Orinda Huta: “Nëse s’do ishte për familjen, do vazhdoja “pushimet” e mia”

Posted on April 29, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

E bukur, joshëse, rrezatuese… Orinda Huta është rikthyer pas thuajse një vit pushimi në skenën shqiptare me një këngë dhe një klip të ri. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo tregon për periudhën e saj të pushimit, këngën dhe klipin e ri, si dhe për arsyet se përse është larguar nga shkolla ku studionte, për të nisur një tjetër, duke e filluar sërish atë nga viti i parë.

Riktheheni me një këngë pas një mungese, si ndiheni? Çfarë ju ka munguar më shumë?
Kisha nevojë për një kohë pushimi për veten dhe familjen time. Kam bërë një jetë të thjeshtë gjatë këtij viti dhe jam ndjerë shumë mirë. Në qoftë se nuk do kishte qenë për personat e mi të afërt, që më shtynin të rikthehesha, unë do vazhdoja “pushimet” e mia… Megjithatë, tani kam kuptuar që nuk më ka munguar ekrani, intervistat apo vëmendja e njerëzve. Ajo që më ka munguar në të vërtetë, ishte kënga.

Këngë është realizuar së bashku me grupin “NRG Band”, si lindi bashkëpunimi me ta?
Lindi menjëherë pas “Kënga Magjike 2006”. Kur unë merrja pjesë me këngën “Nisu, arratisu”, djemtë e “NRG Band” e kishin bërë gati ftesën e bashkëpunimit. Për mua ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ta, ndaj nuk hezitova aspak për të pranuar. Kënga është realizuar nga Besniku, vokalisti i grupit dhe orkestrimi u realizua nga Darko Dimitrov.

Me këngën vjen dhe një klip shumë interesant, ku është realizuar dhe me cilët keni bashkëpunuar?
Klipi është realizuar me “Pixels Producsion”, në Kosovë. Ishte kënaqësi të punoje me ta, për më tepër me shqiptarë. Më kanë bërë të ndihem komode, edhe pse ishte hera e parë që bashkëpunonim. Kjo gjë është reflektuar edhe në klip.

Në klip ngjasoni pak me femrat e viteve ‘50, shumë e rafinuar. Duket një largim nga imazhi i vajzës së vogël, ju pëlqen?
Veshja dhe make-up im në klip është tendencë e modës së fundit, ndaj nuk ka lidhje largimi nga vajza e vogël. Megjithatë, unë kam kohë që jam larguar nga imazhi i vajzës së vogël. Ishte kalim që erdhi gradualisht, ndaj dhe unë ndjehem mirë me këtë.

Kush është kujdesuar për look-un tuaj?
Gjithmonë kujdesem vetë për look-un tim. Në çdo kompeticion që kam marrë pjesë, jam kujdesur vetë dhe do vazhdoj të kujdesem gjithmonë vetë. Në këtë klip, veshjet nuk janë realizuar nga unë, por i kam zgjedhur nga “Magic Shop” dhe fustani i nusërisë nga “Geraldina Sposa”. Ishte kohë shumë e shkurtër për mua që të merresha vetë me stilimin e veshjeve, ndaj zgjodha rrugën më të shkurtër dhe të sigurt, duke bashkëpunuar me këto firma.

Në klip jeni shfaqur me një fustan nusërie. Duke qenë se nuk është hera e parë që e mbani veshur (dhe nëpër sfilata,) si ndiheni e veshur nuse?
Në sfilatën e “Geraldina Sposa” vitin që kaloi, kam veshur 8 fustane nusërie dhe jam ndjerë vërtet mirë. Fustanet e saj të bëjnë të ndjehesh komode dhe rrezatuese.

I rikthehemi këngës, “As fejesa, as martesa”, përse pikërisht ky titull?
Është pjesë e tekstit kjo frazë, dhe pikërisht ajo që godet më shumë, ndaj dhe është zgjedhur si titull. Ky është mendimi im, për këtë duhet pyetur autori i tekstit. Mbase ai i ka provuar të dyja dhe nuk do i pëlqente të zgjidhte asnjërën prej tyre.

Fabula e këngës tregon për një djalë që thotë, se nuk do t’ju lërë rehat, a jeni ndjerë ndonjëherë në jetë në të njëjtën situatë?
Jo, nuk jam ndjerë asnjëherë, sepse nuk do e lejoja unë të arrinte deri në atë pikë që të më ngjitej e mos të më shqitej. Megjithatë, në Shqipëri ndodh rëndom.

