ARDIT GJEBREA në prag të divorcit

Posted on May 20, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

‘Me Anilën mori fund gjithçka’

Nuk është hera e parë që kanë patur divergjen ca në marrëdhënien e tyre në çift por këtë herë duket se nuk mban më. Gjithmonë kanë dashur të kalojnë gjithçka në heshtje pa rënë në sy të të tjerëve, ndërsa në publik shfaqeshin gjithmonë e më pak. Por ja që vjen dhe çasti final ku nuk mund të vazhdohet më kështu dhe mbërrin momenti ku duhet të merret një vendim.

Burime shumë të sigurta për “Bluetooth” bëjnë të ditur se Ardit Gjebrea është në prag të divorcit me bashkëshorten e tij Anilën. Kjo mësohet nga miqtë më të afërt të çiftit e kryesisht ata të këngëtarit dhe producentit të njohur. “Me Anilën mbaroi gjithçka. Po nisin procedurat e divorcit” – kështu është shprehur Arditi në një tavolinë miqsh dhe në fakt kjo është një ndër të paktat herë që ai flet për familjen e tij e kryesisht për gruan.

Në festivalin e ‘Këngës Magjike’ të vitit të shkuar, por edhe më parë Ardit Gjebrea në krah të tij për organizimin e evenimentit të përvitshëm ka patur bashkëshorten Anila të cilën nuk ka nguruar ta quajë dhe si krahun e tij të djathtë, pa ndihmën e së cilës nuk do të mund të bënte dot asgjë. Por mesa duket dashuria mes ciftit ka përfunduar ndaj kjo është edhe arsyeja që i çon drejt divorcit. Mësohet se kërkesa për një vendim të tillë erdhi nga Arditi i cili ia ka bërë të ditur bashkëshortes së tij, ndërsa kjo e fundit ka kundërshtuar.

DEKLARATA
Pak kohë më parë në një intervistë kantautori Gjebrea do të shprehej: Së bashku me bashkëshorten time, Anilën, ne kemi bërë një zgjedhje që të punojmë së bashku. Kështu, në një farë mënyre, plotësojmë edhe atë kohë që do të na mungonte nëse unë do të punoja diku vecmas dhe ajo diku tjetër. Kjo e jona është një familje ndoshta e konceptuar pak ndryshe nga të tjerat, në sensin që gjithçka e kemi të lidhur bashkë, qoftë në jetën private qoftë edhe në atë profesionale.

Duke qenë pothuajse 24 orë së bashku ndajmë të gjitha problemet dhe gëzimet që kemi. Nëse nuk do të ishim vazhdimisht të dy bashkë, mungesa do të ishte shumë e gjatë (për shkak të punës që kam) dhe do të linte gjurmët e saj në marrëdhëniet tona. Them se kjo është zgjidhja më e mirë për të dy. Eshtë pak e vështirë për djalin, por unë i jam vërtet mirenjohës Anilës, është ajo që i qëndron pranë në çdo moment.

Mua në fakt më vjen pak keq që nuk arrij t’i dedikohem atij, aq sa do të dëshiroja. Megjithatë, ne jetojmë dhe punojmë për t’i lënë një trashëgimi Jonit, i cili është e ardhmja e familjes sonë.” Dhe në të vërtetë burime pranë çiftit Gjebrea tregojnë se Arditi nuk është thuajse kurrë i pranishëm në shtëpi, dhe se djalin e sheh fare pak. Joni është i lidhur shumë me të ëmën, e cila e ndjek në çdo moment, duke qenë kështu një mama shembullore

JONI
Djali i çiftit Ardit dhe Anila Gjebrea ka lindur në 18 Maj 1991 dhe nesër ai feston 17 vjetorin e lindjes. 17 vite më parë Joni do të bëhej ndër fëmijët më të famshëm në Shqipëri ku të gjithë e mbajnë mend emrin e djalit të këngëtarit me anë të këngës që u bë hit në fillimin e viteve ’90.

