Joni Peçi, mbas burgut në Itali, rikthehet në Tiranë

Posted on May 5, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Është një nga personazhet më të përfolur stilisti Joni Peçi. Që në fillim u dyshua nëse është apo jo stilist. Më pas ai qe njëri nga organizatorët e javës së modës në Shqipëri, dy vite më parë.

Që aty emri i tij filloi të promovohej dhe Joni filloi të kërkohej edhe për aktivitete të ndryshme. Vlen të përmendim bashkëpunimin e gjatë që ka patur me të gjitha aktivitetet që organizonte Ardit Gjebrea.

Më pas vetë gazeta “Panorama” denoncoi një skandal të stilistit i cili i kishte premtuar modeleve që do t’i paguante dhe më pas nuk i kishte paguar ato. Vetë Joni reagoi duke thënë se nuk iu kishte premtuar të gjithave se do t’i paguante pasi për vetë ata, pjesëmarrja në një sfilatë duhej të konsiderohej një nder, pasi shumica prej tyre ishin studentë. Më pas Joni largohet në mënyrë enigmatike në Itali duke lënë mbrapa gjithë këto akuza dhe shumë thashetheme të tjera sipas të cilave ai tashmë kishte falimentuar.

Por pak muaj më vonë vjen lajmi që Joni ishte futur në burg në Itali dhe sipas disa informacioneve ky nuk ishte rasti i parë dhe gjithmonë akuzohej për mashtrim. Mirëpo marrim vesh që dy ditë më parë Joni është parë duke zbritur nga avioni tek aeroporti Nënë Tereza. Dëshmitarët tregojnë se ai kishte prerë flokët tullë dhe në kokë mbante një kapuç. Nuk e dimë se cila është arsyeja e kthimit të tij.

Burimi: Panorama

Gazeta Elektronike - Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

8 Komente per artikullin “Joni Peçi, mbas burgut në Itali, rikthehet në Tiranë”

    qendresaa on May 5th, 2008 6:27 am

    jonii peci ma i forti :P

    sidorela on May 5th, 2008 7:36 am

    joni peci je ma i miri

    Ledio on May 5th, 2008 9:21 am

    Joni, go on …

    frate on May 5th, 2008 8:18 pm

    ah po ta dini more shqiptare se kush eshte joni do villni. joni eshte nje peder sikurse ardit gjebrea me nje fjale. c`pate hane qe s`dole mrame. eshte turp kur i bejne reklame nje kokerr bythqiri si ai

    Anonymous on May 6th, 2008 5:00 am

    o joni mo ca bo me lal dhe mashtrus na dole

    ermal on May 6th, 2008 5:33 am

    po si mor nuk e lini cunin te bej dicka te bukur ne shqiperi.sa u fut vrullshem aq shpejt e nxoret a keshtu kieni me hy ne Evrope aaaaaa.turp mor pastaj ti frate cka po te hyn ne byth jeta private e dikujt pse ty mor po te shohin se qban ne krevat aaaa,turp pash zotin.JONI je ma a i miri jepi bej BUMMM.kiss shume

    Engjell on May 6th, 2008 5:39 am

    Analizojani syte mire.. i D R O G U A R

    klaudia on May 7th, 2008 6:57 pm

    Mos , qenka kthy ky ?

    Tani s’qenka per me ardh me atje !

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partnerët

    Renditja Botërore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com