Albanian Hotels

Shqipëria për gjynah

Posted on April 3, 2008 - Filed Under Te Tjera | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Shqipëria për gjynah

Teksa po afron dita e Festivalit Europian, gjithe mbeshtetja financiare qe i ka dhene RTSH kenges shqiptare kane qene disa fletepalosje. Deri Maqedonia po hedh per promovimin e saj mbi 350 mije euro

Ka nisur të ndjejë ethet e para të asaj që do të ndodhë pas pak javësh në Beograd. Nuk e fsheh frikën e përgjegjësisë së madhe që ka mbi supe për një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit të saj. E në momentin që mendon se Olta Boka është vetëm një 16-vjeçare pa eksperiencë në muzikë, ndjesia përligjet edhe më! 

Faza përgatitore para nisjes për në kryeqytetin e Serbisë është drejt finalizimit, ndërsa duket se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra nga ajo që është bërë edhe gjatë vitit të kaluar. Kompozitori, njëherësh edhe orkestruesi i “Zemrën lamë peng”, Adrian Hila, shpreh rezervat e tij në çështjen e promovimit të këngës nëpër shtete të ndryshme, pasi ky është parë çdo vit si një ngërç që pengon një përfaqësim dinjitoz të vendit tonë në sytë e botës. “Nuk besoj se po bëhet gjë në drejtim të promovimit, kështu që dhe ne si komponentë kryesorë të këngës po qëndrojmë në hije. Çdo përgatitje tani i kalon TVSH-së dhe janë ata që kanë peshën kryesore në këtë pikë. Unë jam informuar që vetëm Maqedonia ka investuar 350 mijë euro për promovimin e këngës përfaqësuese, ndërsa ne…”, thotë kompozitori Hila.

Ndërsa drejtoresha e radio “Tiranës” dhe e festivalit të RTSH-së, Zamira Koleci, thotë se çështja e promovimit të këngës është në varësi të mundësive financiare. “Jemi drejt fundit të përgatitjeve përpara startimit të festivalit. Ishim para pak ditësh në Beograd, ku çuam gjithë materialet e nevojshme, një CV të këngëtares, videoklipin, si dhe mbi 500 fletëpalosje, njësoj si edhe vjet. Aty na pritën shumë mirë dhe besojmë se Olta është këngëtarja më e vogël e këtij festivali”, thotë ajo. Por çfarë do të ketë ndryshe nga viti i kaluar, në mënyrë që askush të mos tregojë me gisht e të mos shprehë habinë për origjinën e vajzës 16-vjeçare?! “Kemi menduar që këtë vit të bëjmë një promovim më të gjerë të këngës, kryesisht në shtetet fqinje, si Greqi e Itali. Kemi çuar CD që do transmetohen nëpër radio e televizione të ndryshme, por sigurisht që gjithçka bëhet sipas mundësive”, vijon Zamira Koleci, duke shtuar faktin se kënga shqiptare është edhe në faqen e internetit të “Eurovizionit”, detaj që organizatorët e festivalit të fundvitit e cilësojnë si pozitiv.

Vetë Olta Boka e konsideron fat ngjitjen për herë të parë në një nga skenat që ëndërrojnë shumë këngëtarë shqiptarë. “Për mua do të thotë shumë dhe unë kam vërtet një përgjegjësi të madhe. Fakti që jam e re në moshë, më motivon për të punuar fort gjatë këtyre ditëve, përpara nisjes për në Beograd. Mua më kanë premtuar organizatorët që do të mund ta promovojnë këngën në disa shtete fqinje, duke shkuar vetë ajo e jo vetëm përmes CD-ve, por ende nuk po bëhet gjë. Unë do të bëj të pamundurën dhe për mua kjo është më e rëndësishme”, shton Olta. “Zemrën lamë peng” do të këndohet në gjuhën shqipe, si një zgjedhje kjo nga ana e organizatorëve të festivalit. “Në versionin anglisht duhej të ndryshonte titulli, teksti dhe i gjithë mesazhi i këngës dilte i transformuar, kështu që u pa si më e arsyeshme që të prezantoheshim në gjuhën tonë. Nuk besoj se kjo bëhet për ngjyrime politike, pasi arti nuk mund të ngatërrohet kurrsesi me politikën”, pohon këngëtarja e “Zemrën lamë peng”. Sa i takon performancës artistike, në skenën e Beogradit nuk do të ngjitet vetëm ajo, por edhe dy kitaristë dhe një baterist, si për t’i dhënë një tjetër faqe prezantimit të këngës në mes të asaj skene prestigjioze. Përfaqësuesja shqiptare do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales dhe do të jetë e gjashta në renditje. Në 12 maj ajo do të jetë në kryeqytetin e Serbisë, për të treguar vlera dhe jo faktin se mund të jetë peng i mangësive organizative…