Sot ai është si të gjithë adoleshentët, veçse mban një mbiemër që i sjell krenari, por shpeshherë edhe paksa probleme. Ngjashmërinë fizike me babanë e tij mund ta vërë re gjithkush, por Joni pohon se nuk dëshiron të ndjekë rrugën e të atit. I pëlqen shumë pianoja dhe volejbolli ndërsa një hobi tëvërtetë ka dhe internetin, si një navigues i mirë që di të bëjë edhe shumë gjëra të tjera me anë të tij

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.i.P. - Gazeta Elektronike Shqiptare

Lexoni Komentet

61 Komente per artikullin “ARDIT GJEBREA në prag të divorcit”

    Lulja on May 20th, 2008 5:16 am

    aje normal more ardit qysh don mu nda prej grus ku eke djalin 17 vjeq a veq pse je i famshem te ndana prej grus po veq mos harro gjeja ma e famshme dhe ma e qmushme eshte familja .

    Pejanja on May 20th, 2008 5:43 am

    Ne mesin e shqipetareve eshte nje demokraci shume e tepruar, nuk me çuditin keto gjera ne mesin e yjeve dhe te politikaneve, per mendimin tim kete pune te divorceve duhet te rregullohet me ligj se shume jemi bere te lastruar dhe demokrat te medhenje qe ti braktisim te arriturat e tona dhe qi gjuajme ne skutet te ndryshme…
    Ardit me lavdatat e tua per Anilen dhe Jonin duhesh te jesh nje baba shume i turpruar, femija nuk shitet per nje dashuri te re, ke bere para e tash te luajsh me dinjitetin familjar kjo ne moshen tende tregon shkelje e drejtes familjare. Eshte nje gje shume e keqe nga ana e Arditit, kjo eshte shkolle per rini.

    ana on May 20th, 2008 5:59 am

    Ardit je i mrekullueshem si ne skene si ku do qe je,me jen keq qe po e ndegjoj kete lajm por jeta prap vazhdon,suksese ne te ardhmen ty edhe familjes tende.

    ERION on May 20th, 2008 6:36 am

    Ardit nuk mundem ta besoj kete thashethem besoj se nje njeri si ty me kaq intelekt kurrsesi nuk mund te beje te tilla gjera aq me teper ne kete moment kur keni kaluar kaqe vite bashke

    melli on May 20th, 2008 7:02 am

    shum u befasova kur pi shoh ket lajm.arditi me pelqen i ka hije gjithqka.por pom dhimet edhe anila.po qka ti bojsh jeta vazhdon ndoshta sju shkon mo, jeta me zor nuk qohet.

    ylli on May 20th, 2008 7:28 am

    shum u befasova kur po e shoh ket lajm ndoshta sju shkon jeta me zor

    ALKETA on May 20th, 2008 7:29 am

    paska vdekur besniku (larg qofte) qe po e le vajzen more ardit???

    manu on May 20th, 2008 7:32 am

    ja fute kot tani qe po divorcohesh

    besa on May 20th, 2008 8:00 am

    o ardit ti sje normal

    AZZURI on May 20th, 2008 8:10 am

    ISHALLAH ndahesh e vdes, se ma mut njeri se ti nuk ka.Kejt cmimet e Kenges Magjike i ki dhan me te njofshum edhe per pare.Ska faj gruja qe ste don bre.!!!!!

    tea on May 20th, 2008 8:15 am

    nuk e besoj kete thashetheme.po te ndahej rditi nga Anila kete do ta bente shume kohe me pare dhe do te bashkohej me Parashqevi Simakun qe kishte nje dashuri te ndaluar.

    rina krasniqi on May 20th, 2008 8:46 am

    tani ghithqka eshte e mundur -por qe nuk po me vjen mire aspak nga ti ardit -meghithat te deshiroj c’do te mire

    besssa on May 20th, 2008 8:47 am

    jjaaaaaaaaaaaaaaa ardit koke tu ba gabim trashanik mos vazhdo keshtu por ndrysho mendjen se do pendohesh pastaj

    elson on May 20th, 2008 8:53 am

    more ardit ste kane hije keto qe ben

    nukedi on May 20th, 2008 8:53 am

    nuk e kuptoni qe arditi eshte gay?

