Koncerti i “Elita 5”, një dështim i vërtetë
Posted on May 5, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria |
Dërgoja një miku

Mungojnë spektatorët VIP dhe salla ishte pothuajse e zbrazur
Mbase mund të ketë qenë një punë jo e mirë e organizatorëve të koncertit të parë recital të grupit të njohur nga Maqedoni “Elita 5”, pasi duket gati-gati e pabesueshme që publiku ta ketë abandonuar këtë grup kaq të famshëm e të pëlqyer sepse nuk ju ka interesuar koncerti i tyre.
“Elita 5”, një grup me shumë eksperiencë të cilët kanë filluar të këndojnë që në vitin 1987, vendosën të japin një koncert recital mbas 17 vitesh njohje nga publiku shqiptar. Shtatë albumet e tyre dhe dy klipet janë të njohura dhe të pëlqyer nga të gjithë. Madje, mund të thuhet se “Elita 5” është një grup që ka kënaqur shijet e çdo gjenerate duke u pëlqyer nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit.
Prandaj sa herë kanë qenë të ftuar në evenimente të ndryshme, gjithçka është transformuar në një festë të vërtetë. Këngët “Çmendem”, “Al Kapone” dhe “Faleminderit” janë bërë hite të padiskutueshme dhe albumet e tyre kanë qenë gjithmonë të shitura në sasi të pëlqyera.
Prandaj dhe koncerti i tyre recital në Pallatin e Kongreseve ishte kaq i dëshiruar. Ndërkohë çudia ndodh që të shtunë e kaluar salla ishte pothuajse bosh, ndërkohë që mungonin spektatorët VIP. Sinqerisht ne që e pëlqejmë këtë grup ndjejmë keqardhje jo thjesht për mungesë spektatorësh, por edhe për një mungesë mikpritjeje të një grupi që ka ardhur përtej kufirit. Por padyshim ata që janë ndjerë më shumë keq nga e gjithë kjo histori me siguri janë djemtë e grupit “Elita 5”.
Burimi: Panorama
Gazeta Elektronike - Thashetheme V.i.P.
Lexoni Komentet
34 Komente per artikullin “Koncerti i “Elita 5”, një dështim i vërtetë”
Komento



xhimi on May 5th, 2008 3:13 am
ELITA 5 LEGJEND me vjen keq qe si kan mirpritur edhe un mendoj faji i organizatorve.!
KOSOVARE on May 5th, 2008 3:29 am
ELITA 5 kan nje zer qe nuk me pelqen aspk
Replika on May 5th, 2008 4:02 am
S’jemi ne shqiptaret per organizator…faji ka qene i organizatoreve sepse ELITA 5 asht grup qe edhe pas 500 vjeteve mund te degjohet
endrit on May 5th, 2008 6:18 am
keni falimentuar hhahahhaha qysh mos mu ju ardh asje vet hehehhe
EDA on May 5th, 2008 7:09 am
Ska problem se nuk ka patur sepktatoret …e kan treguar vetveten sa mikprites jan…po ELITA 5 ESHTE E KNAQUR ME FANSAT E VET…KRYESORJA ESHTE SE GJITH SHQIPTARET E MAQEDONIS E PERKRAHIN BILE BILE DHE TEJR….
Liza on May 5th, 2008 7:31 am
grupi qe e pelqej mas shume ti kendon eshte Elita5 ndonjhere ndosh edhe kjo kur ti kish ksi organizator tung liza ferizaj
hova on May 5th, 2008 9:36 am
Me te vertete qe ka qene nje keqorganizim, sepse dihet qe ata jane nje grup i madh dhe vertete qe edhe pas shume vitesh akoma do te degjohen. Jeni shume te mire
klemi on May 5th, 2008 9:45 am
NUK E DI PSE KA NDOLL KY DESHTIM SE JAN GRUPI ME MIR DHE KENGET I KAN TE MREKULLUESHME
BAXHI on May 5th, 2008 10:46 am
ej mendoj shkaku ka qen se ka qen big brother per ate njerzit nuk jan shku e kom dite qe ka me deshtu se ma shum jane te interesuar per big brother per mendimin tim kjo ka qen jo qe jane grup i keq elita5 jane shums hum te mir tung
diana on May 5th, 2008 11:08 am
Elita pes ka kënga më të kqija ne bot kup elita 5
diana on May 5th, 2008 11:10 am
këngëtarët më të thjesht dhe më të kqinjë ne botë janë ELITA 5
MOZA on May 5th, 2008 12:39 pm
ELITA 5 ka qene eshte dhe do te mbetet Legjenda e Rrokut Shqiptar.Fajet padyshim duhet ti ken pasur organizatoret.Grupi ELITA 5 kurrrrrrrr nuk do te deshtoj.JAN LEGJEND E GJALL.Tung nga Moza Gjakove.
