Orinda lë vetëm “Energji Band”

Posted on May 22, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Orinda Huta, njëra nga këngëtaret më fine të muzikës sonë të lehtë, pas një pauze relativisht të gjatë, rikthehet me një këngë e cila është bërë edhe klip, e titulluar “As fejesa, as martesa”. Dihet tashmë se këngëtaret tona të reja e duan patjetër një bashkëpunim me një nga grupet e njohura të Kosovës, është bërë një modë nga e cila nuk po shpëton asnjë.

Kujtojmë këtu Çiljetën me “Tingullin 3”, dhe një vit më pas Elvana Gjatën po me këtë grup dhe një vit më vonë Genta Ismailin. Dhe ja ku vjen Orinda Huta në bashkëpunim me “Energji Band”, një grup muzikor shumë i pëlqyer nga të rinjtë. “Energji Band” ka ardhur javën e kaluar në Tiranë për të marrë pjesë tek “Netët e Klipit” ku është në konkurrim edhe klipi i tyre.

Atë natë grupi i të rinjve kosovarë ka gjetur një ambient shumë mikpritës, duke konfirmuar edhe një herë faktin se ata pëlqehen edhe në Tiranë po aq sa edhe në Kosovë. Madje siç e shikoni edhe në foto djemtë e grupit janë zbavitur pa masë tek pub “Tivoli”, lokali i njohur ku shkojnë të gjithë artistës mbasi mbaron mbrëmja e spektaklit “Netët e klipit” çdo të dielë në darkë.

Por ajo që na çuditi më shumë ishte fakti sesi Orinda nuk kishte ardhur atë natë spektakli për të qenë e pranishme së bashku me grupin kosovar. Ndërkohë brenda javës së kaluar këngëtarja Huta ka qenë prezente në dy sfilata, njëra e Geraldina Sposa ku Orinda veshi fustanet e nusërisë që propozon ky dyqan dhe sfilata tjetër ishte ajo e Rezarta Skifterit ku përsëri Orinda bënte modelen. Duket pra që kësaj rradhe Orinda i ka dhënë më shumë rëndësi hobit të saj si modele të cilën e realizon edhe falë gjatësisë së saj, sesa këngës falë së cilës u bë e njohur.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare 

Lexoni Komentet

15 Komente per artikullin “Orinda lë vetëm “Energji Band””

    kaltrina on May 22nd, 2008 10:40 am

    mir ja ka ba qe i ka la vet se kta se meritojn ni femer te bukur si orinda

    ddddddddd on May 23rd, 2008 5:57 am

    Me ose pa ornden kta jane yje

    BoniTa on May 23rd, 2008 9:16 am

    Orinda eshte e ber e njohur me kete kengee .. pa marre parasysh ajo eshte dashur te jete atyy dhe mos ta leree .. edhe pse dueht te shkoj pas hobit te saaj .. po ndoshta kan mundru te jen dhe probleme personale :a

    dita on May 23rd, 2008 10:02 am

    Nrg Band jane nje grup shuuume i mire…Vetem suksesee
    Orinden se kan lan te shpise me shku hhahaha.

    antigona on May 23rd, 2008 11:21 am

    jane grupi im i preferuar , i pershendes shumee

    endrit on May 23rd, 2008 5:12 pm

    po kuj po ja nin

    bardha on May 24th, 2008 11:11 am

    Mos tjau ndin se ma te Fortit jeni sidomos BESNIKU qfar zoni ka e kall krejt…mpuq jeni Ylla

    be on May 26th, 2008 9:22 am

    Paj pune e madhe shume nëse Orinda s’ka qene pjesmarrëse atë natë, me rëndësi ju jeni knaq.JU duaaaaa shuumeee NRG.

    ada on May 28th, 2008 8:23 am

    po dihet se kush jeni edhe prej cilit vemd vini skeni qysh me kan mat mir veq per para ju dua shum

    kaltrina on May 28th, 2008 12:29 pm

    nrg ban you are the best………………………………………………

    kaltrina on May 28th, 2008 12:30 pm

    nrg band ju jeni me te miret

    melli on May 29th, 2008 4:04 am

    mas miri kendojn bile edhe tjeret e marin Besnikun per refren se e ka zonin shum te mir.e ajo keq ka bo qe i ka lon vet,se kenga hit ju ka bo se kshtu e lazdrume osht fort.qysh i doket asej me pas ardh ne KOSOV edhe kta me lon vet.

    ina on June 4th, 2008 6:01 am

    nrg band eshte nje nder grupet me te mira dhe me te pelqyera si ne shqiperi poasht6u edhe ne kosove.nrg band nga kendveshtrimi im jane me te miret……ju pershendes…

    lena on July 6th, 2008 1:31 pm

    ma mir se ki dal se ti atyne sju ki meritu se je kon tip bajat mamir pa ty se me ty

    lena on July 6th, 2008 1:32 pm

    ahahah olinda huta palidhje je edhe pse em vjen keq qe po tham

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.