    MIKI on May 20th, 2008 8:57 am

    Ju lutem te mendoni mire para se te vendosni qe ta beni hapin e madh per divorcin mos i harroni vitet e bukura qe i keni kaluar bashk dhe djalin qe eshte viktim e juaja nese e lendoni kaq shume , ju uroj cdo te mire dhe paqe ne familjen tuaj. Me respekt F.H. Prishtine

    MIKI on May 20th, 2008 9:21 am

    Pasuria nuk te jep dashuri, por dashuria na ben te pasur.

    leticja on May 20th, 2008 9:32 am

    e ke mendjen te vajzat e reja pika te rafte ato jane per djalin tand e jo per ty

    valeta on May 20th, 2008 9:49 am

    a je normal o ardit deri dje thojshe e kom krah t djatht anilen tash po thu po du mu nda me siguri ke gjet naj tjeter

    tringa on May 20th, 2008 10:32 am

    pse bre po rreni,po a jeni bre normal,arditi para nje jave ka qe ka qene ne kosove,me i dashuruar se kurre ne anilen….kjo eshte nje dezinformate e kulluar edhe ai qe e ka perhape kete ne burg duhet me hi.Ata duhen si kurre me pare,ne te vertete si gjithmone qe jane dasht

    eda on May 20th, 2008 10:35 am

    o ardit a te kan len trut qe po don me u nda me anilen qe ka ber gjithcka per ty…………

    viola on May 20th, 2008 10:55 am

    ardit zoti ta beft qaren se valla shum kq qe po ndahesg nga gruja

    vali on May 20th, 2008 11:29 am

    qyqa ska noj te keqe me u nda, s’kuptoj pse e merrni kaq keq.. me mire te jene te ndame e te lumtur sesa e kunderta.. nuk ja vlen te jetosh me dike kur nuk e do me, se edhe ate person e lendon !

    roni on May 20th, 2008 11:38 am

    iha ardit a je normal me lon djalin 17 vjeq edhe grun po tash don em u martu me qfar mashkuli aa se ti je nifar pederiiiiiiiiii

    fiti&deti on May 20th, 2008 11:48 am

    nje njeri siq je ti ardit me nam sma mer mendja qe e bene nje gje te tille .Te ndahesh nga Anila pas kaq vitesh me duket diqka e pazakonte mirepo gjithqka eshte e mundur ne jete edhe kjo ndodh edhe pse me e prish familjen duhet nje arsye shume e forte .Nje njeri intelektual siq je ti sme besohet qe e bene nje veprim te tille mirpo ky eshte vendimi yt ose eshte thjeshte nje thashetheme ishalla don zoti e eshte kjo e fundit te uroj fat ty Ardit dhe familjes tende

    arbenita on May 20th, 2008 1:07 pm

    ti nuk koke normal more ardit qysh po don me unda prej gurje marree duhet me te ardh allahaah

    perpa on May 20th, 2008 1:29 pm

    O Ardit GJebrea me vjen keq shume qe ndjegjoj nje gje kaq te hidhur nga nje artist i famshem sikur ti qe besh nje gje te till eshte turp ..qfar shembulli i jep te rinjeve te sodit kur per nje dashnore e le familjen turp i madh me ke zhgenjyer tej mase kam qen adhurus i yti i flakt por tasht me nuk do jem ..jam nje kosovar jetoj ne Gjilan …

    lila on May 20th, 2008 2:12 pm

    mamer mes u ndaj nga gruja
    se e ki edhe djalin see keq ashtu mi lone djalin vetem

    bulza on May 20th, 2008 4:03 pm

    une cdo here e kam adhuruar Arditin shume ,mendoj se rrall ka persona si ai,i mencem etj etj porrrrrrrrrrrrrrr tani po e prishka imazhin e tij,me nuk do te jete i vlefshem qysh ka qene me kete potez ne jete qe po ben gjithcka do marr fund ne jeten e tij,me vjen keq

    111111 on May 20th, 2008 4:23 pm

    Asnjehere sme kishte shkuar mendja qe ti Ardit do te bije ne nje nivel me artista tjere qe sdijin shka me bo veq mu nda!Mos harro se gjeja e fundit eshte ndarja.Eshte mekat te prishet nje familje e mrekullueshme si e juaja, por si duket ka hy ne mode ndarja…TURP TURP TURP

    Korab Shala on May 20th, 2008 5:12 pm

    Ndodhe,megjithate e pabesueshme te behet nje ndarje e tille.
    Mund te japim mendime te ndryshme por me se miri dhe te verteten e dina ata te cilet jetuan 17 vite bashk dhe shpresoj se do te jetojne akoma.

