VISI: Lidhja me Partinë Demokratike

Posted on April 19, 2008 - Filed Under Big Brother Albania | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Me keqardhje ka dalë nga shtëpia e “Big brother”, dhe dalëngadalë po hyn në rrjedhën normale të jetës. Ervis Xhako, ose shkurt Visi siç e njohin të gjithë, tregon marrëdhëniet me banorët, jetën e tij pas “Big brother” dhe synimet për vazhdimësinë.

Sa ke arritur të hysh në normalitetin e jetës pas daljes nga “Big brother”?
Me pak vështirësi, edhe pse kam 2 javë që kam dalë nga shtëpia. Por, po ia arrij të hyj në normalitet. Megjithatë duhet pasur parasysh, që 100% nuk mund të jesh i njëjti si në momentin para hyrjes. “Big brother” kishte ndikimin e tij tek mua, ndaj tanimë është pak e vështirë, që t’i kthehem rrjedhës normale të jetës sime së përditshme.
Cilët janë banorët që të zhgënjyen dhe cilët mbeten miq edhe pas daljes nga shtëpia?
Marrëdhëniet e mia me banorët në shtëpi kanë qenë shumë të mira. Megjithatë, mund të them, se i vetmi banor, që më ka zhgënjyer është Arbri. Thjesht për faktin, se gjatë kohës që isha brenda në shtëpi ai mu betua se nuk më kishte nominuar. Ndërkohë me daljen time jashtë mësova që Arbri më kishte nominuar, pra më kishte gënjyer. Të gjithë banorët e shtëpisë do të mbeten miq të mi, por më shumë miqësi do kem me Inën, Polin dhe Shkëlqimin, pasi ata në fakt, ishin miqtë e mi më të mirë edhe brenda shtëpisë së “Big brother”.

Ç’mund të na thuash për marrëdhënien tënde me Inën? Ka mbetur thjesht miqësi apo mes jush ka diçka më shumë?
Marrëdhënia ime me Inën është thjesht miqësi dhe asgjë më tepër se kaq. Ina do mbetet shoqe shumë e mirë për mua.
Ndërkohë, mësojmë se përpara se të hyje në shtëpinë e “Big brother”, ke qenë i angazhuar me aktivitete të ndryshme në Partinë Demokratike. Do të vazhdosh të impenjohesh aty? Sa e sheh veten tek politika, duke qenë se studion për këtë degë?
Patjetër që do të vazhdoj të jem pjesë e aktiviteteve të Partisë Demokratike, në forumin rinor të saj. Aktualisht, jam kryetar i Forumit Rinor për nëndegën 32. Pasi dola nga shtëpia, kam rifilluar aktivitetet e mia edhe pse shumë të ngjeshura. Angazhimet e mia politike kanë filluar para tre vitesh dhe vazhdojnë ende. Duke qenë se jam shumë i dhënë pas politikës, krahas Shkencave Politike, po studioj edhe për Marrëdhënie me Publikun, për të plotësuar kështu formimin tim profesional në këtë drejtim.
Si e ka pritur e dashura jote sjelljen brenda shtëpisë? Eshtë bërë ndonjëherë xheloze për Inën?
E dashura ime është ndjerë keq në disa raste me sjelljen time brenda në shtëpi. Megjithatë, ne kemi një marrëdhënie të qëndrueshme e të rëndësishme dhe kemi mundur që t’i kalojmë këto momente të vështira, duke u shoqëruar me sqarimet përkatëse pas daljes sime nga shtëpia. Mbase po, mbase edhe jo. Pasi dola nga shtëpia, i shpjegova asaj marrëdhënien miqësore që kam me Inën dhe me secilën nga vajzat e tjera në shtëpi.
Ç’mendim ke për fotot provokuese të Ildës? Të ishte dukur ajo një femër provokuese edhe brenda shtëpisë?
Ilda është një femër tërheqëse dhe këtë nuk dua ta mohoj. Mbase provokimi është pjesë e Ildës në lojë.