Burimi: Gazeta Korrieri

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Publikoje në:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google
  • Technorati
  • YahooMyWeb
Pushime ne Shqiperi

Thashetheme të ngjashme

Lexoni Komentet

35 Komente per artikullin “Shqipëria për gjynah”

    PRISHTINALIA on April 3rd, 2008 6:33 am

    nuk besoj qe ka me be gje shqiperia me kete balad ne eurovizion shummm keq eurovizioni kerkon ritem energji eh ne .. asgje kenga eshte shum e bukur mirpo jo per eurovizion…:S

    ledion on April 3rd, 2008 7:00 am

    cfar esht kjo kenge lereni ore se na turperuat me keto kenge qe ta shpifin…ajo kenga e 2 kosovareve ishte shum emir po ai alban skenderaj qe esht nje bir bushtre ore

    tringa on April 3rd, 2008 7:08 am

    flaka shum ma mir po skina qa bojim e hupem eurovizionin edhe kete vite

    tringa on April 3rd, 2008 7:13 am

    flaka krelani shum ma e mir po nejse edhe kete vite e hupem eurovizionin :S

    xana on April 3rd, 2008 9:52 am

    FLAKA SHUM MA MIR ME FLAKEN KEMI PAS ME FITU ME FLAKEN PO CA ME BA VEC EDHE KJO KENGA SHUME MIR VALLA OK NE TE SHKUPIT KEMI ME VOTU PER SHQIPERIN PORRR KUR DO TA SHOHIM KOSOVEN NE EUROVIZION ME SIGURI NE VITIN E PARE KOSOVA PO TE ARIN VENDIN E PARRR SKA DYSHYM!!!!

    andi on April 3rd, 2008 2:49 pm

    op valla xana nermal qe kosovart vitin e ardhshum kena mi lon krej ne lloq e kina me tregu se qfar artista ika KS tu mar parasysh edhe artistat shqiptar qe vijn nga macedonia e do ti llakum krejt ekta far kurvanat e TVSH let fuck se boll bajata jon um qojn aty kengtar palidhje po nejse se krejt ikon do kongtar demode…peace krejt shqiptarve veq boll mka ardh inati qe flaka e doruntina nuk kan fitu se ekan meritu

    Goca on April 4th, 2008 10:29 am

    Flaka shum kongen e mire e ka pas ,sbesoj kjo qe ka me hi as ne finale se di pse????

    GFDFG on April 4th, 2008 10:42 am

    flaka e meritoj te shkoj

    juli on April 4th, 2008 12:48 pm

    po si nuk esht per gjyna kur ja jepin cmimin kesaj kenge qe esht kot dhe kenga e 2 kosovareve ishte e pa par ato e merituan e jo kjo keng qe asnje qeliz te trupit nuk ta ven ne fonksion kur ndegjon ket keng kurse ajo kenga e flakes dhe asaj tjetres qe emrin nuk ja di ajo me nxen gjakun e shqiptarit dhe do ishte perfekte per tu kenduar ne serbin bitch…albania the best nga juli milano

    olsa on April 4th, 2008 3:23 pm

    a beba po qoni a? marre

    ----- on April 5th, 2008 4:23 am

    na e ka turpruar ajo marroqe qe as sdo te hy as ne gjysmefiale

    kaltrina on April 5th, 2008 12:33 pm

    Ne keto 3 vite ishte turp per ne si ndotdhi qe vetem anjeza te korri suksese ledina katastrof luisi hahahah federiku shum keq une mendoj se flaka dhe doruntina do kishin korur shum sukses ne eurovizion sidomos ne kete vit eshte dashur qe te jete nje kenge e bukur ne eurovizion e ju ne kete vit e keni bere kengen katastrof edhe kalamajt po shkojn atje nje dite me duket se do shkoj dhe une se me mire se ata kendoj turp kur KOSOVA te shkoj atehere do merrni vesh se cfare kenge duhet te kendohet atje…

    Sexy_Girl on April 10th, 2008 9:11 am

    Forca Flakaaaaaaaa…..

