Gazeta Shqiptare: Dasma e blinduar e Jonida Maliqit
Posted on May 14, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte
në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie.
Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, e veshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë duke pritur orën 19:30, momentin kur startonte dasma. Lule dhe dhurata pafund për çiftin. E ndërkohë që sapo hyjnë në sallën e dasmës rojet, që kërkojnë ftesën. Pastaj turma e njerëzve zhduket, kur e privilegjuara, nusja nis parakalimin me babain e saj. Të gjithë sytë i kanë tek ajo. Bashkëshorti, Genti që e pret buzagaz dhe ritualet e rastit.

Nusja
Ajo është e qeshur, ndryshe nga nuset e zakonshme kur edhe u duhet të lotojnë. Kalon duke përshëndetur me një buzëqeshje miqtë, e ndërsa babai e saj “e dorëzon” tek Genti duartrokitjet nuk pushojnë, aparatet fotografikë të miqve po ashtu. Shkëmbejnë unazat dhe vjen radha e tortës, pastaj një tjetër puthje. Menjëherë pas riteve miqtë afrohen ta urojnë. Dhe sigurisht çifti Nina dhe Avni Mula janë të parët, që urojnë çiftin e sapomartuar. Më pas kolegë të tjerë këngëtarë, muzikantë, regjisorë, Pali Kuke, Aurela Gaçe, Sajmir Çili e me radhë miqtë e tjerë. Pastaj vijnë fotot. Të gjithë duan të kenë një foto kujtim me Jonidën nuse.
Atmosfera
Një dasmë aspak tradicionale shqiptare. Më së shumti i ngjan atyre që kemi parë në filmat hollivudianë. Gjithçka me finesë. Në tavolinat e mbushura me kokteje të ndryshme mbizotërojnë lulet e bardha, më tej qirinj po ashtu të bardhë. Çifti që me gotën e shampanjës shkon tek të gjithë miqtë me radhë për t’i falënderuar. E ndërkaq zyrtarizmat mbarojnë. Muzika nuk është më e qetë, por bëhet më alegro. Të gjithë kërcejnë, këndojnë, pinë, takohen me njëri-tjetrin, bisedojnë. Ora një pas mesnate ka shënuar fundin e kësaj ceremonie, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet festa me familjet e përbashkëta të çiftit.
Propozimi për martesë
Një vit më parë, në muajin maj të 2007-ës, Jonida Maliqi u zgjodh nga “Geraldina Sposa” për të qenë imazhi i saj VIP për atë vit. Pas sfilatave të modeleve përkatëse, në fund doli Jonida e veshur nuse. Të gjithëve u pëlqeu mjaft, dhe petku i nusërisë sikur do ta lajmëronte që do ta vishte vitin tjetër, por këtë herë në jetën reale dhe jo për sfilim. Më shumë nga të gjithë të tjerët u mrekullua i fejuari i saj, Genti, i cili vetëm pak ditë pas sfilatës i bëri të dashurës së tij të zemrës propozimin për martesë, në mënyrë mjaft emocionuese dhe elegante.
Unazat
Unazat nuk i përkasin atij rrethit tradicional që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Si Jonidës ashtu edhe Gentit gjithmonë u ka pëlqyer që të kenë diçka ndryshe nga e zakonshmja, duke dashur gjithmonë të qëllojnë në shenjë me preferencat e tyre. Unazat që çifti zgjodhi për ditën e tyre tëdasmës janë blerë në Paris dhe i përkasin firmës “Guceron”. Mjaft interesante, një rreth relativisht i trashë me disa kombinacione të vogla.
Tatuazhet
Në fakt, Jonida dhe Genti kanë në duart e tyre një rreth akoma më të shenjtë. Vetëm pak kohë më parë, në gishtat që mbahet unaza e martesës ata kanë realizuar dy tatuazhe në të cilat shkruhet emri i tyre: Gent dhe Jonida. Një tatuazh në lëkurën e tyre që simbolizon dashurinë për të mos u fshirë kurrë më. Në pjesën e pasme të gishtit Jonida ka shënuar edhe dashurinë e dytë të saj, muzikën, simbolizuar kjo nga çelësi Sol.