Burimi: Gazeta Panorama

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

41 Komente per artikullin “VISI: Lidhja me Partinë Demokratike”

    greta on April 19th, 2008 7:31 am

    shumm i mir je visi veq vazdho gjithashtu edhe juna me inen (K)

    ßĘŁħİďųŞĦĵą on April 19th, 2008 7:33 am

    Junaa je shum me e bukur jasht se ne shtepin e B.B..te pershendes ty dhe Visinnn je te mirett…POr me e miraaa eshte BESAA kete nuk e mohoj…:DMUahhhhh

    shpejtim on April 19th, 2008 7:56 am

    Visi je Yll, shum ke dhen ne BigBrother por mendoj se dot kishe mundur ende me dhen po te ishte ne Big, Por une mbase jom nga Kosova mendoj se me Besen nuk ke pas nje bised me te vlersuar pasiqe Besa nuk mundet ti pershtatet dialektit te Shqiperis ndoshta osht edhe dobsia e saj ,Por ne pergjithsi je kon shum Okeyy ne Big pershendetje nga Timi-Kosove-Malishev

    arri on April 19th, 2008 8:10 am

    ina je si loqk nejse edhe juna a ty vis kisha pas qef me te rre niher se je shum naiv qao qao nga arijeta

    NiKKi on April 19th, 2008 8:24 am

    Visi ma i miri po po ja kan inati bre se di pse

    JULIANA on April 19th, 2008 8:37 am

    mir

    lena on April 19th, 2008 10:20 am

    visi ma i mirrrriiiiiiiiii

    melisa on April 19th, 2008 10:35 am

    visi ,ina dhe poli keni qene me te miret po u largua edhe poli se shikoj me big brother,dhe fal zotit qe u larguan ola dhe ilda sepse ja humben imazhin shtepis e them me keqardhje per ato dyja por eshte e verteta,nuk munden te ambientohen asnje qast me antaret e tjere te shtepis ishin te teperta

    armira on April 19th, 2008 10:39 am

    INGRID, LEONARD, JUNA, ERVIS DHE INA JANE KOT FARE. IA VLENTE QE TE DILNIN NGA SHTEPIA. DO TE ISHTE ME MIRE NESE DO IKNIN SHKELQIM, ROMINA, ARBER DHE BESARTA. DO ISHIN NAJADA, OLSI, JULINDA, ASTRIT DHE POLI DO ISHIN NUMBER ONE!!

    jeta on April 19th, 2008 12:48 pm

    visi juna dhe ina jeni me te miret ne ket bot te gjith shqiptaret qe kan votuar qe ju te dilni nga bba. kan ber nje gabim shum te madh shum mir do ishte po te dilnin najada olsi dhe romina

    besa on April 20th, 2008 11:01 am

    hmmm ti je yll be bir po se di ce dole nga shtepia bb te du shumm

    besa on April 20th, 2008 11:01 am

    poli you are the bestttt

    abazi on April 21st, 2008 8:40 am

    visi je shum i mir po se di pse te vutuan qe te dilni ka shtepija se ma i miri je kan

    zafiri on April 22nd, 2008 6:22 am

    olsi duhet te dale nga shtepia ne ka mundesi dhe para te shtunes.hiqet sikurben loje te paster por ben te kunderten. ah sa keq me vjen per rominen qe eshte budallacke e gjore pa dinjitet pa vlera dhe shume e veshtire me ate qe e kane ulur ne maksimum si shkelqimi olsi etj.dhe ky cimi duhet me pas kujdes here tjeter me tit katunarin se nuk ofendohet njeriu ne ate menyre si e beri mbreme. forca titi shkelqimi dhe besa

    anesa on April 22nd, 2008 5:42 pm

    juna visi am et bukurit jeni edhe najada ma et bukrate big brother jeni veq besen qe kan shti en big brother e kan dhi se ajv ak flliq krejt

    Albana Mavriqi on April 23rd, 2008 5:45 am

    une e shikoj gjitheher big brother dhe me pekqen shum por me se shumti me pelqen julinda eshte shum simpatike

    anesa on April 23rd, 2008 7:58 am

    oj juna shum e mir je edhe elvisi piqe ju ka qit ty edhe elvisin nuk mu po muj me e kqyr se shum pa lidhje qe nuk je ti edhe elvisi

