![]() |
Sytë e Hollivudit tek Masiela Lusha
Posted on April 29, 2008 - Filed Under VIP Bota |
Dërgoja një miku

Aktorja e cila ka ngjitur shumë shpejt shkallët e Hollivudit, shqiptarja Masiela Lusha, është shfaqur për publikun amerikan në premierën e filmit më të fundit të fitueses së çmimit Oskar, amerikanes Jodie Foster dhe yllit të filmit 300, Gerard Butler. Masiela Lusha ishte e ftuar speciale në premierën e filmit “Nim’s Island”, ndërkohë që të gjitha kamerat dhe aparatet fotografike ishin përqendruar te shqiptarja, e cila prej disa vitesh interpreton në serialin e suksesshëm, George Lopes Show.
Gjigandi i filmit, “Fox”, vendosi që në premierën botërore të filmit “Nim’s Island”, në Los Anxheles, të ishte e pranishme edhe Masiela, megjithëse ajo nuk interpreton në këtë film. Kjo pasi ajo ka qenë e angazhuar me një tjetër projekt. Masiela ka përfunduar xhirimet për një produksion shqiptar, e pikërisht për filmin më të fundit të regjisorit Fatmir Koçi, “Koha e Kometës”, film që pritet të dalë së shpejti në kinema.
Në këtë film Masiela Lusha luan rolin e Anjezës, ndërkohë që skenari është bazuar në librin e Ismail Kadaresë, “Viti i Mbrapshte”. Publiku amerikan ishte mësuar ta shikonte Masi-elën brune, ndaj dhe prania e saj në premierën e filmit “Nim’s Island” i ka habitur të gjithë, sepse ajo është shfaqur bionde, ashtu sikurse e shihni edhe në fotografi. Shkak për ndryshimin e ngjyrës së flokëve ka qenë pikërisht roli i saj në filmin “Koha e Kometës” të Fatmir Koçit.
Masiela Lusha ka lindur në Tiranë, por familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ajo ishte ende e vogël. Ajo ka luajtur në një sërë filmash televiziv, por gjithashtu e ka prekur prej kohësh ekranin e kinemasë me një sërë realizimesh të suksesshme. Një tjetër projekt i suksesshëm i Masiela Lushës do të jetë pjesëmarrja në filmin horror, “Blood, the Last Vampire”. Në këtë film ajo luan rolin e Sharon, ndërkohe që premiera botërore do të jetë këtë vit në Japoni.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Thashetheme të ngjashme
- Will Smith, më i paguari
- Ëndrra e Angelina? Në film me Brad
- Batman në burg. Arrestohet Christian Bale
- Antonio Banderas ne nje film si shqiptar
- Monika Belluci dhe Vincent Cassel jane ofruar per te realizuar nje film pornografik
Lexoni Komentet
12 Komente per artikullin “Sytë e Hollivudit tek Masiela Lusha”
Komento












lumja on April 29th, 2008 8:28 am
SUKSESE OJ SHQIPTAREEE
nocturne on April 29th, 2008 2:03 pm
…te gjitha te mirat per kete vajzen kam degjuar per te edhe me para epo i uroj suksese te metejshme dhe ta nderoje vendin e prejarrdhjes se saj …..
asso on April 29th, 2008 3:13 pm
sikur sme duket bjonde aty ajo mua
zana e malit on April 30th, 2008 6:12 pm
Eshte hera e pare qe degjoj per kete vajze por padyshim qe i uroj shume suksese.Dhashte Zoti te gjiroj sa me shume filma.
leonora on May 1st, 2008 6:14 am
suksese veq vashdo
albina on May 1st, 2008 7:01 pm
kesaj vajze i uroj shum sukses
sukssese
albina on May 1st, 2008 7:02 pm
suksese veq vazhdo
lume on May 1st, 2008 7:03 pm
hehe po vajz shqiptare
RONI on May 2nd, 2008 10:35 am
urime suksese hallalle Shqiptare
Gresa on May 5th, 2008 3:30 pm
ne quhem gressa.Olsi te prapa se po na del haj medet.Tung ju faleminderoj te gjithve banorve ne BB.
miranda on May 17th, 2008 6:38 pm
Kur dhe si paska rene ne sy te holllyvoodit kjo vajze shqipetare kur une nuk e kam vene re asnjehere neper TV apo gjera te tilla qe merren vetem me VIP-at e hollyvoodit.
Gjithesesi shpresoj qe po ndjellin fat te mire per kete vajze shqipetare me pretendime per tu futur ne hollyvood!!! SUKSESE!!!!
ila on July 9th, 2008 3:39 pm
suksese se je taman vajz shqiptare