Sonila Meço braktis ekranin e “Vizion +”
Posted on May 10, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia |
Dërgoja një miku

Miqtë e saj tregojnë se ka shumë mundësi që Sonila të shkojë në televizionin “Klan” dhe këto ditë është në tratativa me presidentin e këtij televizioni për të filluar aty.
Sapo ka mbaruar programin e saj të kësaj të hëne, “Logos”, me një diskrecion të jashtëzakonshëm, Sonila Meço ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga programi i saj i çdo të hëne, por edhe si folëse e edicionit qendror të lajmeve në televizionin “Vizion +”. Padyshim ky është një lajm që iu bëri përshtypje të gjithëve, pasi Sonila me të vërtetë ka lëvizur në disa televizione dhe kjo është mëse normale, por “Vizon +” është padiskutim televizioni që e promovoi fuqishëm imazhin e saj.
Mjafton të kujtoni veshjet që iu bënë autobuzëve të kryeqytetit me fotot e Sonilës, duke na ftuar që lajmet tani e mbrapa t’i ndjekim tek “Vizoni+”, sepse është Sonila, ose vendosja e reklamave gjigante në vende ku ka shumë lëvizje si në ndonjë qendër komerciale etj ku përsëri tregohejqë tek Vizioni ka ardhur Sonila. Nuk është sekret tashmë për askënd lidhja e ngushtë profesionale që Andi Bejtja, tani drejtor lajmesh tek “Klan”, (i larguar pak javë më parë nga “Vizion+”), ka me Sonila Meçon.
Miqtë dhe kolegët e tyre gazetarë thonë që Sonila është me të vërtetë krijesa e Bejtes në gazetari, pasi ata kanë tetë vite që punojnë bashkë. Ne kërkuam që t’i marrim një intervistë Sonilës për të mësuar më shumë mbi këtë vendim të saj, por ajo nuk pranoi të flasë. Atëherë ne duhet të hamendësojmë se çfarë ka ndodhur, pasi nuk na mbetet gjë tjetër. Sonila mund të ketë vendosur që të lejë “Vizion+”, pasi kolegu i saj i përhershëm ishte larguar tashmë, kështu që edhe ajo duhej të largohej.
Vendimi i befasishëm i Sonilës për t’u larguar, kur askush nuk dinte asgjë, erdhi vetëm dy ditë mbasi ishte emëruar drejtori i ri i lajmeve në “Vizion+”, vend që dikur e mbante Bejtja. Mos vallë Sonila ka menduar që mund të kishte një raport të vështirë me Arban Hasanin? Të gjitha këto pyetje mbeten pa përgjigje, por gjithsesi ne jemi të sigurtë se përgjigjet “po” janë mëse të motivuara. Tani mbetet të sqarohet se ku do shkojë Sonila. Dihet se ekrani tashmë është bërë diçka pa të cilën ajo nuk bën dot.
Miqtë e saj tregojnë se ka shumë mundësi që Sonila të shkojë në televizionin “Klan” dhe këto ditë është në tratativa me presidentin e këtij televizioni për të filluar aty. Diskutohet që përsëri Sonila të jetë në edicionin qendror të lajmeve dhe të spostohen në edicione të tjera Reiz Çiço dhe Desada Metaj, të cilët japin aktualisht lajmet në këtë orë. Nëse kjo do të ndodhë, i bie që Sonila të kthehet në atë televizion ku ajo filloi për herë të parë si folëse lajmesh, pikërisht në “Klan”.
Edhe një dilemë e fundit, meqë Sonila iku nga “Vizioni”, po Drini, i fejuari i saj i cili punon aty si drejtor programacioni, do të largohet që andej për ta pasur sa më afër të dashurën e zemrës? Së fundi, mund t’ju themi se ne nuk bëmë gjë tjetër, por kërkuam të hedhim pak dritë mbi këtë ngjarje meqë protagonistja na la në errësirë. Gjithsesi i urojmë Sonilës së talentuar shumë suksese në ekranin e ri që ka zgjedhur.
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare
Lexoni Komentet
13 Komente per artikullin “Sonila Meço braktis ekranin e “Vizion +””
Komento




nocturne on May 10th, 2008 7:22 am
hahahahaahahah kjo eshte me te vertete se ku eshte andi eshte edhe sonila por persa i peket ketyre perzonazheve mua me duket se me rehat kane qene top.chanell ata ishin fiks aty tani me siguri qe edhe sinila shpejt do ta shohim tek klani ..por ama si ne canali e e t-ch ajo nuk do te kete sukses e kam verejtur se kjo levizje e te dyve ishte jo e mire kur kaluan tek vizion + nuk kane pasur ndonje sukses te madh ky mendimi im eshte por mua me duken qe te vizion + deshtuan …tani te kthehen tek klani klani ndoshta eshte media e mire por nuk ka shikueshmeri si top- chanell dhe kjo vertetohet tek te gjithe vendet ku ka shqipetar ..tani klani ka nisur te marr punonjesit e t-ch per te pasur suksesin e ketij te fundit por edhe aldo lipe nuk me duket qe ka pasur ndonje sukses me ate transferimin qe e beri karriera nuk mund te behet ne cdo kanal televiziv por mua ma ha mendja qe kur nje njeri nuk eshte i qendrueshem do te thote qe nuk e do punen e tij por do parane me shume .. une kam respekt per keto perzonazhe kam edhe respekt edhe per 3 kanalet t-ch ,vizion + dhe klan por me i kualifikuar eshte t-ch.. gjithsesi persa i perket drinit te fejuarit te saj soniles edhe pse mund te jete mire shume aty si drejtor programacioni ..opinioni i lolegeve dhe zgenjimi i shefave te vizion+ per sonilen do ta detyrojne drini te largohet keshtu them une ….
leotrim on May 10th, 2008 7:43 am
tung shum te mire jeni
?? on May 10th, 2008 11:12 am
nncnncncnc keq shummmm
nexhat on May 10th, 2008 11:15 am
tung qenke shume e bukur
egzona berisha on May 10th, 2008 3:12 pm
Un mendoj see se Sonila Meco nuk ka lidhje as gjee me big brothe
______drejtesia.....**** on May 10th, 2008 9:59 pm
hhahaha o egzon c’pune ka sonila me bigbrother,hahhaa me shkrive te eshte ber mendja bigbrother ty.
Arijeta on May 11th, 2008 6:49 pm
Sonila me duket si nje njeri qe ka siguri shume ne vetevehte.
E sheh Sonila qe edhe ti mund te mos kesh sukee dikund.
TV Top chanel eshte tv i cili ty te ngriti me teper se qe ishe,por mire bere qe ike sepse filluan te na lodhen syte nga ti sepse gjithkund ishe preente.
E sheh sa bukur funksionon Topi pa ty?Mos u merzitni se edhe vizionit sigurisht ja ke lene kemben e mire,sepse kur ti iken punet vajne me mire.
no coment on May 13th, 2008 3:04 am
kurr sta kisha da mori qik
linushe on May 13th, 2008 9:51 am
tung tung jeni shum te mir
esad on May 14th, 2008 5:47 am
tung shum e bukur je bre ska ma te mir se ti
valbona on May 16th, 2008 9:10 am
me pelqen vertet sonila ka nje
prezentim te vecante
shpresoje se do te shohim ne nje Tv pavarsissht se ne cilin…
vali nga prishtina
Melanerda on May 22nd, 2008 9:03 am
Sonila o bo nji pordhace po ska hik vete mo njerez por e kane hequr……..komshia e Sones ose Soniles
emi on June 11th, 2008 9:45 am
eshte e pregaditur por shume shume mendjemadhe.