    fitor on May 20th, 2008 6:40 pm

    tung ishalla nuk asht i vertet ky lajm ishalla asht veq thashethem

    lumA on May 21st, 2008 5:06 am

    gjithmon m e ka pelqy arditi si kengetar ehd ekangen magjike e bajke shum interesant …..amo tahs shum po deshprona me vet vendim te arditit .te ndahej nga gruja pas 17 viteve kjo esht shum keq dhe dot ndikoj shum keq tek aj jam esigurt…megjithate ata i din punet eveta me mir se te gjith ne..nese kan zgje kete uroj q e tjet vendim i qellua rper te dy…prap ju uroj suksese ne jet te treve..jonit aniles edhe arditit

    blerta on May 21st, 2008 7:10 am

    shume po me vjen keq por me siguri arditi e ka gjet dikend tjeter e po don mu nda prej gruas

    linda on May 21st, 2008 7:32 am

    nese nuk ka pasur dashuri mes tyre atehere me mire le te ndahen, por ai qe jeton shume vite e me von e kupton se ska dashuri per mendimin tim eshte idiot i madh,(arditi) te krijosh familje e pastaj te te del gjumi, duhet te frigohesh prej ZOTIT (nuk te falet), divorci duhet te ndodhe vetem ne rast tradhëtie…. uroj qe te jete thashethem

    jeta on May 21st, 2008 10:45 am

    ardit kurgja nuk koka puna jote ti nuk koke njeri,qa po te vyen fama kur nuk ke moral,te kam pas eidhull por ma as kangen nuk ta ndegjoj bajuuu

    lula on May 21st, 2008 11:42 am

    Arditë suksese ty e do zoti lajmi i plasuar të jetë thashethem .Divorci është solucioni i fundit vetëm atëher kur dy persona bëhen të pa durushëm për njeri tjetrin, ose kur në mes është një i tretë.

    besa on May 21st, 2008 11:55 am

    o ardit aje nermal po qysh po dan mu unda prej grus e pi djalin fanqse mu kon i lumter e ti po dan me u nda

    miranda on May 21st, 2008 4:46 pm

    Kjo eshte dicka normale dhe e paevitueshme ne jeten tone private. Arditi eshte i vetedijshem per nje hap te tille ne jete shpresoj, dhe nuk besoj se e ka marre kete hap vec ashtu pa u menduar. Te uroj suksese ne jete dhe karriere, Ardit!

    e charta on May 22nd, 2008 3:54 am

    qeqeqeqe shqiptart e zi qka po bojn tu ju perzi arditit pse po dahesh aje nermal asje nermal po leni more mo kto sene te kota aman o shqiptar leni kto sene a mendoni more ju mu mush mend naj her ajo eh tonaj kishe kemi marr pavarsin jemi bo shtet ,ppp.tem jemi bo shtet gjith tu ja bajt dertin tjeter kujt a pse vet i kemi punt kersh si kshyrim ncncncn marre nje budall bjen krejt i bon tjert ju qa jeni tu bo marri per neve osht qe jemi shqiptar marri me ksi sene te kota mu marr aman breh msonu nje her eh pergjithmon vetem jeten e juve kshyrne drejtone tjert mos i shikoni se shum mbrapa mbeteni si gjithmon jemi kan te praapambetur…..

    blerta on May 23rd, 2008 6:06 am

    Ardite a e din qka je ka vepron se grua me te mire nuk ke me mujte me qete po mendoje nga zemera se per nga bukurija nuk oshte asgje ncncnc nuk te ka hije me vepru ty keshtu..

    lumushja on May 23rd, 2008 4:53 pm

    jo bre ardit ti se ke meritu me nejt me at gru se ti je bo nifar pisi i madh i shiptaris te urrej.Anila jepje divorcin se je krralic ti

    dona on May 25th, 2008 6:31 am

    do zoti qe kjo qe arditi te ndahet nga anila te jet veq nje THASHETHEME.

    visar on May 25th, 2008 6:58 am

    o more ardit pse ke bo fam sdomethon me u da prej grus edhe fedmijes qe jam me te qmueshmit ne bot.mos u sill si budalla e leri keto

