![]() |
BENI i “Kafazit”, këngëtar…
Postuar në April 20, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 73 Komente | Lexuar 2,110

Mania për t’u bërë këngëtarë duket se i kapi shumicën e pjesëtarëve të edicionit të pestë të “Kafazit të Artë”. Dëshira për të pasur famën që morën nga Kafazi duket se i shtyu ata drejt muzikës.
I pari e bëri këtë Alban Rexha, më pas mjaft suksesshëm Enki, tani edhe Beni. Pikërisht djaloshi nga Puka, Arben Kasemi ka nxjerrë këngën e tij të parë, e cila transmetohet çdo ditë në radion Super Star. Një këngë në ritmet hip-hop, që si fabul ka vazhdimin e replikave të tij me kundërshtarin Alban Rexha.
Video e sherrit midis Mardioles dhe Ildes!!
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 86 Komente | Lexuar 2,860
http://www.youtube.com/watch?v=deHga4h7s2c
Kandidatet e javes: BESARTA, OLSI, JULINDA & ROMINA
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 391 Komente | Lexuar 4,483

MARDIOLA i jep doren ILDES
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 55 Komente | Lexuar 1,764
Ilda dhe Mardiola, protagonistet e sherrit në shtëpinë e Big Brother që pasoi me përjashtimin e tyre nga loja, janë përballur në skenen e spektaklit.
Ato kanë parë në ekran momentet e situates së tensionuar duke u shprehur se janë penduar nga ajo cfare ndodhi në ato momente. Të dyja konkurentet e përjashtuara pranuan se kishin faj dhe shtuan se situata mund të kishte rrjedhur ndryshe nëse do kishin ruajtur gjakftohtësinë.
NAJADA: Olsi lidhja jone ka mare fund!!
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 197 Komente | Lexuar 5,757

Olsi ndodhet në kuzhinë duke gatuar sultjash për banorët, ndërsa Najada i bën shoqëri. Ata flasin për lidhjen e tyre, e cila, mesa duket, ka marrë fund. Është pikërisht Najada ajo që ka vendosur të ndërpresë lidhjen e saj me Olsin, gjë që nuk është pritur mirë nga ky i fundit. Mes tyre lind një debat i tillë:
Olsi - Po si e bërë kështu, na more në qafë na more, ç’pate? Ishim mirë, ç’pate?! Të paktën ta ulim, flemë dy herë në javë, po kështu fare s’ka kuptim. Apo s’e përballon dot?
Najada - Po aq e kisha qejfin unë, meqë ti e ke qejfin për më shumë mbaje tani. S’ta plotësoj dot dëshirën.
Dita e pare e ILDES jashte shtepise
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 54 Komente | Lexuar 1,746

Ilda ka dalë nga shtëpia e “Big brother” në mënyrën, që nuk e priste. Pas sherrit me Mardiolën, të dyja vajzat janë përjashtuar duke e lënë lojën. Ndonëse, në forumet e ndryshe në internet mendimet janë nga më të ndryshmet, organizatorët ende nuk kanë vendosur se si do të vazhdojnë me procedurat e lojës.
A do të zëvendësohen dy vajzat nga banorë të rinj? Ndërkohë Ilda, edhe pse e lënduar nga largimi, në ditën e parë jashtë shtëpisë ka gjetur kohë për të shkuar në parukeri dhe për kafe në mbrëmje me miqtë.
Burimi: Gazeta Panorama
VISI: Lidhja me Partinë Demokratike
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 41 Komente | Lexuar 1,855

Me keqardhje ka dalë nga shtëpia e “Big brother”, dhe dalëngadalë po hyn në rrjedhën normale të jetës. Ervis Xhako, ose shkurt Visi siç e njohin të gjithë, tregon marrëdhëniet me banorët, jetën e tij pas “Big brother” dhe synimet për vazhdimësinë.
Sa ke arritur të hysh në normalitetin e jetës pas daljes nga “Big brother”?
Me pak vështirësi, edhe pse kam 2 javë që kam dalë nga shtëpia. Por, po ia arrij të hyj në normalitet. Megjithatë duhet pasur parasysh, që 100% nuk mund të jesh i njëjti si në momentin para hyrjes. “Big brother” kishte ndikimin e tij tek mua, ndaj tanimë është pak e vështirë, që t’i kthehem rrjedhës normale të jetës sime së përditshme.
Cilët janë banorët që të zhgënjyen dhe cilët mbeten miq edhe pas daljes nga shtëpia?
Marrëdhëniet e mia me banorët në shtëpi kanë qenë shumë të mira. Megjithatë, mund të them, se i vetmi banor, që më ka zhgënjyer është Arbri. Thjesht për faktin, se gjatë kohës që isha brenda në shtëpi ai mu betua se nuk më kishte nominuar. Ndërkohë me daljen time jashtë mësova që Arbri më kishte nominuar, pra më kishte gënjyer. Të gjithë banorët e shtëpisë do të mbeten miq të mi, por më shumë miqësi do kem me Inën, Polin dhe Shkëlqimin, pasi ata në fakt, ishin miqtë e mi më të mirë edhe brenda shtëpisë së “Big brother”.
Ina, Visi dhe Juna, në nje pub te Tiranes
Postuar në April 19, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 124 Komente | Lexuar 3,226