Kur një person është shumë këmbëngulës, ju si silleni?
Do kujdesesha ta largoja me të mirë, por nëse e ekzagjeronte, do filloja t’i sillesha keq, madje do arrija dhe ta denoncoja.(Edhe pse ligji në Shqipëri lë për të dëshiruar)

Jeni natyrë që nervozoheni shpesh?
Nuk nervozohem shpesh, por kur ndodh të më ngrihen nervat, bëhem e papërmbajtur. Sigurisht, varet nga shkalla e nervozizmit, por që e vogël kam qenë shumë nevrike, edhe pse ndoshta jam njëkohësisht shumë e qeshur dhe e qetë. Mjafton të shikosh damarin e nervit në ballin tim, dhe e kupton sa e acaruar jam.

Kemi mësuar që së fundmi keni ndërruar shkollë, cila është arsyeja?
Është e vërtetë që kam ndërruar shkollë. Të them të drejtën, arsyeja është pak e komplikuar, por unë po jua them më thjeshtë. Një shkollë që nuk zbaton kontrata, por i ndryshon sipas volitjes. Një shkollë që nuk ka as librezë studenti… Një shkollë ku vetë administrata nuk është e sqaruar, e jo më të sqarojnë studentët… Nuk ia vlen si shkollë që në momentin që përballesh me njerëz malinj, mashtrues dhe aspak qytetarë. Më vjen keq, nëse kjo përgjigje mund të mërzisë pjesëtarët e tjerë aksionarë, që janë gjithnjë të gatshëm për studentët dhe bëjnë çmos t’i ndihmojnë e jo t’i dëmtojnë. Jam e sigurt se ata e kuptojnë se kujt i referohem, ndaj u kërkoj ndjesë për pamundësinë e shmangies së kësaj përgjigjeje…”

Burimi: Gazeta Shqiptare

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Pushime ne Shqiperi

Lexoni Komentet

12 Komente per artikullin “Orinda Huta: “Nëse s’do ishte për familjen, do vazhdoja “pushimet” e mia””

    zana on April 29th, 2008 11:05 am

    hej shume kulle ehj eke ni dale bre pasha hej
    hej tugn

    nocturne on April 29th, 2008 2:07 pm

    …nuk me duket fare e qendrueshme kjo fitoi ca adhurues ne fillim me tani e di ..pastaj beri buje edhe me parajsen kur ishte me florin ,julken dhe elvanen ..por pastaj
    nuk e di se cafare ndodhi me te por mua me duket se nuk ja vlen te komentosh ndonje gje per kete vajzen …

    diellza on April 30th, 2008 4:46 am

    nocturne edhe un mendoj ashtu si ti,qe nuk ka qfare te komentohet per kete vajzen.eshte absolutisht e panevojshme me ne skenen shqiptare…edhe me te thene te drejten nuk me pelqen aspak.

    jehona on May 1st, 2008 1:00 pm

    me vjen keq per ty diellza dhe per shoqen tende por ju nuk po e dishi se qfar vlera ka orinda,orinda ashte bash vajz shqiptare dhe mjaft terheqese dhe eshte nje yll i vertet.qaooo nga kosova

    lisa on May 2nd, 2008 9:38 am

    ti jehona q ikjo vajza qe po esheh nuk asht diellza por eshte orinda huti a more vesh ij lop

    donna on May 3rd, 2008 1:14 pm

    Je teper e bukur nuka Fjal per tyy(L)

    diellza on May 3rd, 2008 1:25 pm

    jehona do te mi tregosh vlerat e kesaj goce koti….mua nuk me duket aspak qe ka te beje lidhje me muziken po nga njera ane nuk ka ndonje faj te madh sepse eshte bere tani me skena shqiptare vend per te gjithe,edhe ata qe nuk kane fare vesh muzike dalin the proklamojne,ekspozojne trupat e tyre sikur jane fare te pavlefshem…kjo nuk eshte aspak per nje femer e mire ne qoftese siq thua ti ka vlera..prandaj me plote bindje e them qe nuk ka vlera fare….nuk vlen asgje..

    geni on May 3rd, 2008 1:46 pm

    je shum emir veq vazhdoooooo

    zanaa on May 4th, 2008 11:11 am

    na e shpife moj orinde

    arta on May 5th, 2008 1:21 pm

    ska qte flitet per kete vajz vertet eshte e bukur aj qe e ndjen veten shqiptar duhet te krenohet me vajzat shqiptare siq eshte orinda elvana leonora e shum e shum tjera….

    arba on June 21st, 2008 5:21 am

    shum e bukur je vertet je ma e mira po edhe disa te tjera jan yje te v.i.p shipetare po ti me te vertet edhe ti je ylli i v.i.p shqipetar aaaaaa

    alda on July 5th, 2008 1:00 pm

    onanta je vajze terheqese por tatu qe ke bere te dora te ben sh feminore

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    FotoLajm.com

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.