ONI: Si e tradhtova të dashurën me vajzën italiane

Posted on May 5, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Kam një skenë të tillë me njërën nga vajzat që njihem pas largimit nga Shqipëria dhe kështu tradhtoj të dashurën time me këtë vajzën e huaj që në fakt e luan një aktore italiane.

Ai ka marrë rrugën e emigracionit në jetën reale por mbas viteve 90 atëherë kur nuk rrezikoje jetën. Ndërsa çiklisti i Gjergj Xhuvanit arratiset para viteve 90, kur guximi mund të krahasohej me një çmenduri. Kështu modeli i njohur Oni Pustina provon një eksperiencë të re, atë në kinematografi. Ka qenë vetë ideja e regjizorit Xhuvani për t’i dhënë një rol Onit i cili jeton prej vitesh në shtetin fqinj, Itali.

Dhe duket se djali simpatik ka qenë me fat sepse përveç fatit të madh të të punuarit si aktor, ka rolin e një djali që të dashur ka një vajzë shumë të bukur, Irsa Demnerin, ndërsa kur kalon kufirin e tradhëton me një italiane me të cilën ka xhiruar dhe një skenë seksi. E kemi takuar Onin tek spektakli “Netët e Klipit” i ftuar nga Alda dhe Petri Bozo. Jeni në

Tiranë prej pak kohësh, ndonjë oferte ka bërë të lini Italinë dhe të jeni ketu?
Po, ishte nje propozim për të marë pjesë në një film shqiptar të regjizorit Gjergj Xhuvani.

Për çfarë flet filmi dhe roli juaj në të ?
Filmi flet për disa sportistë (çiklistë) që jetojnë në një realitet të mbyllur të Shqipërisë së fund viteve 80 ose më saktë në vitin 1988 dhe ëndrrat e tyre ishin për tu larguar nga vendi për një jetë më të mirë. Unë jam njëri prej çiklistëve dhe si çdo i ri edhe unë ëndërroj një jetë më të mirë dhe sa më shumë eksperienca të reja me femrat jashtë (një sportist feminist, pak a shumë kjo është ideja).

Çdo të thotë për ju pjesmarrja në një film dhe emocionet në sheshin e xhirimit?
Është diçka e re për mua, pas shumë eksperiencave në botën e modës dhe spektaklit dhe emocionet janë të pranishme në sheshin e xhirimit. Nuk i kisha vënë qëllim vetes për tu marrë me aktrim por oferta e regjizorit më tundoi dhe e falenderoj. E prita me kenaqësi këtë rol.

Keni nje rol me miss Shqiperinë 2007, Irsa Demneri, çfarë përfaqëson ajo në këtë film?
Ajo është e dashura imenë film dhe është gjëja më e  bukur në atë realitet ku ne jetonim, në atë kohë në një shoqëri të mbyllur.

Çfarë ndodh me ju dhe me shokët tuaj kur gjendeni në një botë krejt tjeter me atë që latë në Shqipëri?
Ishte ndryshe por besimi dhe ëndrrat tona na jepnin forcë për çdo gjë, për ta përballuar atë jetë në perëndim.

Flitet se keni një skenë të nxehtë në këtë film, diçka më shumë?
Është e vërtetë, kam një skenë të tillë me njërën nga vajzat me të cilën njihem pas largimit nga Shqipëria dhe kështu tradhëtoj të dashurën time me këtë vajzën e huaj që në fakt e luan një aktore italiane. Pra në film ka një skenë seksi.

Burimi: Panorama

Gazeta Elektronike - Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

7 Komente per artikullin “ONI: Si e tradhtova të dashurën me vajzën italiane”

    drejtesia.....**** on May 5th, 2008 3:13 pm

    oni je shume i bukur bashke me ambeten shkoni shume si cift.

    bla bla on May 5th, 2008 4:11 pm

    ma hankshit krejt pidhin edhe banort e big brodher

    justme on May 5th, 2008 4:47 pm

    ky ne te vertet esht i dashuruar me ambeta toromanin se si ja ben gjith ky djal me ate njeri se kuptoj nejse shum i mil oni …….

    viioonna on May 8th, 2008 6:48 am

    kuuu qikjoo jonida ta teshh pashaa rpott kisha pas deshirr me hekk :A:A:A…|1.!

    gresa on May 9th, 2008 10:31 am

    e honksh vet o ose oj bla bla

    Erjola on May 10th, 2008 4:07 am

    oni shume sipampatik , e ambeta nje vajze e fisme dhe e paraqitshme e zonja ne profesion dhe e zgjuar, Irsa bo irsa eshte simpatike , por jo shume e bukur sic ekzagjerojne gazetaret, vetem syte e floket ka te bukur te tjerat i ka si dhelper eshte te fytyte , hunden e ka te madhe te stergjataur , buze nuk ka fare ,e flete shume keq, dhe ate sipati qe ka e ka nga freskia e moshes dhe e mban vetem shume prandaj ,se dhe nje 40 vjecare po ta mbante veten ashtu do te dukej e bukur, se ka nga moshatare te Irses qe skan mundesi te mbahen e perseri jane shume here me te bukura se ajo , po hajtmo, mire, gjithsesi sukse irsa per rrugen e re je thjeshte me fat

    liarta on May 12th, 2008 11:00 am

    oni i bukur a qekjo qika si …

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partnerët

    Renditja Botërore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com