Flori pas ndarjes bën jetë nate dhe “ngushëllohet” me Skandinavën

Posted on May 10, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Flori iu afrua miqve të vjetër të grupit “The dreams”, duke frekuentuar lokalet ku ata shkojnë zakonisht, ndërkohë që Soni u zhduk nga qarkullimi. Çfarë mund të kishte ndodhur me çiftin që shkëmbeu puthje të zjarrta në skenën e “Këngës Magjike”? Miqtë filluan të tregojnë se Soni dhe Flori nuk janë më bashkë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk pranonte të prononcohej për mediat

Kemi folur kaq shumë për lidhjen e dy artistëve të njohur Flori Mumajesi dhe Soni Malaj, sa ishte e pamundur të bënim sikur s’ka ndodhur asgjë për ndarjen e tyre. Në fakt me lidhjen e tyre u bë mjaft show edhe gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, ku Soni dhe Flori këndonin një lëngë së bashku me muzikë të kompozuar nga Flori.

Të dy artistët janë lidhur së bashku rreth një vit më parë, kohë kur Soni po përgatiste albumin e saj tek studioja e Florit. Mesa duket orët e gjata të punës i kanë afruar të rinjtë, të cilët ishin miq prej shumë kohësh. Thuhet se në këtë kohë Flori po vuante për një lidhje dashurie e cila sapo kishte marrë fund dhe mbase Soni erdhi në kohën e duhur për të harruar të kaluarën.

Çifti ishte kudo bashkë, madje edhe në klipin ‘Zig zag’, Flori edhe pse nuk kishte një pjesë të tij, ka pranuar t’i bëjë “kontorno” të dashurës në klip. Më pas filluam që në publik t’i shohim veç e veç. Flori iu afrua miqve të vjetër të grupit “The dreams”, duke frekuentuar lokalet ku ata shkojnë zakonisht, ndërkohë që Soni u zhduk nga qarkullimi.

Çfarë mund të kishte ndodhur me çiftin që shkëmbeu puthje të zjarrta në skenën e “Këngës Magjike”? Miqtë filluan të tregojnë se Soni dhe Flori nuk janë më bashkë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk pranonte të prononcohej për mediat. Shpesh njerëzit bëjnë profeci pa dashur, për jetën e tyre pasi në një intervistë të pak kohëve më parë, kur lidhja mes tyre po ecte për bukuri, Flori është shprehur kështu: “Në përgjithësi lidhjet mes artistëve nuk funksionojnë, po nëse unë do ta mendoja këtë gjë, i bie që një ditë edhe unë do jem viktimë”.

Dhe mesa duket kjo ditë ka ardhur por një gjë nuk e kemi të qartë, se kush është viktima edhe pse thuhet se nga një ndarje askush nuk është i fituar. Pak ditë më parë është parë Soni Malaj tek premiera e “Mouline Rouge” e shoqëruar nga e ëma. E nëse në raste të tjera, Soni e mirëpriste aparatin fotografik, këtë herë ka qenë shumë e kujdesshme që të mos i kapnin qoftë edhe një pozë dhe për këtë ka menduar e ëma, e cila nuk linte fotografët të bënin foto.

Dhe po atë natë Flori duket se është zbavitur më shumë se ish e dashura, pasi ka qenë me miqtë tek “Lolly Pop”, një lokal që ai e frekuenton gjithmonë. Nuk dukej fare i trishtuar nga çfarë ka ndodhur, madje shumë i qeshur dhe i afruar me vajzat, por ka preferuar që me modelen Skandinava Lala të qëndronte pak më afër.

Burimi: Gazeta Panorama

Thashetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare 

Pushime ne Shqiperi

Lexoni Komentet

47 Komente per artikullin “Flori pas ndarjes bën jetë nate dhe “ngushëllohet” me Skandinavën”

    edonaa on May 10th, 2008 3:26 am

    fare nuk pershtateshin kshuqe me mir qe jan ndar…e urrej sonin me duket shum kot…tung tung

    fatjona on May 10th, 2008 3:44 am

    ooooooo flori hiq spo te ka hije puthe tjeter kend tash harro at puthje a a e din qe keni qene qifti me i mire

    bleri on May 10th, 2008 4:46 am

    ej flori mos harro qe soni eshte me e mira eeeeeeeeee.

    lumja on May 10th, 2008 5:45 am

    valla shum pom vjen keq s e shum u pershtashin ata dy e dh e shum jan te mir q e te dy po qka me bo ndodhin kto gjera..por hspresoj q e kta te dy do ta rregullojn lidhjen e tyr e prapa

    deni on May 10th, 2008 6:57 am

    edhe pse nuk shkonin fare si cift prap me vjen keq pe ndarjen e tyre.

    laki on May 10th, 2008 6:57 am

    jeni kon qift i pershtatshem po qka me bo.prap flori esht me i mir se soni

    nocturne on May 10th, 2008 7:05 am

    jepi flori ti djale je tek e fundit ajo soni nuk ishte fare per ty …aq antipatike plus qe nuk ishte as tipi yt e persa i perket sonit …nuk eshte ndonje gje puna e saj jo skadinave po beje me ke te duash ..soni nuk ka qene asnjehere e mire per ty dhe veshtire te rehatohet ajo soni duket qe eshte shume pasionante por ka edhe nje huq te madh ka nje xhelozi te semure …. kur nje femer eshte xheloze shume asnje mashkull nuk do qendroje me te sepse keto tipe femrash jane shume posesive dhe te pasurueshme….por tek e fundit keta miq do mbesin ashtu e ka soni mikeshe me shume eshte hahahahha me sinanin ishte e sa do nderroje kjo soni qe ta dini ju adhuruesit e saj …

    Xhia on May 10th, 2008 7:24 am

    soni shummm amo teper e mire po flori nuk po dika mi vleresu femrat

    mergime on May 10th, 2008 7:37 am

    soni per ty ka qen nje lule e tash ti me sa duket e harrove ate e po rri me nje “skandinave ”
    ncncncncncn si soni nuk do te gjesh me

    gona on May 10th, 2008 8:28 am

    flori nuk do t gjesh m femer si soni ncncnc ishalla bashkoni praps e jeni kan nje qift shum i pershtatshem juv du

    dona on May 10th, 2008 8:38 am

    qe te dy ishin te mir

    jeta on May 10th, 2008 10:21 am

    ooooo zott spot vjen maree more qfar femre ke pas:@:@ncnc

    g0nnasS on May 10th, 2008 10:31 am

    SONNI teper e mir po ti si qen krejt femnave jav han!

    mimi on May 10th, 2008 10:38 am

    phaaaaaaaaaaaaaa a koka nda ky me sonin a hahahhaa po ajo 1000 her ma e bukur se ky more ncncnc ku me dit qka u bo neyse pun per ta osht po shihet koka ngushllu mir valla me skandinaven ahahhaha

    Anonymous on May 10th, 2008 11:28 am

    she is ugly…soni is da best

    endrit on May 10th, 2008 4:23 pm

    hahah me esht kenaqur zemra qe ka al romina

    endrit on May 10th, 2008 4:24 pm

    me esht kenaqur se ka dal romina

    linda on May 10th, 2008 4:28 pm

    Soni zoti tlasht shnosh edhe ty floR :P:P

    flamur on May 10th, 2008 5:52 pm

    iku dhe besa lajmi me ikeq per shqiptaret ske qti bejsh poli fituesi apo titi do jen te qmimit te madh te big brother

    arta on May 11th, 2008 5:02 am

    po valla bash mir qe u ndan qeta dy se iq nuk u pershtatshin ani soni ku ka fansa per florin e kom dit qe nuk ka me ju zgjat shum bre

    d... on May 11th, 2008 5:23 am

    ooo thashetheme bre jan kto rrena se su nda po ik se zbesoj qe ndahen kta dy ylove flor edhe soni kiss klm

    Forien tr on May 11th, 2008 7:28 am

    Florit i ka hyp tongerlliku kto kohet e fundit.Mir kan bo qe jan ndar .Nuk e meritonte Sonin.Kjo duket edhe tek foto .Sa u nda e kuvelli nji tjeter.

    ina on May 11th, 2008 6:26 pm

    me vjen keq per sonin se e pelqej shum,por me then te drejten nuk shkonin shum.soni te behet e fort se jeta vazhdon dhe pa florin.

    pipa on May 11th, 2008 6:28 pm

    pom vjen mire qe jon nda se hiq s’jon pershtat sory

    suvri on May 12th, 2008 7:05 am

    o flor mire ja ke bere ngeli ajo soni duke bere si vip.
    fundja fare e dashura e ad gaxhes ka qene.

    linda on May 12th, 2008 7:08 am

    nccc sa keq shum soni mu ka dhimt
    se me kon kadal ama tash jo
    e sa per florin tip bajat

    BENITA on May 12th, 2008 7:09 am

    Spo me vejn mir qe jan nda kan qen qift shum i mir ishalla po e bejn veq per mi nxit mediat me shkru me shum per ta tungi kaloni mir.