Darka e së shtunës
Dy janë ditët që zhvillohet dasma e çiftit. E enjtja që sapo lamë pas, ku u krye dhe ceremonia e celebrimit dhe dita e sotme, pra e shtuna. E pikërisht sot në ambientet e Hotel Sheraton zhvillohet një darkë madhështore, tipike tradicionale shqiptare. Si Jonida ashtu edhe Genti kanë vendosur të kenë një darkë të përbashkët me të njohurit e tyre. Ky vendim është marrë sipas tyre pasi prej katër vitesh ata bashkëjetojnë dhe do të dukej shëmtuar që të zhvillohej riti tradicional që dhëndri e merr nusen nga shtëpia. Prej katër vitesh ata janë një, dhe kjo është mënyra më e mirë që kanë zgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Është një darkë intime, ku do të jenë të pranishëm 200 persona, miqtë më të afërt dhe të ngushtë të çiftit.
Fustanet
Fustani i ditës së celebrimit ka qenë Vintage, i stilit të viteve ’50. Sikundër gjithmonë ka dashur të bëjë diçka ndryshe nga të tjerët, duke i qëndruar preferencave origjinale, edhe këtë herë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. I ka pëlqyer mjaft që kur e ka parë për herë të parë dhe ka dashur ta lërë surpirizë deri në fund.
Për sa i takon darkës së të shtunës, dy fustanet e kësaj nate kanë ardhur ekskluzivisht për Jonidën nga “Geraldina Sposa”. Fustanin e parë ajo e ka zgjedhur që më parë, teksa shfletonte katalogun e vitit 2008 të Pronovias. Është pikërisht modeli i Emanuel Mota, ndërsa fustani mban emrin Cairo. Një fustan tipik nusërie. Fillimisht vjen busti, ndërsa më pas vjen fryrja gjigande e princeshës. Ka një ndryshim në fryrjet që i bëhen zakonisht fustaneve të nusërisë. Ai ka dy volume fryrjesh. Është i këndshëm dhe i thjeshtë në ngjyrë të bardhë. Pasi të jetë lodhur dhe atmosfera të jetë ndezur në maksimum, vjen dhe momenti që Jonida të ndërrojë fustanin për të treguar një tjetër të tillë, por këtë herë të shkurtër. Ai do të jetë sipër gjurit, po në ngjyrë të bardhë. Pikërisht ky fustan ka qenë në sfilatën e 2008-s së Pronovias, i cili gjithashtu do të bënte pjesë në koleksion edhe për 2009-n. Një veshje nusërie që i përket viteve ’40, pa dekolte, por me një pjesë tyli i ndërthurur me pala dhe trëndafila në disa breza.
Looku
Grimin Jonida ia ka besuar mjeshtrit Edmond Lako, ndërsa nuk ka qëndruar larg saj edhe mikesha e saj, Ema. Duke pasur gjithmonë një pasion për ta realizuar grimin vetë në pjesën më të madhe të evenimenteve ku ka qenë pjesëmarrëse, edhe këtë herë këngëtarja nuk ka lënë pa orientuar me anë të katalogëve të ndryshëm, duke shprehur kështu dëshirën e saj. Flokët i ka lënë në ngjyrë të kuqe, shoqëruar nga ondet dhe një kapje fine. Në uniformë me fustanin, nusja ka zgjedhur për të vënë në kokë një aksesor të William Sharp. I punuar vetëm me gurë të mëdhenj Zwarovski, nuk i përket stilit të kapeles, por diçka që i ka shkuar në mënyrë perfekte veshjes së saj të nusërisë. Po kështu, edhe sandalet të cilat mbajë firmën e Renne Caovilla-s, shoqëruar nga gurë Zwarovski.
