Rovena Stefa 4000 euro për çdo koncert në diasporë

Posted on April 11, 2008 - Filed Under VIP Shqiperia | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Edhe pse incidentet e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur. Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live. Gjithashtu duket se e gjitha kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro.

Këngëtarja: Nuk është e vërtetë që jam greke, jam krenare që jam shqiptare

Gjithçka ka nisur me një shkrim të botuar pak ditë më parë në një të përditshme. Në një intervistë këngëtarja e njohur tregon që në repertorin e saj kohët e fundit ka futur edhe këngët popullore të Shqipërisë së jugut. Më pas ka treguar se kjo është mëse normale mbasi vetë ajo është nga jugu, nga Fieri. Por mesa duket e gjitha kjo është keqkuptuar pasi jugu i Shqipërisë në kopertinën e gazetës është transformuar në “Greqi”.

Kështu lajmi se Rovena Stefa qenka greke, mori dhenë. Mirëpo të gjithë e dimë qe Rovena është një këngëtare shumë e pëlqyer, sidomos në Diasporë, një target njerëzish këta shumë sensibël ndaj prejardhjeve dhe me shumë patriotizëm brenda shpirtit të tyre. dhe fansat atje shpesh e kanë cilësuar si Adelinën e Shqipërisë Rovenën për simpatinë që kanë për të. Mirëpo duket sikur sedra e tyre është fyer nga këto komente dhe nga ky keqinfoirmim.

Keshtu mesuam se avokati i Rovenes ka pergatitur procedurat per ta çuar këtë çështje në gjykatë për të vënë në vend të vërtetën dhe për të mbrojtur dinjititetin a këngëtares. Po këto kohë këngëtares i është dashur të përballet edhe me të tjera shpifje në media, madje ka çuar në gjykatë një të përjavshme duke e akuzuar për ofeza dhe shpifje.

Duke u kthyer tek këngët e jugut nga e cila rrodhën të gjitha komentet mbi prejardhjen e saj, ia vlen të përmendim se vetëm mbas shumë vitesh karrierë, Rovena provon me muzikën e jugut. Ajo ka lëvruar gjithmonë muzikën e Shqipërisë së veriut dhe atë asaj të mesme. Pat provuar me këngën “Djalë më bën magji” dhe nga suksesii kësaj kënge ka vijuar me rrymën turbo folk të këtyre trevave duke vijuar më pas me “Dasma”, “Llokum” etj. Shpesh në intervista ajo tregon se i është kthyer muzikës shqiptare tamam në atë kohë kur të gjithë rendnin drejt muzikës së huaj dhe rëndësinë e kësaj muzike e ka mësuar sidomos kur shkonte në diasporë ku të gjithë donin të dëgjonin vetëm muzikën e mirëfilltë shqiptare. Edhe pse incidentet e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur.

Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live. Gjithashtu duket se e gjitha kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro. Ndërkohë në verë thuhet se do të vijojë me diskon e saj në breg të detit në Durrës, një biznes ky i nisur verën e kalaur, por që pritet që këtë verë të zgjerohet akoma më tepër.

Burimi: Gazeta Panorama

Gazete Thashetheme V.i.P.

Lexoni Komentet

10 Komente per artikullin “Rovena Stefa 4000 euro për çdo koncert në diasporë”

    lena on April 11th, 2008 7:22 pm

    hey a e din po shpifse je

    arbion on April 25th, 2008 9:30 am

    un e djek shum Big brodher dhe dua ti them najades se është budallaqe sepse nuk e do olsin

    olis on April 25th, 2008 9:35 am

    oj romin pse e i ke than kom mija shpre dashurn olsit

    lorita on April 25th, 2008 11:01 am

    une e adhuroj Big Brother eshte shum shum i famshe.Do i qoja nje mesazzh Besartes nga Kosova.Do i them se qka thon te tjret mos u a ver veshin se ti je e para.Dhe ti ke nje edukat qe ata se kan .Ndersa te njejtin mesazh dhe Julit . Ndersa Najades do i them se eshte ze shum i keq .U a mori ftyren Nr 1 pirinderve Nr 2 popullit shqiptar. BYE te adhuroj Shkelqim je me i drejti n te gjith shtepin . TUNG e edhe ty Arbana te pershendes je yll fare.

    arbion on April 25th, 2008 11:14 am

    Besarta nuk na mori ftyren si thon disa ajo po sillet shum mir me banoret e Big Brother.Dhe per Polin them se është më i miri dhe do ti thoja mamas së Polit se mos te merzitet shum për Polin sepse ska djal më të mir se aj të përshëndet Arbioni

    armend on May 4th, 2008 7:54 am

    hehheeh najada nuk me pelqen fare qe eshte ne big brother prandaj me mir mos jet ce i ngjitet edhe pak si teper olsit

    linda on May 9th, 2008 12:46 pm

    bravo besarta arber,astrit,poli.Jasht olsi,najada te dy jeni te padurueshem

    dessa on May 25th, 2008 12:39 pm

    noqja edhe 0olsi duhet me met aty hehe ma te miret jtni

    qimi on June 7th, 2008 3:48 pm

    hup mo e mos te shoh se pucrat tua ta shpifin.e nje ore te mos kishe lind do kishe lind majmune……….menjemadhe,.

    lona on June 8th, 2008 9:35 am

    op arbijon po ki qef me ba olsi nada lidjea ata kan than vet olsi se se don vetemm se kan nje lidjje te vogel budallaqe je vet

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Reklama

    Partneret

    Renditja Boterore

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.