tina on May 5th, 2008 2:08 pm
elita 5 me te miret
drejtesia.....**** on May 5th, 2008 3:09 pm
elita5 jane me te miret ne bote,te gjith kenget e tyre jan fantastik dhe faji mendoj se ka qen i organizatorve dhe jo i tyre,ju uroj suksese!
mono on May 5th, 2008 4:12 pm
keq qe nuk ka pas publik ELIT5 jan me te miret nder grupet shqiptare sidomos kenga FALEMINDERIT
music on May 5th, 2008 8:33 pm
…dua tju spjegoj dicka ne radhe te par grupi elita 5 nuk eshte rock grup ata nuk kan lidhje fare me rock muziken kete duhet ta kuptoni ata jan vetem komercialist ju akoma nuk i njihni kush jane rock grupet shqiptare…po ju tregoj tani rock grupi me i mire shqiptar eshte “shekulli i dreqit”…ka edhe shum te tjer qe nuk njihen per fat te keq…mua me vjen mire qe ne koncertin e elita 5 nuk ka pasur publik pasi ata jane kot fare!!!!…..ciao….
arta on May 6th, 2008 4:36 am
nese ELITA 5nuk eshte rock grup a mund te me tregoni ju lutem si qenka muzika rock….dhe si mund te quhet muzika qe ben elita5,qe padyshim qe ka vlera te medha dhe ne familjen time kenget qe i degjoj un babai im i di permendesh……..
klejdi on May 6th, 2008 5:11 am
ej une nuk mendoj keshtu si ju salla ishte pothuajse plot dhe kishte nje atmosfere shume te bukur ne salle gjate gjithe kohes njerezit rrinin ne kembe dhe asnjihere su lodhen duke kercyer dhe kenduar se bashku kenget e fmashme te tyre qe jane “te pres” “sajzezo” ,”cka me ka syri” ,”e urrej shiun”"faleminderit”, “alkapone”, “nese sonte ndihesh vetem”sjane vetem ato qe thate ju ok???ata une jam i bindur qe jane kenaqur shume me pritjen tone
gilangjia on May 6th, 2008 6:01 am
ooo jon mat fortiti ne bot elita 5 bravoo mos jav ha kari pse skan ardh shikuesit
lela on May 6th, 2008 7:23 am
po kur kan dite shqipetaret me vlersu muziken e mire ELITA 5 THE BEST grupi me i mire shqipetar ne ter trojet shqiptare jeni me te miret vetem perpara
Moza on May 6th, 2008 8:25 am
Ooo ti me psudonimin MUSIC mas pari nuk di qa eshte muzika . At grupin qe ti e ke permend ma lart, un se pari kurr skom ni per to edhe ma mer menja se at grup te ” DREQIT ” nuk e njeh kerkush veq njerzit qe jan si ti DREQA e pa vlera qe sdin qka asht muzika e mirfillit shqiptare . Rrnoft grupi RROK ELITA 5 se jan mat mir ne BOOOOTTT.Kush ja ka inatin ….
presheWARi on May 6th, 2008 8:04 pm
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
ej MUSIC shum bre po mirshe vesh ne ROCK ti.. shekulli dreqit qe kendon HARD tash ata veq jon rockera heh.. po kur nuk di havery jem rri qaty sherbeji mushteria qe mas shpinde i ki 2 vjet shkoll. Ti je met mi dhon kritika ni Afrimi a Wirusit e tjetrit qe jon baba edhe nona e ROCKUT jo per kosov e maqedoni pe per KREJT SHIPTARI, stilin nuk e kan HARD o “MUSIC” mos posto veq komente qaty . ELITA 5 kendon veq ROCK per qefi zemer, per njerz qe jon te pasur ne zemer e jo ne xhep si ti ndoshta..respect ELITA 5 jeni 1 krejt SHQIPTARIN do vi ka tetova tju vizitoj, nga PRESHEWAR1
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
albert on May 7th, 2008 1:08 pm
elita 5 you’re the best …per moshen qe keni …kengetar te forte jeni…!edhe 100vjet te behen ….zeri juaj kajmak…haahahaha…a doni nje duvak …….hahahahaha
enida on May 7th, 2008 2:23 pm
elita 5 jane fantastik,te mrekullueshem.mgjs salla nuk ishte plot ata e kane ndez atmosferen ne max.ishte vertet nje mrekulli,emocion i pa pare.
besa on May 8th, 2008 12:59 pm
ELITA-5 OSHTE MA E MIRA OSHTE YLL KIT PREJ INATI FOLIN POR MOS U MERZITNI SE VETEM MAQEDONIJA I MJOFTON DHE GJYSMA E KOSOVES DHE E SHQIPERIS GJYSMA TJETER NUK NA DUHET JE YLL ELITA-5
Arberesha on May 8th, 2008 3:44 pm
Elita 5 jane grupi me i mire ne boten e muzikes shqiptare e ti diana mos shkruaj ashtu kote se i kan kenget e thjeshta e te kqija se ti spaske lidhje me kenge te mira e te mirefillta sigurisht qe jeni adhuruese e tallavas ndosha e medes e te lutem shume mos shkruaj marrina ok
eri on May 8th, 2008 5:03 pm
koncerti ka qene i papare. edhe pse salla nuk ka qen e mbushur plot, ata qe kane qene te pranishem kane qene gjate gjithe kohes ne kembe duke kercyer e kenduar kenget e pavdekshme te elita 5. faji i mosshitjes se biletave?????????? pa dyshim i organizatoreve, ska pas publiccitetin e duhur.