    Olta..SSuksese ;)

    zamira on April 12th, 2008 3:55 pm

    qe ka fitu qaja beba as en gjys finale sko me hi e sa per flaken e per dorontinen jon kon ma te mirat edhe mu kon kishim fitu

    emira on April 12th, 2008 4:14 pm

    eurovizioni per shqiptaret i fituar nuk eshte por me kete femij qe do na perfaqesoje eshte e pamundur.

    arijan on April 13th, 2008 4:56 am

    Turp nje femi do na prezantojne eurovizion po nejse….ske cfare me bo…

    bardhaaaaa on April 18th, 2008 5:19 pm

    valla bash fmi se mmat mirat jon kon flaka edhe doruntina… e le mo ma heret qe kan bo hile gjeth …perveq anjeza qe ka knu se kta tjert kurfar vlere skan!!!

    Paris on April 19th, 2008 2:09 pm

    shqiperia ka njerez te mire jo qe po i qeshi amo kon e paskan zgjedhen ne eurovizion me shkue ma mire me pas que astritin e ig brother se keta hej a jane nermal se…. ka paen shqiperia vasheza ma te bukura ku ku

    arsim on April 26th, 2008 12:57 pm

    shqipreia mos i gjelozoni shqiptaret e kosoves sepse i eleminuat per gjelozi per eurovizionin let fitoj ma i miri lene kosov shqipri let vitoj shqiptarizmi gjelozia vetem pengon…

    shkupjanja on May 14th, 2008 1:42 pm

    hey nuk mendoj se kjo keng ka me hy ne finale duhet nje keng me energji se kto jan trendi edhe pse nuk e keni qu ni tjeter a pak kengar ka
    ishalla fiton po nuk ma mer menja
    suksese

    lumja on May 16th, 2008 9:30 am

    valla sedi qka me arrit kjo qika ..qysh bre s e votun flaken edhe dorentinen shum te mir ekan pas kangenn…sidoqoft ishalla ka sukses pak bileeeeeeeee

    Anonymous on May 16th, 2008 9:46 am

    seriozisht njerez per cudi jeni, lereni ore vajzen te qete e mos beni sikur jeni kritike muzike. As per te shkruar nuk dini e kritikoni tjeret,
    OLTA SHUME SUKSESE ZEMER!
    more apo nuk more cmim, pune e madhe, ka vende qe konkurojne qe 20 vite e asnjehere skane marre cmim.

    emilia on May 22nd, 2008 9:14 am

    O ju qe jeni Shqipetar.Si ka mundesi qe doni qe ta perfaqesojne Kosovaret kur shume mire na perfaqeson nje Shqipetare.Oh ne Shqipetaret te gjithe cmimet ija japim Kosovareve ndersa kur ne shkojme ne Kosove as qe na shohin me sy.Tani kosovaret te perfaqesojne veten e tyre kudo.

    emilia on May 22nd, 2008 9:16 am

    Upsssss harrova Olta je njish suksese se je goca me e mire dhe je kengetare shume e mrekullueshme

    gjakovare100% on May 22nd, 2008 9:26 am

    emilia
    mos na perfshij te gjitheve ne nje grup

    mos ju vej veshin injoranteve

    AGIM on May 22nd, 2008 11:52 am

    EMILIA KUSH TA KA RRITE TY KAQ SHUM MENDJEN MAMI APO BABI? MOS FYEJ PER INJORANT SE NUK DUKESH TE JESH SHUME E DITUR….DHE NJE DERI TASH SSA KAM PARE NJEREZIT PA NDASI KAN FOLUR …KAN AENE TE SHQIPERISE ME SHUME AE JANE SHPREHUR TE PAKENAQUR ME DERGI?IN E OLTES …PER MUA ME PELAEN KENGA E SAJ AMA PADYSHIM KENGA E SAJ KA QEN ROK I PASTER TE CILEN MUND TA KETE XHELOZUAR ALBAN MATRAPAZGJIU….PER FUND OLTES I DESHIROJ SUKSES SEPSE E DUAM SHIPNINE FITUESE AGIMI NGA FERIZAJ

    AGIM on May 22nd, 2008 11:59 am

    DHE SHYQYR ZOTIT QE KA PAK TE TILLE URREJTES SHIPNIA SI JU EMILIA SEPSE TIPA SI JU KA EDHE NE KOSOVE DHE KJO NA BEN TE DUHEMI ME SHUME SE QE URREHEMI MES VETE…E KUR FLITET PER VLERA NUK DO TE THOTE PATJETER DO TE DUHEJ TE ISHTE I KOSOVES QE TE PREZANTONTE SHQIPNINE …SLLAVO ORTODOKSVE DO TI DHEMBTE ME SHUME TE SHKONTE DIKUSH NGA KOSOVA TA PERFAQESONTE…SEPSE PERFAQSIMI I TILLE DO TE ISHTE ME I KUPTIMPLOTE

    AGIM on May 22nd, 2008 12:08 pm

    …EDHE NJE EMILIA….
    VARET ME KEND JE TAKUAR NE KOSOVE POR T JESH E BINDUR SE KOSOVARET NE PERGJITHESI I PRESIN DHE RESPEKTOJNE TE ARDHURIT NGA SHQIPERIA PER GJITHFARE AKTIVITETI BILE SHUME I IDEALIZOJNE …POR JU MUND TE JENI TAKUAR FATKEQESISHT ME NDONJE TIP SI JU SI THONE NJE FJALE KE TAKUAR #AKRANIN# TEND… APO PROTOTIPIN TEND….ME VJEN KEQ KJO VLEN EDHE PER ATA QE BEJNE NDASI TENDECIOZE SI NGA KOSOVA ASHTU EDHE SHQIPNIA

    ueeeeeee on May 22nd, 2008 1:57 pm

    qy qy kqyre moj dhio vetin kush injorante bre …u pa ne ethe sa i zgjati te talentumes OLSA BOKA e perzunen meniher…

    RREZARTA on May 23rd, 2008 1:25 pm

    valla nimee olta boka shume fmijaqe zoti na rujt veq dhasht zoti e fiton ee sa per keng qe e ka mue ase pak sma terheq mendjen me degju ,,ma mire kishe qen me qu nai vajz ma dinamike qe duket ne skene qe me terheq publikun aty si p.sh ciljeten apo bleonen pse jo tung..:)

    AGIM on May 25th, 2008 6:06 am

    Une tash e shoh, pas eurovizionit se sa te sakte jane Juria e Etheve kur vleeresojne, dhe tash e shoh sa te pa drejte ishin juria e Festivalit RTSH, kur përmbysen rezultatin për të mos përfaqësuar Shqipërinë dy kosovare, kjo eshte njeherit nje deshire serbe, te cilen ua ka plotesuar fatkeqesisht nje shqiptar me emrin Alban. Shumfish me mire do te ishte qe ne mes te BEogradit te prezantonin shtetin ame dy vajza nga Kosova qe kendonin me bukur, e Doruntina Disha eshte deshmuar me shperblime ne Norvegji nese nuk keni ditur ju injorant qe nuk e shihni veten por fyeni. Nje shprehje te tille tek quajne kosovaret injorant kam pare se nuk e heqin ca nga goja. Kete e bejne ata qe duan ta fshehin injorancen e tyre se ata qe jane te ndershem dhe te ditur me plot kutimin e fjales nuk merren me fyerje.

    AGIM on May 25th, 2008 6:12 am

    Edhe pse nje gje eshte evident ne Eurovizion.Eshte bere politike, ka marreveshje rreth asaj se kush do te fitoje. Nuk mendoj se ishin pikerisht ato kenge qe do te shtyheshin si me te mirat,kishte shume kenge me te bukura se e Rusise dhe Greqise, dhe se nuk ishin me te mirat.Apo po kerkohet me shume ritem diteve te sotme.

    AGIM on May 25th, 2008 6:27 am

    …e ti gjakovare me perqindje edhe ti duhet te jesh ndonje injorante apo funderrine e Gjakoves
    perderisa mundohesh ta fusesh veten ne mesin e atyre qe nuk jane “injorant”, apo ndonjeri qe xhelozon suseset e bashkvendasve te vet, siq eshte rasti i Flakes,dhe duhet te jesh gezuar qe nuk ka pasur rast bashkvendasja juaj te shkoj ne Beograd si rezultat i nndonje xhelozie te semure, e tash kerkon qe te mos perfshije te gjithe.A e keni pare Eurovizioni sa e mjere ishte para tjereve, ka fituar vota veaq aty kah ka shum shqiptar, mjerim. Po e leme Kosoven anash. Shqiperia ka te kengetar te mrrekullueshem per tu perfaqesuar e kompozitor por jane disa gjera qe ndodhin fatkeqesisht.

    Sedat on June 19th, 2008 9:10 am

    valla nimee olta boka shume fmijaqe zoti na rujt veq dhasht zoti e fiton ee sa per keng qe e ka mue ase pak sma terheq mendjen me degju ,,ma mire kishe qen me qu nai vajz ma dinamike qe duket ne skene qe me terheq publikun aty si p.sh ciljeten apo bleonen pse jo tung..:)

    rezi on September 4th, 2008 4:16 pm

    olta te uroj suksese lali

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.