    Sara008a on May 12th, 2008 8:00 am

    S`e besoj te jete e vertete, gjithsesi duket e tmerrshme qe nje cift si Flori dhe Soni te ndahen.:(

    olsa on May 12th, 2008 9:34 am

    Omg…cifti me i bukur shqiptare eshte ndare seshte e mundur???gjithesesi me vjen keq shum per te dy…:@ :@ :@…

    ninn on May 12th, 2008 2:23 pm

    shum qift i mir jeni kan ncccccccccnncccccc

    OLA on May 12th, 2008 10:57 pm

    Kjo femer e ka emrin:
    SKANDINADA LALAJ

    korrigjoni ate shkrimin tuaj… e njof personalisht dhe ja keni shkrujt emrin gabim.
    Kjo ka punuar tek radio 1 me perpara dhe mesa di une nuk eshte modele.

    Shnet !!!

    OLA on May 12th, 2008 10:59 pm

    Se harrova, kjo ka qene ish e dashura tij kohe me perpara kur Flori ishte me grupin THE DREAMS por sic duket qenkan ri-lidh.
    Ky e ka pas kete vetem si te dashur ansore dhe jo tamam se kjo femer ska len mashkull pa kap.

    Nejse, desha vetem me sqaru ca gjona.

    Najada (Belgjike) on May 13th, 2008 5:27 am

    Mendimi im eshte qe kane bere nje zgjedhje shume te mire qe jane ndare se nuk shkonin fare si çift,dhe se Flori e meriton nje me te mire se Soni,mua mu dukte Soni sikur te ishte nje plake 60 vjeçare jo si nje vajze e re,por megjithate ju uroj fat qe te dyve ne vendet e tyre,Flori ke bere zgjedhjen e duhur…te pershendes

    florije shaqiri on May 13th, 2008 5:45 am

    soni dhe flori kan qene qifte i mire
    por shnoshe se behet mire per te dyte

    orgesti on May 13th, 2008 6:58 am

    flor mes ta nin njëshi je

    dona on May 13th, 2008 9:31 am

    Me ne fund Flori paska hapur syte !!!!! BRAVO !!!!!

    fatjona on May 13th, 2008 10:00 am

    o flori je piss edhe pak po mu doket a mos harroni se yll edhte soni qe ti sja bon ngan ….

    e mos mu fryj sekerkush sje tash qe se ke sonin …

    soni kudo qe je te dua

    Mr.X on May 13th, 2008 11:47 am

    no comment :S

    illy on May 13th, 2008 7:11 pm

    bravo F

    te dua on May 14th, 2008 1:50 am

    mua nuk me pelqen kjo sepse flori dhe soni kan qen shum te dashuruar per at nuk me pelqen .mandej me ne fund jan ndar kjo eshte e kot un nuk kuptoj asgje ne ketelidhje.tung klm.

    valmira vushtrrija on May 14th, 2008 2:42 am

    aiiiiiiiiii soni mos ta nin se ka djem tjer je shum e fort flori nuk te ka merituar ty bukuroshe mpuq

    Sarandaa on May 14th, 2008 7:44 am

    ooooo shum gjynahh tybee pom dhimesh o flor po moss ta ndin see ka edhe mat bukraa se sonii..(A)
    Veq prap Sonii valla ma e bukurr se tii po tka mbet si kujtim ni duett me ta…(H)
    Ehh sa per ngushllim shum palidhje se a nuk patee shqiptaree mu ngushllu me ta veq skandinaven a :A
    ahuahuahauahuahauhaua nejjsee kalo mir;)Ndjej keqardhje per ty..(K)

    lol on May 19th, 2008 8:44 am

    hi all!

    besoj qe flori eshte trap
    thone thone qe eshte biseksual,
    thone se shkon me shoqen ardit hahaha
    mbase soni i ka gjete cip mbi cip
    por soni eshte goxha femer, se pranon dot kete fakt

    nertiLa on May 19th, 2008 9:13 am

    soni osht 1 ska si ajo femer tipike po artistat e kan ket pun’aty fillon lidhja e mbaron menjeher..shum keq per juve pz’

    artina on May 31st, 2008 9:20 am

    xikk nga artina uhh volla nese e kish gjet flori ndonje femer dhe me kish tradhtu ooooo be po tisha kan ne ven te sonit oooo e kisha myt florin edhe pse eshte i bukur veq edhe mu hiq s ma kish ni qyqy se s po ka djem ma te mir tung nga llapianka artina % tinna

    sara on June 3rd, 2008 4:22 pm

    valla femren qe e paske gjet mu ngushllu ahahha po t`keqeeeeeeeeeeee

    vjossa on June 8th, 2008 8:01 pm

    shum mir e keni juve qe nuk ju pelqen soni sepse vertet eshte nje femer pa sti!kurse flori eshte nr 1

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.