Ingrid Gjoni puthet në buzë me Sinan Hoxhën

Posted on April 29, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Nuk do të na besohej një gjë e tillë nëse foto nuk do të kishim parasyve këtë imazh, dhe në fakt foto flet qartë. Nuk është realizuar ditët e fundit por pak kohë më parë, kur Ingrid Gjoni ende nuk kishte ndërruar look për t’u bërë më pas brune. Këngëtarja ka qenë në të njëjtin pub me Sinan Hoxhën dhe muhabeti po ecte aq mirë saqë në një moment ata janë afruar së tepërmi dhe kanë këmbyer me njëri-tjetrin një puthje e cila nuk rezulton të jetë në faqe apo diku tjetër, por në buzë.

Çfarë të ketë ndodhur? Ndonjë pëlqim mes tyre? Ç’është e vërteta (gjithmonë sipas deklaratave të këngëtares) Ingridi është singëll prej kohësh që pas ndarjes nga i fejuari i saj Enea disa muaj më parë dhe ndonjë pëlqim i mundshëm edhe mund të ekzistojë.

Teksa pyet disa nga miqtë e saj rreth afrimitetit apo miqësisë që ajo ka me Sinan Hoxhën, të gjithë shprehen se janë vetëm shokë dhe nuk ka asgjë mes tyre, por faktet duket se flasin të kundërtën. E gjithmonë duke iu referuar kësaj fotoje, burime pranë saj tregojnë se Ingridi është shumë e dashur me miqtë ndërsa puthja që ka këmbyer me këngëtarin Sinan Hoxha nuk do të thotë asgjë dhe është vetëm në kuadër të miqësisë. Vallë Ingridi të sillet kështu me të gjithë miqtë e saj?…….kaq afër?

Mbrëmja
Në shumë intervista këngëtarja simpatike ka treguar se i pëlqen të frekuentojë jetën e natës me miqtë por kjo jo në mënyrë të shpeshtë, në mënyrë të rregullt gjatë fundjavave kur nuk është e angazhuar me koncerte apo turne nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj. Ka disa mikesha të saj të cilat nuk ndahen asnjëherë por edhe miq. Mes shoqeve të Ingridit përmendim këtu Çiljetën me të cilën Ingridi del shumë shpesh të shoqëruara madje edhe nga i dashuri i saj Romeo. E pikërisht një ndër miqtë e Ingridit është edhe Sinan Hoxha, me të cilin këngëtaren e kanë puqur shumë koncerte apo mbrëmje muzikore. Janë mjaft të sjellshëm me njëri-tjetrin duke respektuar punën e gjithsecilit dhe duke mos kursyer përqafimet dhe puthjet dashamirëse qofshin këto edhe në mes të një publiku të gjerë. E pikërisht në një moment nga këto mbrëmje nëpër pubet e Tiranës Ingridi dhe Sinani janë kapur nga paparaci ynë i cili na serviri pikërisht këtë foto.

Ndarja nga i fejuari
Ingrid Gjoni jo më larg se disa kohë më parë do të mbushte faqet e shtypit rozë për ndarjen e saj nga i fejuari Enea. Lidhja e saj me të, mjaft e bujshme për faktin se ajo ishte një këngëtare e famshme dhe Enea ishte një njeri krejtësisht i panjohur shkaktoi vërtet zhurmë atë kohë. Ndërkohë që ndarjen vetë Ingridi e bëri të ditur për faktin se kishte një mospërputhje karakteresh mes tyre. Po ndërsa tashmë secili jeton jetën e vet, zërat për ta janë shuar duke e lënë nga kjo anë Ingridin të qetë por që gjithsesi pa i shpëtuar syrit vigjilent të paparacëve.
“Po më shkon më së miri jeta singëll. Jam e lumtur se po shijoj këtë kohë të bukur të kësaj stine jo vetëm mes publikut, që më duartroket në koncerte, por edhe me miqtë e mi. Dhe madje kam kohë për veten time më shumë se kurrë”, do të shprehej Ingridi duke I bërë të gjithë të mendojnë se u ka thënë ‘stop’ meshkujve për momentin. E në fakt të gjithë do të pyesnim për sa kohë do ta shohim vetëm Ingridin, një femër mjaft e bukur dhe seksi, një këngëtare e suksesshme dhe nga më të kërkuarat sot…

Kujdesi për veten
Është mjaft në formë. Po shijon jetën siç thotë ajo singëll, me impenjime që kanë të bëjnë jo vetëm me muzikën, por edhe me kujdesin e madh që po i kushton këto kohë vetes madje këto ditë duke ndryshuar edhe look. Dietë, vrap dhe rezultati disa kilogram më pak, që e kanë sjellë sërish në linjat e dikurshme. Së bashku me mikeshën e saj këngëtaren Çiljeta Xhilaga janë sot dy këngëtaret më të kërkuara në koncertet, që kanë marrë pjesë dhe që do të vazhdojnë gjatë gjithë verës.

Miqësia me Çiljetën
Prej kohësh dihet që mes Ingrid Gjonit dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga ka ekzistuar një miqësi e fortë. Ato shihen shpesh në shoqërinë e tyre dhe kalojnë mjaft kohë bashkë. Sezonin e kaluar veror ato edhe koncertet i kanë pasur të përbashkëta nuk dihet për këtë që vjen. Dhe jo vetëm kaq por të dyja ato janë këngëtaret, që janë kërkuar më shumë nga organizatorët e koncerteve. Pasi dihet, ku është Ingridi dhe Çiljeta aty janë edhe njerëzit.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

19 Komente per artikullin “Ingrid Gjoni puthet në buzë me Sinan Hoxhën”

    ali on April 29th, 2008 9:33 am

    tung berati un dua ta largoj olsin se po ban seks me at femnen

    krenara on April 29th, 2008 9:42 am

    uni kash mu pajtu me ate qe bejn

    besa on April 29th, 2008 10:47 am

    nuk eshe puthje ne buze se ne qofte se e shiqojm me vemendje eshte nje puthje e mikut me te mire puthja eshte ne faqe afer buzes ky ishte mendimi im . por nuk e mohoj faktin se nuk munt te jene puthur se noshta mundet te kese ndonje fote qe do te tregoje me mire
    tung

    Paris on April 29th, 2008 12:37 pm

    ncncnccncnc

    nocturne on April 29th, 2008 2:00 pm

    hahahaha po nejse ..mua me duken qe te dy jane per njeri tjetrin te dy kopjojne kenge tek bullgaret apo tek greket dhe te dy jane jo ne nje nivel te mirefillte si ne stil ashtu edhe ne karrieren e tyre pra ti besa meqe ke shikim te mphrete e sheh si i ka vene ingridi duart tek sinani nuk duken qe jan miqesore por epshore …po kengetare dasmash mund te bente kjo ingridi gjithsesi se e morem me ters vetem lidhje serioze dua qe kjo te mos jete se po duket qe keto perzonazhet publik sidomos te skenes nuk kane sukses se u puthen keta dy pune madhe nuk jane aq te rendesishem ..se harrova ky mendimi i im eshte …

    diellon on April 29th, 2008 4:43 pm

    hahahahahhihih sinani me ingridin qa pritet prej ftyrave publike veq kurvallak .

    e charta on April 30th, 2008 2:18 am

    ncncncn qka po ju vije qudi se po kjo Ingrid Gjoni ke ka lan pa e puthur se ….mos tju vije asgje qudii….qao qao puthje per shoqerin teme ma te mirt jemi edhe haverin teme ne shkup:D

    ....... on April 30th, 2008 8:28 am

    hahaha t’isha kon nven tsinanit ma kish thy .pse mos me puth

    sandri on April 30th, 2008 8:37 am

    c’te keqe ka mire e kan ,apo te na pyesin neve

    ........... on April 30th, 2008 8:42 am

    mos u shtirni se ju e doni njerin tjeterin.Fucky

    RaPtOrS on May 1st, 2008 3:53 pm

    hahahahaahahahah. As me u puth nuk dine.Ai puth mjekrren dhe ajo i puth fillimin e hundes .hahahahahahah

    fatbardha on May 3rd, 2008 4:44 am

    si ka mujtur ingriti te puq sinan hogjen kur ingjridi ësht i martume ku ka ber 2 femi me tjeter burr e si mundet me si gjuri bukrri e ka leshu ingjridi so normal a e din sa e mrapsht o ingjridi kunder sinan hagjaj sinani a e din mor sa i bukur o e mu puq me ingjridin me at lop me at lupush me at qorr ku ku ku ku ku ku me kish ardh gjerrdi me pa puth a une fil i kish than a je nermal e ku ku per to budallica

    sona on May 4th, 2008 6:30 pm

    ku

    kkmnjmkn

    d... on May 6th, 2008 10:57 am

    kuku o sinan ta ha zemren tisha kon nven qisoj femres Hhmmm ma s hum skisha dasht heheh

    d... on May 6th, 2008 10:58 am

    kuku o sinan tisha kan nven qisoj qikes ma shum skisha dasht hehe tkam loqk mas shumti du kiss klm

    d... on May 6th, 2008 11:00 am

    ajt dikush nmujshi mem ndimu me ja gjet naj imail apo naj nr tina hehe po lypi ndim nga ju heheh klm

    arber klin on May 7th, 2008 8:38 am

    ani bash qift i mir po dilkan shum te mir

    entela on May 9th, 2008 2:13 am

    shkojne si qift jane te pa pame,sidomos ingriti tull femen.Ju pershendes tung

    genta on May 11th, 2008 3:35 pm

    me te vertet big brother jenni hilezaq qe e larguat besen

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.