![]() |
Nisma më e fundit e Zajminës
Posted on May 26, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë ndryshe në profilin që ka zgjedhur të jetë pjesë, por këtë herë i ka habitur të gjithë. Zajmina Vasjari tashmë mendon për gjëra më serioze dhe për më tepër dëshiron të sensibilizojë të gjithë opinionin publik. Në datën 20 Maj, në Ditën kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë ajo ka qenë pjesë e stafit organizues të një morie aktivitetesh, si e ftuar speciale. Gjithçka ka nisur në orën 10 të mëngjesit në maternitetin e Tiranës, në aktivitetin hapës të asaj dite atje.
Në krye të të gjithë të pranishmëve, Zajmina ka qenë imazhi simbol në këtë ditë të shënuar për të gjithë fëmijët, që kanë mbetur pa prindërit e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Ajo ka shpërndarë mjaft dhurata për nënat në maternitetin e Tiranës si dhe më pas, bashkë me shumë fëmijë jetimë kanë mbjellë disa bredha. Aq shumë është afeksionuar Zajmina pas fëmijëve, sa nuk mund të ndahej dot prej tyre.

Shumë foshnja ajo i ka marrë dhe i ka mbajtur në krahë. “Janë krijesa të pafajshme”, - është shprehur Zajmina. “Doja shumë të isha pjesë e një nisme të tillë dhe e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë. Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë dhe të gjithë ne duhet t’i ndihmojmë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe përkushtim”, - ka përfunduar Zajmina. Vajza simpatike ka qëndruar për shumë kohë me fëmijët, dhe mjaft aparate fotografikë e kanë fokusuar atë teksa foshnjat i mbante në krahë.
Në mesditën e 20 Majit, Ditës kombëtare të fëmijëve jetimë, u organizua një drekë me pjesëmarrjen e shumë person
azheve VIP, për të qenë sa më pranë këtyre fëmijëve. Zajmina ka qëndruar me ta shumë pranë, madje dhe kanë kënduar së bashku. Si vajzat por edhe djemtë e vegjël, e shihnin atë si një princeshë që kishte ardhur pranë tyre si një dhuratë. Cilido prej tyre ka marrë një autograf nga vajza bukuroshe, qoftë ky tek kapelja, qoftë tek bluza, apo edhe në krahë apo duar.Një ditë ndryshe ka qenë kjo për Zajminën, ku këtë herë ka qenë në qendër të vëmendjes si një imazh sensibilizues në shërbim të fëmijëve në nevojë.
Pasi është shkëputur paksa nga fëmijët, Zajmina u ka kushtuar vëmendje edhe të ftuarve të tjerë, me të cilët kurrë më parë nuk mund të ishte gjendur aq afër dhe rastësia nuk i kishte bashkuar asnjëherë.

Një trëndafil për ty Petri
Dhe sigurisht një prej miqve më të mirë të Zajminës është edhe Petri Bozo, organizuesi dhe themeluesi i Miss Shqipërisë. Kujtojmë që Zajmina është vajza, që disa vite më parë është shpallur si Miss Shqipëria në një konkurrim jo pak të fortë. Dhe duke ruajtur gjithmonë respektin dhe dashamirësinë për organizuesin dhe producentin e këtij spektakli të bukurisë, Zajmina shfaqet mjaft e ëmbël dhe e dashur me të. Një prej trëndafilave që ia kishin dhuruar vetë asaj, ajo ia ka rezervuar Petrit, i cili teksa e ka marrë, është ndjerë mjaft i kënaqur.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Thashetheme të ngjashme
- Tundimi i Zajminës
- ZAJMINA ndryshon look, lamtumirë bionde
- Zajmina: “Makina” Vendi ideal për të bërë seks
- Agnesa Vuthaj, mbretëresha e Miss-eve në vite
- Rivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët
Lexoni Komentet
30 Komente per artikullin “Nisma më e fundit e Zajminës”
Komento