    xheni on April 23rd, 2008 11:58 am

    visi mire qe te kane hequr se nuk ishe gje fare

    xheni on April 23rd, 2008 12:14 pm

    visi je shume kot po kot kot kot kot kot kot kot kot kot kot fare

    rea on April 24th, 2008 8:47 am

    visi ina dhe juna me te mirët ne bb…ju duammm shum tung nga kosova te tre jeni nr1…

    aulona on April 25th, 2008 10:46 am

    visi je me i miri ne bigbrother ti ina dhe poli ishit me te miret…. Veq vazhdo keshtu ju dua ina,, poli ,, dhe visi jeni me te miret (K)(L)
    qaooooooo
    pucccc

    valon on April 25th, 2008 5:25 pm

    tung nga valoni je ma i imre..
    vis…pol…ina…shkel…

    po edhe
    besaaaaa ne kohe e fondi
    me shok e saj poliiiiiiiiiii edhe shkeeeeeeeeeeeeeeeeee
    tung
    kalo mire nga kosova

    Anonymous on April 25th, 2008 5:57 pm

    tash nuk ka mbetur as nje person i mir ne shtepi qe te gjith jan kot fare perpos beses qe vazhdon te jet e sinqert

    leonora on April 26th, 2008 10:13 am

    JUNA ERVIS JENI MA TE MIRET VEQ VASHDONI MPUQ

    ELMEDINI on April 26th, 2008 10:15 am

    JENI MË TË MIRËT DHE ËSHT DASHUR TË QËNDRONOT,

    leo on April 26th, 2008 10:37 am

    juna je ma e mira veq vashdo kshtu dhe ke ZË te ËMBËL mpuq

    gjakova on April 26th, 2008 10:39 am

    ervis je ma i miri te duam shummmmmmmmmmmm tung nga gjakova

    erza&tina&alma on april 25th,2008 10:27 on April 26th, 2008 11:06 am

    o bre me besen ska veq kush ia ka inati ishalla pelset sidomos najada me olsin e vet juna inen dhe visin nuk eshte dasht mu largu prej shtepise po arbr, besa,juli, poli, titi dhe shkelqimi jon ma te miret veq vazhdoni.tung qao

    Alketa on April 26th, 2008 1:52 pm

    Visi me mir te kish nejtur ne shtepin e BB? Kush mendon se Visi te kish ndejtur ne shtepin e BigBrother? kush mendn keshtuu?Besarta je ma e mira ne shtepin e Bigbrother gjithashtu ma i miri edhe ma e mira osht Besarta,Arbri,Julinda,Poli

    albani on April 28th, 2008 10:22 am

    mat tmirt kan qen juna me ervisin

    addelinna on April 28th, 2008 1:25 pm

    oo b..b.. ku jeni ma e mirt jeni a edhe shume te trent byebye

    saraka on May 1st, 2008 8:29 am

    u kan shum i mir visi po ajo shtriga romina kuku bre kshtuqe ma mi miri je visi veq vazhdo edhe qe ki dal

    tina on May 3rd, 2008 4:03 am

    visi ka qene djaloshi me simpatik ne big brother nuk ka koment
    visi eshte djal perfekt

    donna on May 3rd, 2008 2:38 pm

    ska fjal per dy llokuma:d teper te mirr jeni

    God Of Thunder on May 3rd, 2008 5:51 pm

    Visi ishte 1 nga personat e grupit “Shkelqimi & CO” 1 vegel e Shkelqimit; ishalla jo ajo vegla nga mesi e posht. Person hipokrit.

    saranda on May 3rd, 2008 6:44 pm

    koment per arbrin je fantastik kish pas deshire ta takoj dhe te hyje ne debat per politik me te je shume fantastik

    RONA on May 8th, 2008 8:56 am

    nom nom :P i mir je kan visi deri dikun

    hana on May 11th, 2008 7:39 am

    ooo visi je si rrush te duam shumm nga gjakova je i pa parë…(TE DUA)

    rrita on May 11th, 2008 11:35 am

    visi je shum i mir

    linda on May 12th, 2008 12:41 pm

    tung tung shum mir a po
    Visi,Poli,Ina,Besarta dhe ,Arbri jan shumm shum te shkelqysherm profekt jeni a ma te mirt aaa uen ju pershendes shum nga kosova linda qao

    ida on May 23rd, 2008 2:22 pm

    ta ha synin ta haaa:p
    YOU ARE THE BEST (K)

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.