Nëse dikur ishin të lirë të dilnin lokaleve të Tiranës, pa u shqetësuar se dikush mund t’i fotografonte dhe t’i nxirrte në gazeta, tani janë shndërruar në protagonistë. Dhe për aq kohë sa “Big brother” po tërheq audiencë, edhe ata do të vazhdojnë ta shohin veten nëpër faqet e shtypit.
Në fakt, duke qenë se në një farë mënyre po e shijojnë këtë pjesë të publicitetit, nuk iu largohen fotografëve edhe kur i vënë re. Këto ditë në fokusin e paparacit tonë kanë rënë tre protagonistë të “Big brother”, Ina, Visi dhe Juna.
JUNA dhe ERVISI ne Chardonnay Karaoke
Postuar në April 18, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 103 Komente | Lexuar 3,431

Te premten e javes qe shkoi ish banoret e shtepise se BB Juna dhe Ervisi jane gjendur se bashku ne ambientet e Chardonnay karaoke. Juna kishte ardhur per te festuar ditelindjen e shoqes se saj te ngushte, nderkohe qe Ervisi ishte i shoqeruar nga dy vajza njera nder te cilat e dashura e tij misterioze.

Banorët të tronditur nga sherri mes Ildes dhe Mardioles
Postuar në April 18, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 101 Komente | Lexuar 1,955

Hija e vajzave që “e ndotën” atmosferën e shtëpisë me sharje nga më të ulëtat e me tentativa për kacafytje fizike, vijon të endet në ambientet e “Big Brother”. Banorët e tjerë nuk kanë temë tjetër prej 48 orësh, por flasin veç për atë që ndodhi parmbrëmë, ku për një pjesë sallatë, Mardiola e Ilda, njëra nga Vlora e tjetra nga Tropoja, gati sa nuk u shqyen me njëra-tjetrën
Që mbrëmë, temë kryesore në bisedat mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother” është sherri deri në prag-kacafytjeje mes Ildës dhe Mardiolës, dy banorëve të reja të shtëpisë, të cilat më pas u përjashtuan nga “Vëllai i madh” për shkelje të rregullores. Efekti që ka pasur te të tjerët përplasja e tyre e më pas përjashtimi, ka qenë i madh. Dhe duket se ajo ngjarje do kryejë funksionin e një apeli ose një shembulli për çdokënd që do të tentojë ta kalojë masën. Dy vajzat e nisën replikën mes tyre, sipas një shprehjeje popullore, “me u zënë në petulla”, pasi ishin duke ngrënë, ku si shkas ishte sallata e përbashkët në një pjatë, ku njëra prej tyre pretendonte se sallata duhej të ishte e ndarë në nga një pjatë për çdo banor në tavolinë.
Arbana Osmani: Sekretet e Big Brother Albania
Postuar në April 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 300 Komente | Lexuar 6,566

Arbana Osmani, një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, në një eksperiencë të re shumë origjinale, duke vëzhguar dhe monitoruar jetën e përbashkët të banorëve të shtëpisë së Big Brother.
Një spektakël i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon një tjetër provë të profesionalizmit. Në intervistën e dhënë për revistën “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit të shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private të saj.
Dëshiron shumë të mos jetë në qendër të vëmendjes së botës së show biz-it, megjithëse prej vitesh i është përkushtuar një karriere interesante në radio dhe televizion. Ka zgjedhur një profesion që e do dhe respekton, atë të gazetares dhe prezantueses dhe dëshiron të tërheqë vëmendjen vetëm me punën që bën dhe asnjë faktor tjetër rrethanor. I kanë besuar të drejtojë programin më të fuqishëm të “Top Channel” për momentin, “Big Brother”, një sprovë e parë kjo si për televizionin, ashtu edhe për vetë Arbanën, që deri tani duket se po ecën në rrugë të mbarë.
Fotografite e sherrit!! MARDIOLA vs ILDA
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 423 Komente | Lexuar 10,025


Zbulohet një video-seksi e Marilyn Monroes?
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria VIP Bota | 19 Komente | Lexuar 1,946

Siç ka bërë të ditur e përditshmja amerikane “New York Post”, ish-ylli i famshëm i kinematografisë, Marilyn Monroe, ka pasur të incizuar një video seksi gjatë viteve të 50-ta.
Në këtë video të supozuar 15 minutëshe, të xhiruar bardh e zi, bukuroshja Monroe thuhet praktikon seks oral menjë person të panjohur. Videoja i është shitur një biznesmeni nga New Yorku për një shumë prej 1.5 milionë dollarësh, por me kushtin që ajo të mos publikohet.
Marilyn Monroe ishte ndër seks simbolet më të mëdha në vitet 50-ta dhe 60-ta, ndërsa fitoi edhe çmimin Golden Globe. Ajo vdiq më 5 gusht, në moshën 36 vjeçare, vdekje e cila u klasifikua si vetëvrasje, megjithëse shumica mendojnë se ajo është vrarë.
Paris: Gjoksi i Jessicas shumë i madh
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria VIP Bota | 14 Komente | Lexuar 645

Paris Hilton ka deklaruar se gjinjtë e vegjël janë më të mirë, duke i përmendur si tepër të mëdha, gjinjtë e Jessica Simpsonit.
“Më pëlqen si janë gjinjtë e mi, nuk më pëlqejnë të mëdhenj. Të Jessicas, mendoj se janë shumë… të mëdhenj”, ka thënë Hilton.
“Është e neveritshme. Kjo më kujton gjizën e futur në një qese të madhe”, ka shtuar bukuroshja.
Orinda: Jam e dashuruar
Postuar në April 17, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 20 Komente | Lexuar 2,303

Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale
Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme


