet re nga pamja e saj elegante dhe nga telefonat që ajo ka bërë.

Për të psonisur për këpucë ajo ka shtyrë takimin e saj për pak çaste për të parë nëse do kishte fat për ndonjë gjë të bukur. Por gjithsesi duhet të themi se ajo është treguar mjaft korrekte dhe i ka telefonuar personit që kishte lënë takim duke u merakosur ta lajmërojë se për momentin ndodhet tek një dyqan këpucësh.

Rita është këngëtare??
Në dyqanin në të cilin shiteshin këpucë të përdoruara, Rita i ka rënë në sy jo vetëm klientëve që ndodheshin në atë moment në dyqan, por dhe vetë shitësit, i cili e ka mirëpritur vizitën për shooping të aktores. Është përpjekur të hyjë në bisedë dhe ndoshta për të qenë sa më lajkatar, i ka thënë një frazë që atë e ka habitur shumë. Kështu, ai duke dashur t’i bënte sa me shumë përshtypje aktores, i ka thënë “se për këngëtarët, ne bëjmë ulje çmimi?!”. E çuditur pa masë ka mbetur Rita, e cila e ka kapërcyer këtë situata me humorin që e karakterizon. Kështu ajo ia ka kthyer: “Pse mo këngëtare qenka unë???”.

Jo hera e parë
Mes batutave të ndryshme dhe kërkimeve për një palë këpucë, Rita i rrëfehet shitësit “se nuk e kishte për herë të parë që blen diçka në këto vende”, ku me këto vende ajo i referohet pikërisht “gabit”. Ndërsa puna kërkuese ka vijuar, Rita ka piketuar një palë këpucë të kuqe. Në provë e sipër ajo ka venë re që fatkeqësisht ato ishin pak më të vogla në numër për të. Dhe pse ka këmbëngulur për të mos hequr dorë nga “fati i saj”, pas provave dhe riprovave, ajo është detyruar të heqë dorë nga këpucët që kishte zgjedhur. Gjithsesi, jemi të mendimit se ajo nuk duhet të mërzitet, fundja mund të riprovojë një ditë tjetër, ndoshta do të ketë më shumë fat.

Atlete për vajza trendy
E pasi e ka parë që nuk pati sukses për të blerë diçka për veten e saj, Rita i ka kërkuar shitësit që t’i gjejë ndonjë palë atlete për vajza të reja e trendy. Duket se Rita është kujdesur që të mos i shpëtojë rasti për të gjetur diçka dhe për vajzën e saj adoleshente. Si një mama e mirë ka kërkuar të bëjë pazar jo vetëm për veten e saj, por dhe për të bijën.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.i.P. 

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

17 Komente per artikullin “Rita Lati, shooping tek “gabi””

    eda on May 26th, 2008 5:27 am

    qka ka lidhe ku ben shoping,ajo paska treguare modestin e saje dhe bash per kete gje me pelqenka,se jo si kengetaret e kosoves qe i bejn 100000000 pislleqe a me politikan a me biznismen vetem qe kure te dalin ne rrug te kan makin luksoze dhe te kan fustana te shtrenjete hehehehheheh tu e shit …….

    tea on May 26th, 2008 5:28 am

    shka ka mu qudite ketu.ME mire te gabi se mall kinez e turk,

    Denisa on May 26th, 2008 6:34 am

    Po asgje te keqe nuk ka, fundja gabi eshte si outletcenter (te perdorura) ose si dyqane secondhand etj. Ne bote keto dyqane sulmohen madje dhe nga yjet. Ne Angli jane shume te kerkuar.

    anila on May 26th, 2008 7:06 am

    Bravo rita e tregove dhe ti veten qe je njesoj si gjith qytetaret e thjeshte.PO i ben reklam te mire gabit,besoj se duhet te kesh ulje cmimi tani.Je nje aktore shume e mire.

    eta on May 26th, 2008 7:15 am

    qfare ka ketu te keqe? asgje.
    a ka njeri qe nuk ben shopping ore !!

    Lucia on May 26th, 2008 7:52 am

    Valla palidhje njeri merr ae cka i pelqen. cka ka lidhje ku e blen edhe sa e blen.Bash palidhje me kto lajme

    ______drejtesia.....**** on May 26th, 2008 7:56 am

    rita je shume e mire,kjo tregon thjeshtesin tende edhe une te gabi blej plot rroba dhe pse nuk me mungojn leket per ti bler te shtrenjta.

    arba on May 26th, 2008 11:41 am

    rita koka teper e mir
    se kto jan disa rroba qe kan qen me mod me heret dhe rrobat qe jan veshur me heret po vishen edhe tani
    dhe eshte nje qytetare si te gjith te tjeret

    tefta on May 26th, 2008 11:45 am

    shum po me pelqen rita djhe i lumt se qfar na qenkan njerzit qe i shiqojn qmimet me rendesi me qen te mira .

    nertiLa on May 26th, 2008 1:41 pm

    bash mir super po me pelqen…rita njeri pa komplekse.ska rensi veshja e shtrejt veq a te rrin mir ne trup. pz

    Presheva on May 26th, 2008 2:23 pm

    uahhuah po ma lir bre ska te keqe qao

    arjeta on May 27th, 2008 7:04 am

    ani de se kurgjo tkeqe spaska na kejt njerz jemi qka ka lidhje ku tna pelqejn rrobat i marrim qyy edhe aj dyqan per diqka u hap

    gbgbgb on May 27th, 2008 8:40 am

    bash mi rpo me pelqen kjo rita

    anxhela on May 27th, 2008 12:12 pm

    po kjo na mbahet dhe si moderne shkon dhe blen tek gabi

    malvina on May 28th, 2008 3:33 am

    shume mire ka bere.i kane pelqyer i ka blere

    lili on May 28th, 2008 5:47 am

    Nuk ka mbetur milioner shqiptar pa kaluar nje here te gabi

    ada on May 28th, 2008 8:29 am

    vetedija e njeriut asht ashtu saqe gjdo here e vlersojn njeriun vetem tek veshja e jo te senet tjera ska lidhje se qka vesh njeriu po ka lidhje se qfare asht

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.