    Arieta on May 26th, 2008 12:55 pm

    Jam nje mike e afert e familjes Gjebrea, lexova komentet e mesiperme. Po ju njoftoj te gjitheve se eshte vecse nje shpifje e poshter e Gazetes Shqiptare. E drejta do te dale dhe do merret vesh se cili ka qene qellimi i kesaj shpifje kaq te ulet. Arditi dhe Anila jane nje cift i mrekullueshem, ndaj fansat e tyre te jene te qete e te mos e shajne Arditin e shkrete duke u bazuar vetem ne disa thashetheme ordinere se perndryshe do te thote se ata qe e kane bere ja kane arritur qellimit.
    Ata jane non stop bashke dhe ndoshta kjo i ka bere xhelozet dhe ziliqaret te sajojne gjithfare thashetheme per te hedhur balte mbi artistin tone. Arditi eshte jo vetem nje artist i madh, por edhe nje familjar sh i kujdesshem dhe eshte me i dashuruar se kurre me gruan dhe djalin e tij. Ata duhen kaq shume sa deshirojne te kene edhe nje femije tjeter. Lerini njerezit te qete dhe dhe mos perdorni fjale ofenduese.

    antigona on May 26th, 2008 1:35 pm

    mosni bre, gjynah, te dy Arditi me Anilen ishin tek 10 vjetori i rtv 21 n prishtine. Ishin per bukuri, sot na thane qe nje gazete e qujtun vflp ne tirane e paska pergenjeshtru lejmin e divorcit, nuk eshte aspak i vertete. Mos e shani djalin e shkrete se po e don fort grun e vet,

    tesa on May 26th, 2008 1:51 pm

    nese esht e vertet esht nje vendim shum i gabuar,te pakten duke i pas parashysh vitet qekan kaluar bashk e sakrificat e gruas gjat ketyre viteve.shum gabim

    Anonymous on May 26th, 2008 3:10 pm

    nuk eshte aspak e vertete qe jane ndare, rrini te qete. Jane duke punuar per nje projekt te madh qe do te nise ne vjeshte, sot i pame per dreke ne nje tavoline afer tones. Po qeshnin e po kenaqeshin me disa miq. Mos i fyeni njerezit kot fare se eshte turp, ata dukeshin sh happy me njeri tjetrin, keshtu qe kursejeni helmin se e keni kot.

    lejla on May 26th, 2008 3:18 pm

    mos flisni kot se jo vetem qe nuk jane ndare, por sot i kishim ne nje tavoline prane nesh ne nje restorant ne mes te Tiranes. Ishin me dy miq dhe dukej qe e kishin yll situaten se po qeshnin e po flisnin me ze te larte per nje projekt qe mesa duket fillon ne vjeshte. Mos shani e mos mallkoni se eshte turp, kur do beheni njerez, si mund ti uroni dikujt vdekjen, dijeni qe ju bie ne koken tuaj mallkimi. Nje gazete ne Tirane e ka pergenjeshtruar lajmin se i paska ruajtur dhe thonin se jane gjithmone bashke, mos ja kini gajlen atyre se paskan 20 vjet bashke, shihni ciftet e reja qe bejne cfare nuk duhet.

    Anonymous on May 26th, 2008 5:59 pm

    Hey i kam komshinj, jemi ne nje pallat. para ca ditesh bene feste te madhe per ditelindjen e djalit, mos i ndani njerezit kot ore. Akoma merreni me gazetat ju? ato e bejne priftin me barre, bejne qejf ato se nuk ja u ve kush nje bombe aty. Tani jane te gjithe gazetare dhe abuzojne me kete, shiteni gazeten me lajme me te bukura e jo me shpifje ordinere e pa baza. I ndani e bashkoni njerezit si t ju doje oreksi. Mjaft se late nam…cifti gjebrea jo vetem qe nuk eshte ndare, por as qe kane ndermend, kam marre vesh dicka te re se fundi… dicka sh e vecante flitet

    linda on May 27th, 2008 5:31 am

    ha ha, i pame te dielen ne tropikal ne Durres me disa miq. Vdesin shqiptaret per thashetheme, sidomos kur behet fjale per te ndare njerezit. Ishin per bukuri, fol e qesh. Kushedi kujt i ka hypur zilia dhe ka vendosur te perhapi fjale per ta, faji eshte i gazetave qe shkruajne thashetheme pa i verifikuar. Turp Gazeta Shqiptare, e mbanim pak si me ndryshe, por edhe ajo si gjithe te tjerat. Tani nuk i beson me askujt, a kane familje vete ata njerez, a kane femije. Nejse uroj qe kjo te mos ndikoje tek gjebrete, kane gjithe respektin, dhe dashurine tone. Shpresojme ta kalojne edhe kete sulm te gazetareve ashtu sic kane kaluar sh te tjera dhe dashuria e tyre te jete edhe me e madhe. Fansat e tyre te qetesohen se kur i pame ne SDurres me besoni u gezuam shume

