Albanian Hotels

Moulin Rouge flet shqip

Posted on April 29, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Moulin Rouge flet shqip

“Kurtizania” Elsa Lila dhe Erlind Zeraliu sjellin në Tiranë kabarenë e “Dritave të kuqe” të Parisit

Për herë të parë në historinë e skenës shqiptare ka ardhur mbrëmë një muzikal në gjuhën shqipe, “Mouline Rouge”. E nuk bëhet fjalë për një muzikal të thjeshtë. Tashmë kabareja gjendet në qendër të Tiranës, për disa orë me radhë, që do të shtohen gjatë një jave të plotë. Në dallim nga muzikalët e tjerë, gjatë tij janë interpretuar tre dimensione artistike: kënga, aktrimi dhe baleti.

Dashuria dhe intriga kanë përshkruar të gjithë subjektin e njohur edhe nga filmi me të njëjtin titull, ku aktorët e skenës operistike dhe muzikës së lehtë shqiptare kanë interpretuar historinë e kabaresë së famshme në Paris. Satine, kurtizania e klasit të lartë, e cila është edhe personazhi kryesor tek “Moulin Rouge”, është interpretuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nga këngëtarja Elsa Lila. Në rolin tjetër primar, Kristiani, ishte tenori Erlind Zeraliu.

Gjatë shfaqjes pati edhe dialogje “live”, të cilët u ndërthurën me muzikën më të mirë ndër vite. Brenda shfaqjes së muzikalit “Mouline Rouge” u përcollën këngë të artistëve të njohur botërorë, si Madona me “Like a Vigine”, “Qeen” me “Show must go on” apo interpretimi i Zeraliut me këngën e Elton John, “Your Song”. Gjithashtu, në muzikalin “Mouline Rouge” pati edhe një duet, i cili ishte i shkëputur nga këngët e grupit legjendar “Beatles”, “U2”, Uitni Juston e shumë këngë të tjera të muzikës pop në rang botëror. Historia e “Mouline Rouge” fituar disa “Oskar” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Koreografë të shfaqjes ishin Enada dhe Gerti Vaso, ndërsa informohemi se historia e kabaresë së Parisit do të jetë deri më 6 maj në metropolin shqiptar.

“Moulin Rouge”
Historia e muzikalit nis me Kristianin, një shkrimtar londinez, që ka një karakter të ndrojtur e naiv. Ai vjen në Paris në vitin 1989, për të marrë pjesë në revolucionin bohemian. Aty kishte si pjesëmarrës shumë piktorë, shkrimtarë të tjerë, muzikantë, njëkohësisht edhe bij të revolucionit. Kur arrin në Paris, ai njihet me një grup muzikantësh, të cilët e shohin talentin tij dhe e ftojnë për të shkruar një shfaqje, që do të paguhej nga Zidler.

Ky ishte njëkohësisht edhe udhëheqësi i “Mouline Rouge”. Kur Kristiani gjendet brenda këtij vendi, ai magjepset nga “Diamanti vezullues”, Satina, që ishte ylli i këtij ambienti. Kështu, njëri nga artistët e ndihmon Kristianin që t’i lexojë një poezi Satinës privatisht. Qëllimi i tij ishte thjesht një poezi, por ata e keqkuptuan. Satina, duke qenë një kurtizane, mundohet ta joshë. E ndërkohë që ajo vazhdon ta joshë, Kristiani fillon të këndojë këngën “Your song”.

Shumë shpejt, vajza e cila mbarte një sëmundje të pashërueshme për atë kohë, tuberkulozin, bie në dashuri me shkrimtarin. Po atë natë edhe investitori Zidleri donte ta bënte për vete të njëjtën vajzë, sepse ai e donte. Për këtë, pasi informohet se mes Satinës dhe Kristianit ka diçka, kërkon ta vrasë këtë të fundit. Kështu, për të shpëtuar shkrimtarin, Satina i thotë se nuk e do, por në të vërtetë ishte e kundërta.

Në muzikal është edhe Duka, i cili ka bërë një kontratë me Zidlerin, pasi donte të drejtën e “Mouline Rouge”. Duka insiston tej mase që shfaqja të bëhet në mënyrën e tij, por në të vërtetë ajo realizohet sipas Kristianit. Në fund, Satina e rënduar nga sëmundja vdes, duke i thënë fjalët: “Shkruaje këtë histori, sepse kështu do të jem pranë teje”.

Burimi: Gazeta Korrieri

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

3 Komente per artikullin “Moulin Rouge flet shqip”

    Paris on April 29th, 2008 12:39 pm

    pse a shqip ka fo0len a po thu a

    stage four on May 3rd, 2008 5:33 pm

    sa pom me pelqen qe u larrgu babi i madh ose babushi se shum kolfesat u kon bre

    kaltrina on June 7th, 2008 10:22 am

    skoka interesant qe po flet shqip

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.