Të ftuarit VIP
Në pamundësi të pranisë së disa të ftuarve VIP që Jonida kishte zgjedhur për të qenë të pranishëm në dasmën e saj, për shkak të angazhimeve të tyre koncertore nëpër vende të ndryshme, të pranishmit kanë qenë të përzgjedhur. Në darkën e madhe, Jonida ka zgjedhur një ndër mikeshat e saj më të mira, Aurela Gaçen e cila ka ardhur para pak ditësh në Tiranë, enkas për dasmën e Jonidës. Të ftuar do të jenë gjithashtu edhe Rovena Dilo, Alma Bektashi, Malta Susuri, Endada dhe Gerdi Vaso, Klodian Qafoku, Edmond Lako si dhe shumë të tjerë. Ndërsa këngëtarët që do këndojnë për kënaqësinë e çiftit, familjarëve dhe të të gjithë të pranishmëve janë Bujar Qamili dhe vëllezërit korçarë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare
Lexoni Komentet
45 Komente per artikullin “Gazeta Shqiptare: Dasma e blinduar e Jonida Maliqit”
Komento




ilir on May 14th, 2008 3:34 am
Urime Jonides dhe Gentit .Ciftit jete te gjate ne jeten bashkeshortore dhe vitin tjeter me djale urime nga zemra urime .
lora on May 14th, 2008 3:43 am
Pse Nuk ka foto ma shumm URIME JONIDA TY DHE GENTIT SHUMSHUM
migi on May 14th, 2008 3:45 am
shum e bukur, si nje dasem perrallash
ermi on May 14th, 2008 4:03 am
urimet e mia te perzemerta per ciftin qe sapo ka lidhur jeten me njeri tjetrin.te dy e meritoni nje jete te lumtur dhe nje urim i vecant vjen nga te gjith shqiptaret ne frankfurt.ishalla me nje femije tani dhe me sh lumturi dhe harmoni ne jeten tuaj.
ERZA NGA KOSOVA on May 14th, 2008 4:10 am
URIME URIME JONIDA JE NJERI PERFEKSIONIZEM MAXIMAL , TE LUMTE GJITHQKA BEN M E SHIJE TEPER TE MIRE JE E PERSOSUR, PO LEXOJA KET ARTIKKULL DHE U FASIONOVA PER KETE MREKULLI QE VETM TI DI TE BESH,URIME JETE TE GJATE DHE NJE MAMI E MREKULUESHME NE TE ARDHMEN
TE DUAM SHUME NE KOSOVE
arta on May 14th, 2008 5:43 am
Jonida je dukur shum e bukur te uroi gjith te mirat ne jete dhe ne martes
Denisa_Frankfurt on May 14th, 2008 6:43 am
Urime per ciftin , jete te lumtur bashkeshortore
era nga gjakova "kosova" on May 14th, 2008 7:31 am
urime paqit fat dhe jet te lumtur Jonida dhe Genti
Belhidushja on May 14th, 2008 8:43 am
Urime Jonida edhe ty Gent qift i perkryer besoj…
ilir on May 14th, 2008 9:10 am
urime per ciftin dhe sa me shume femije me mir vajza qe te dalin kengetare se babain nuk ja njohim
semra on May 14th, 2008 10:45 am
urime urime martesen jonida edhe genti nje jet te gjate e te lumtur
irida on May 14th, 2008 10:52 am
Urimet me te perzemerta per ciftin e sapo martuar….Jonida & Genti….Vetem dite te bardha per ju.
kaltrina on May 14th, 2008 1:28 pm
urime nga zemra shpresoj se do te jeni te lumtur dhe jet te gjat e te lumtur
Anonymous on May 14th, 2008 2:35 pm
urime ciftit te trashegoheni jet te lumtur dhe se shpejti me nje beb hahha
URIME
Abi on May 14th, 2008 3:55 pm
Urime Urime shum Jonida dhe Genti ishalla dhasht zoti te gjithmon te jeni bashk ju deshirj gjdo te mri ne jet Jonida je e mrekullushme zemra po edhe genti jeni te dy shum te mir mpuch shum
Albana on May 15th, 2008 3:03 am
urime dassma me e bukur qe kam pare e degjuar
urime urime jonida
magdalena qorri on May 15th, 2008 4:51 am
jonida .
urimet mete mira nga zemra
jam nje fansia jote , dhe se bashku me vajzen time qe te ka idhull per shkak te lukut tend te mrekullueshem dhe shume te vecante, si dhe te kengeve te tua qe vijne shume afer dhe shume kendshem per shkak te zerit tend dhe embelsise tende , urojme te kesh nje jete sa me te qete dhe lumtur.
vesa on May 15th, 2008 5:38 am
urime te perzemta
mirela on May 15th, 2008 6:44 am
shum shum te mir jeni ni qika naga gjilani
mirela on May 15th, 2008 6:46 am
poli je shum imir amu kur je me inen je ma imir besoj te jeni qifti ma ilumter i merituar me rrespekt mirsdja nka kosova….
nertiLa on May 15th, 2008 11:40 am
urime paqi nje jet te fort ne dashuri e ne nerva qetsi..hehee i pergezoj si qift..nga prizreni
jeta on May 16th, 2008 5:42 am
i uroj ciftit jete te gjat bashke.sa me shum gezime ne jete.
