Vesa me spot të ri gjatë verës

Postuar në May 15, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 15 Komente | Lexuar 539

Këngëtarja Vesa Luma e cila u rëndit e dyta për çmimin e madh të Top Fest 5, si dhe fitoi çmimin e platformës “DigitAlb”, ka paralajmëruar për media se së shpejti do të paraqitet me një spot të saj.

Këngëtarja e cila ka pasur një problem me shitjen e albumit të saj të fundit ka thënë se promovimi më i mirë është krijimi i spoteve, pasi që vetëm kështu mund të arrin një sukses dhe të ftohesh nëpër koncerte nëpër trojet e shqipes dhe me gjerë.

Lexo më tepër

Tornados me “Shpejt” te adhuruesit e tyre

Postuar në May 15, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 2 Komente | Lexuar 129

Rap grupi kosovar, Tornados, që bashkëpunojnë edhe me rep-këngëtarin Rebel AK UniKKatil, kanë prezantuar në internet, në www.myspace.com/tbatornados, këngën e tyre “Shpejt”.

Kënga është e zhanrit rap bluckbuster dhe sipas anëtarëve të grupit, Floetrit dhe BarooTit asaj do t’i bëhet edhe video-spot.

Lexo më tepër

NAJADA: 2-mujorin e lidhjes dua ta festoj në “Big Brother”

Postuar në May 14, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Najada, Olsi | 105 Komente | Lexuar 1,751

Najada shprehet se nuk do të dalë nga shtëpia pa festuar dymujorin e romancës së saj me Olsin. Banorët nën ethet e finales… Nuk kanë munguar as temat interesante si paraja apo pleqëria…

Arbri, Najada, Olsi dhe Poli janë ulur në kopsht dhe ndihen sikur janë të mbijetuar nga një betejë e egër. Tani është edhe frika më e madhe, sipas Najadës, pasi ngushtohet rrethi. Arbri thotë se ata janë bashkë, në të mirë edhe në të keq, duke shtuar se në finaledo të donte të ishte me dy goca të paktën.

Por, nga ana tjetër, do të donte të ishte me ata banorë që kanë qenë në fillim. Arbri e quan veten dhe të tjerët si veteranët e “Big Brother”. Të katërt bien dakord se s’duan të dalin nga shtëpia, sidomos Najada, që shprehet se ka vendosur që të qëndrojë edhe javën tjetër në shtëpi.

Lexo më tepër

Gazeta Shqiptare: Dasma e blinduar e Jonida Maliqit

Postuar në May 14, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 20 Komente | Lexuar 2,775

Dasmë luksi dhe sigurie. Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte
në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie.

Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, e veshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë duke pritur orën 19:30, momentin kur startonte dasma. Lule dhe dhurata pafund për çiftin. E ndërkohë që sapo hyjnë në sallën e dasmës rojet, që kërkojnë ftesën. Pastaj turma e njerëzve zhduket, kur e privilegjuara, nusja nis parakalimin me babain e saj. Të gjithë sytë i kanë tek ajo. Bashkëshorti, Genti që e pret buzagaz dhe ritualet e rastit. Lexo më tepër

Schwarzenegger votohet guvernatori më seksi nga striptizeret

Postuar në May 14, 2008 - Kategoria Nga Bota | 1 Koment | Lexuar 174

Arnold Schwarzenegger ka kryesuar në një listë të re të guvernatorëve amerikanë, me të cilët më së shumti do të kishin dëshirë të jenë striptizeret amerikane.

Ylli i filmave aksion, tashmë i futur në politikë, mposhti vëllanë e presidentit të SHBA-be, George W. Bush, Jeb Bush, i cili është guvernator i Floridës, si dhe guvernatorin e Michiganit, Jennifer Granholm, për të qenë numër një në votimet e Playboy Radio.

Lexo më tepër

ROMINA: “Unë aktore e mirë? Atëherë, më jepni një ‘Oskar‘”

Postuar në May 13, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Romina (e larguar) | 103 Komente | Lexuar 2,940

Flet Romina, një ndër personazhet më të lakuara të “Big Brother”-it

Romina tashmë është e lirë. Prej tri ditësh jeta e saj nuk shoqërohet nga lëvizjet e kamerave të Vëllait të Madh. Thotë se ndihet mirë dhe se këto ditë përveç takimeve të pafundme me miqtë dhe të afërmit, është duke u ambientuar me oraret. Vajza 20-vjeçare që arriti të bëhej një nga personazhet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother” duket e njëjta dhe jashtë. Thotë se muajt brenda në shtëpi do të mbeten një eksperiencë e bukur që do t‘i vlejë në jetë. Për sa u përket grindjeve brenda shtëpisë, sidomos Çimit, për të ato i përkasin lojës. Për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë se si do të jetë qëndrimi i saj ndaj Çimit (duke pasur parasysh marrëdhënien e tyre brenda) Romina thotë se sapo është ndarë nga Çimi dhe e shoqja, Rudina, me të cilët kishte pirë një kafe.

Lexo më tepër

Chardonnay Karaoke: BESARTA i kendon “LIRISE”

Postuar në May 12, 2008 - Kategoria Besarta (e larguar), Big Brother Albania, Ervisi (i larguar), Ilda (e larguar), Ina (e larguar), Julinda (e larguar), Juna (e larguar), Leonardi (i larguar), Shkelqimi (i larguar) | 457 Komente | Lexuar 8,677

E cliruar nga prania e telekamerave qe per 78 dite e ndoqen pa pushim, Besarta e Big Brother me ne fund i kenduar ‘lirise’ qe fitoi pas perjashtimit nga shtepia e Big Brother Albania.

Post spektakli ka derguar serish banoret e perjashtuar ne Chardonnay karaoke ku i jane ‘nenshtruar’ testit te muzikes shqiptare. Juna, Shkelqimi, Juli dhe Besa kane qene me aktivet persa i perket te kenduarit, ndersa pjesa tjeter e grupit kane preferuar te ‘harboen’ duke kercyer.

Lexo më tepër

Sondazh - Kandidatet e javes: DORINA, JONIDA, NAJADA & POLI

Postuar në May 10, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Dorina, Jonida, Najada, Poli | 161 Komente | Lexuar 1,868

Kandidatet e javes:

1. Dorina

2. Jonida

3. Najada

4. Poli

Burimi: Top Channel

Thathetheme V.i.P. - Gazete Elektronike Shqiptare 

keep looking »

    Reklama

    Partnerët

    Renditja Botërore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com