    Anonymous on May 27th, 2008 7:19 am

    jo bre nuk jan nda. Jan ma t dashunum se kurr, i njof prej afer, i kam taku para 1 jave n Kosov. Ishin n festen e Rtv 21, kane ken shume t merzitun para disa mujsh se deshen me ba 1 fmi dhe doktoret ja nderprene, e shoqja e humbi ndersa ishte 3 mujsh shtatzane. Don Zoti e ju jep nji fmi tjeter se o dojn shum me e pas. ju doni me i da. Boll ma se i lujtet mensh njerzit e shkret, mos i shani se ju vret Zoti.

    idriz on May 27th, 2008 12:40 pm

    mos u merrni me jeten e te tjereve, gazetat nuk asht hera e pare qe shpifin. Ardit Gjebrea, je i madh e i mrekullueshem. Te gjithe e dime sa shum e don familjen, leni t flasin te tjeret sa te dojn. Shqiptaret s kane buk me hanger pa u sha nuk rrin. Vazhdo me komponu e me kendo, lum shpia e Shqipnia qe t kane. Dashte Zoti e ti plotsofte ty e grs tande te gjitha deshirat

    elita on May 27th, 2008 1:28 pm

    Une nuk e di se ku po marin keto informacione per dik qe nuk i gje sidoqoft ajo esht jeta private e tyre e nuk esht me rendsi se kush qka po flet,ishalla jetojn bashk Arditi me Anilen i deshiroj jet te gjat dhe te lumtur.

    njomza on May 27th, 2008 6:10 pm

    valla nuk ma merr mendja qe ARDIT GJEBREJA merr ket vendim po une personalisht mendoj se te ARDITI nuk ekziston fjala ‘divorc’

    tolche on May 28th, 2008 5:53 am

    nese nuk shkon ndaju,nuk asht aq tragjike si po e marin,jeta me probleme asht e gjat,ti e di me se miri.te uroj fat

    EDI on May 29th, 2008 1:43 pm

    qysh mare ardit djalin e ki 17 vjet e po ndahesh nga anila a dish veq pse je bo i famshem po duke mu nda pi grus me rndsi eshte familja veq apet se di ndoshta te ka tradhtu aty sdihet ciaooooooooooooooo nga edi….

    idriz on June 3rd, 2008 3:32 am

    Arditi ishte me Anilen ne pritjen e Ambasade Italiane. I pame tek te gjitha lajmet ne televizor. Qofshin te lumtur gjithmone.

    Blerta on June 5th, 2008 6:39 am

    Nuk eshte e vertet se jan nda ,ata jane shume te lumtur.Ata te cilet shkruajne per jane vetem njerez te keqinje.

    Idro on June 14th, 2008 12:46 pm

    Mire, nuk eshte fundi i botes nese ndahen, edhe ashtu si jane nuk shkon me. Vazhdimisht nen percjelljen e Aniles, ajo nuk mund ta mbaje kete lidhje me zor. Ndoshta pas ndarjes ajo do t’i kushtoj me shume vemendje vetes dhe djalit te saj duke e larguar vemendjen nga vezhgimet se ku ndodhet ne cdo sekond Arditi.

    Zana on June 14th, 2008 12:50 pm

    Ke shume te drejte Idro, ajo nuk i ka kushtuar asnjehere rendesi vetes se saj. Asnjehere nuk eshte dukur bukur, apo te jete veshur me shije. Vazhdimisht pa grim dhe nen hijen e Arditit. Duket se kjo lidhje nuk i ka bere fare mire. Ndoshta ka qene teper xheloze dhe kjo e ka shkateruar. Me mire do te ishte ta bente Arditin te vraponte pas saj, se sa qe ai ta mbaje per gjynaf.

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.