anila on May 26th, 2008 7:01 am
Zajmina si gjithmon shume sexy.Me kete nisme i ka rritur akoma me shum fansat e saj.Zajmina yll
elami on May 26th, 2008 7:19 am
zajmina eshte s….
mike tyson - lumi on May 26th, 2008 8:04 am
zajmina osht vajza me sexi e gjith shqiperin ska ajo esht THE STAR
vjollca on May 26th, 2008 9:23 am
shum palidhje te koka cikjo zamina
almedina on May 26th, 2008 10:13 am
per nga pamja shum e bukur,por ne anene tjeter nuk po mpelqen,se po me duket sikur e ka ber ket pun vetem ne qender te vemendjes me qene pakes ma shum,e nuk e paskaa bere me ZEMER.Ashtu mendoj une qe sa po e pash.
seri on May 26th, 2008 10:57 am
kjo ka shkuar per te ndihmuar femijet apo per me ja zgju emocionet sexuale:D:D:D:D:D
edita on May 26th, 2008 2:37 pm
zajmina te dua je yll fare te dua te dua te dua te dua
i love you (K)(L)
Ana on May 26th, 2008 3:18 pm
Mire qe ka ndryshuar bluze se la nam me gjoksin jashte ne nje insitucion per femijet.
delvina on May 26th, 2008 4:58 pm
ooo Zaimina… edhe Lady Diana ka shku me i ndihmu femijet ne afrik, po ajo edhe pse ka qen princesh ka shku e veshun shume thjeshte, me nje bluze te pambukut… e aty eshte motoja, e jo me shku me ate fustan, nuk e di si e kan leju organizatoret nje gjest te tille ……… shume pa vend … tung
Trimi's on May 26th, 2008 5:59 pm
Femer ma T’fort hala ska bo MamI
pritet en ver nashta del edhe ni zajmin2..
Je e paparr o shpirtt ta ha loqeknn
blerta on May 27th, 2008 5:28 am
po mire qe nuk kane qene femijet e uritur se me gjite ate gjoks perjashta……eeeeeeeeeee si gjithmon je e zhgryer por shume sexy
zemerthyesi on May 27th, 2008 9:12 am
zajmina eshte nen femra me sexy qe ka shqipria
Pajtim on May 27th, 2008 10:14 pm
nc nc a T`ka Vizatu Zoti me Katallog ty bre Qika .?!
opozita on May 28th, 2008 3:05 am
Zajmina
Nuk dij a ke shkuar vertet per te ju ndihmuar femijeve apo mos ndoshta ka shkuar per ti dhuruar nje trandofil Petri Bozos.
E sa per veshje qe kishe ,kjo eshte shume normale te ne Shqiptaret,kurrr nuk dijm te dallojm a shkojme dikun per gezim a per hidherim.
rina on May 28th, 2008 2:30 pm
o xajmina ti je nje njese spo e them e din ti se qfar je po ti e ke ne qef me ba sexyy ne vetur apo jo lochk
LAKJA on May 30th, 2008 11:46 am
je shum ebukur yll
SPATA on May 30th, 2008 3:52 pm
ene ty mi kurve tka shku ne mend per femijet e vegjel
nesak on May 31st, 2008 8:11 am
je e bukur ylli i SHqiperis
nesak on May 31st, 2008 8:12 am
je e bukur tung nga America
Tina on June 9th, 2008 9:10 am
Mua me duket kot,
gjithmone vec kopjon te tjerat
laura on June 10th, 2008 7:46 am
zajmina je yll fare qisi femna duhet me pas shqiperia veq vazhdo sa per femijet je yll
argjentina on August 7th, 2008 1:42 am
zajmina je shum e buker veq vazhdo se ma e forta je
stela on August 10th, 2008 11:54 am
Zajmina je yll fare te gjithe te kan qejf,je me e mira
laura on August 11th, 2008 8:32 am
zajmina esht yll fare,zajminen te gjith e duan
ada on August 13th, 2008 7:51 am
o zajmina e ka ber kete per tu dukur se ne fund te fundit i iteresoka asaj per femijett eeeeeeeeeee
laureta on August 19th, 2008 2:58 pm
kuku ma kurv se ti ska ma mir shko mmyty ne uj se ma zi se qiljeta ish ti kukuuuuuuu shko myty edhe kish po shkoj me ju nimu femijve hec moj se po ju ban nja sen fmive
te urrej on August 19th, 2008 2:59 pm
je ma e mira tung tung
dreni on August 24th, 2008 5:05 am
zajmina shum e mir po pak pe prish se po del deshun ne foto ahhaahahha
nezir on September 15th, 2008 8:30 pm
pse boni llafe kot, a e shihni ce zajmina eshte me e bukura ne shqiperi…
Linda on September 21st, 2008 8:07 am
Zajmin je shum e bukur