Leta on May 16th, 2008 5:47 am
Urime je shume e bukur dhe te uroj me gjithe shpirte se je sume inteligjente dhe shume arisokrate ,per ty kame thene gjithmone se eshte kengetarja me intelektuale dhe e bukur Urime
elisa on May 16th, 2008 5:55 am
nuse e perkryer dhe mbi te gjitha me pelqen ideja e tatuazheve
Eljesa on May 16th, 2008 11:20 am
Urimet me te perzemerta per Qiftin e Ri “JETE TE GJATE TE LUMTUR dhe se bashku tere jeten”.
Urime Urime
Urime Urime Urime Urime
Urime Urime Urime
Urime Urime
Urime Urime
Urime Urime
Urime Urime
Urime
Nga Prishtina, dhe tere KOSOVA.
manuel gazheli on May 16th, 2008 1:26 pm
urime tè pèrzemèrta dhe jetè tè lumtur çiftit….
blenda on May 17th, 2008 11:14 am
urime martesa jonida shum bukur je duk,te uroj jete te gjat dhe te lumtur qaoo
adelina on May 17th, 2008 11:50 am
urime qofshi te lumtur gjithmon
dona ks on May 17th, 2008 2:16 pm
shum bukur ka qen dasma su uroj fat
arta on May 17th, 2008 2:18 pm
nje DAme e jashtezakonshme urimeeeee(l)
popull idiot on May 19th, 2008 12:31 am
hallall jonides je super moderne.
vlora ks on May 19th, 2008 5:31 am
urime jonides edhe gentit,nje dasem e mrekullueshme.urime urime…jonida je shum e mir
irma on May 19th, 2008 8:19 am
Me keni pelqyer qe te dy. Ju uroj jete te gjate bashkeshortore. Jonida je shume linda. Genti je shume guapo.
limi nga kosovaa on May 19th, 2008 10:01 am
qifti ma i bukur ne bot kin qen ju hiq mus te ja nin oki klm per gjith jeten e te lumture
limi nga drenica on May 19th, 2008 10:04 am
urime jonides dhe gentit martesa dhe ishala kaloni ma se mir ne kete bot …? me nje familje me te gjitha deshirat e plotesun ne kete jet edhe ne ata tjetren klm nga limi nga drenica e skenderajt…
genci on May 19th, 2008 10:28 am
pol do te dalsh te shtunen e ardhshme
melisa on May 19th, 2008 7:09 pm
urime qiftit ,dhe ju pergezoj per dasmen madheshtore,dasme hollivudiane
lirije on May 20th, 2008 11:23 am
tung jeni te mrekullueshem ciao.
lirije on May 20th, 2008 11:23 am
jeni te mrrekullueshem ciao.
dafina on May 21st, 2008 10:02 am
urime urime jonida dhe genti,dasma e mrekullueshme,si ju te dyte te mrekullueshem, dafina nga prishtina
Teuta on May 21st, 2008 4:41 pm
Urime shume sukse ne Jete te re bashkeshortore. mbi te gjihta perveq dashuris, Ju deshrioj te keni rrespekt ndaj njeri tjetrit,, Ju pershendes nga Kosova
nesa on May 21st, 2008 6:27 pm
shum te bukurr ini a
ogerta on May 23rd, 2008 10:23 am
urime.e cmund te shtohet me teper ne te tilla raste
dolcinea on May 28th, 2008 4:44 am
whaaaaaaaaaaa urime per kte hap botror.Kjo darsem me vjen mir qe nuk esht si te tjerat esht unike .HA
LLALL
tina on June 7th, 2008 9:51 am
urime urimmme jet te lumtur qiftit te ri veq a nuk munden me bo ni dasem si ton shqiptaret por si ne seriale beni qfar te doni prap shqiptar mbeteni