eri on May 9th, 2008 9:27 am
me kane pelqyer dikur tani jo me…
music on May 9th, 2008 6:38 pm
..edhe njeher po ju tregoj se elita 5 nuk eshte grup rock a kuptoni o shqiptar?!!!!ata bejne muzik vetem per para dhe asgje tjeter nuk kan asnje vlere artistike!!!mua me vjen keq qe shqiptaret jan shum pak te informuar me muziken dmth kan degjuar shum pak muzik ose mund te them hic!!!!rock muzika eshte dicka tjeter qe ju per fat te keq nuk e kuptoni fare….rocku eshte filozofi ne vete dhe ju qe po shkruani fjale te mira per grupin elita 5 jeni shum te trash!!!:(…
JUST ROCK N ROLL……
“SHEKULLI I DREQIT” THEY ARE THE BEST……
MOZA on May 10th, 2008 8:12 am
oooo MUSIC Ti nuk po di qka eshte muzika . Me doket sa tash keto dit e fundit paske nis me ndegju muzik per her te pare hahahha a po ke bile TV apo RADIO te mir mi ndegju hahahah . Ndoshta ki radio te viteve 70-ta e nuk po ta qet muziken mir , nuk po din ti dallosh ZHANRET MUZIKORE .Me mir mos shkruaj me se gjith po qeshin me ty oooo …. . ” ELITA 5 “JANE ME TE MIRET NE RRUZULLIN TOKSOR .No Coment .
SERI on May 10th, 2008 9:52 am
A ME PASE ARDHE NAJE KENGETAR NGA BEOGRADI SIGURISHTE SKISHE DESHTU JA KISHIN DHONE EDHE QELSIN E QYTETIT TE TIRANES KSHTU E KA SDIM ME PRIT TE TENDIN E PRESIM TE HUAJIN
music on May 11th, 2008 5:16 pm
…ej moza te them te drejten ti qenke kot fare!!!si mund te thuash qe elita eshte grupi me i mire ne rruzullin toksor dmth ti vetem eliten e ke degjuar dhe asgje tjeter je shum pak e informuar dhe me fal qe po te them por ti qenke injorante e vertet!!!…elita ka vjedhur nga grupe te ndryshme qe ti nuk e ke iden fare se kush jane ata grupe,se ti vetem eliten e njeh!!!injoranca ka mberritur kulmin me vjen keq qe jeni kaq te prapambetur ne perjashtim te disave ok….flm per mirkuptimin….rock n rolli eshte dicka tjeter qe ti moza nuk ke per ta kuptuar kurr se ajo lloj muzike kerkon intelegjence keshtu qe ti nuk e ke kete veti per fat te keq:(….ciao….
Moza on May 12th, 2008 6:39 am
ej Music flm shum per fjalet.Vertet ne jet ka shum njerz INJORANT dhe nder ta je TI , qe nuk e kuptove azgje . Ky eshte komenti i fundit qe do te bej sepse nje fjal e urt popullore thote : Njeriut BUDALLA leshoja rrugen ndoshta e kuptove qka deshta te them. Elita 5 nuk ka vjedhur asnje keng nga askush .Me ben te qesh fjala jote qe thua muzika kerkon inteligjenc muzika vjen nga shpirti kendohet me zemer e jo me INTELIGJENC . Shyqyr qe nuk je kengetar se kurr nuk do te kishe pasur sukse sikur ka ROCK grupi ELITA 5 qe jane gati 20 vjet ne sken dhe akoma kerkohen nga te gjitha grup moshat .Lexo pak me lart nje koment nga SERI , ndoshta do te mjaftoj do kuptosh diqka sepse me then te drejten ti nuk kuptoke FARE as nga muzika e as nga gjerat e tjera .tung kalo bukur.
music on May 12th, 2008 7:33 pm
..ej moza te kerkoj falje qe te quajta injorante une ne fakt jam djal shum i kulturuar dhe me vjen keqe qe te ofendova edhe pse ti me ke ofenduar disa here!!!….intelegjenca ka te bej se sa e afte je ti per ta kuptuar rock muziken se rock muzika eshte filozofi ne vete a me kupton tani se eshte veshtire cdo kush ta kuptoj besoj se me kupton tani…tjeter nuk di cte them por desha te te tregoj edhe njeher se elita 5 nuk eshte rock grup vetem kete ta dish ok….te pershendes dhe me fal per cdo keqkuptim ..ciao…