Mbyllet Sondazhi: BESARTA me e votuara me 88.894 Vota
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Besarta (e larguar), Big Brother Albania | 581 Komente | Lexuar 5,434

Sondazh - Cili është për ju personazhi me i preferuar në Big Brother Albania?
- Besarta (25%, 88,907 Vota)
- Arbëri (18%, 62,914 Vota)
- Shkëlqimi (17%, 59,281 Vota)
- Najada (12%, 43,072 Vota)
- Olsi (7%, 26,656 Vota)
- Poli (5%, 16,450 Vota)
- Ina (e larguar) (4%, 12,711 Vota)
- Astriti (3%, 11,175 Vota)
- Romina (3%, 9,465 Vota)
- Ervisi (i larguar) (2%, 7,338 Vota)
- Julinda (e larguar) (2%, 6,923 Vota)
- Ilda (e larguar) (2%, 5,964 Vota)
- Juna (e larguar) (1%, 1,825 Vota)
- Mardiola (e larguar) (0%, 1,366 Vota)
- Leonardi (i larguar) (0%, 789 Vota)
- Ingridi (e larguar) (0%, 441 Vota)
- Dorina (0%, 412 Vota)
- Jonida (0%, 407 Vota)
Vuthaj këshilltare e Bajram Rexhepit
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 55 Komente | Lexuar 1,075

Miss Kosova 2003, Agnesë Vuthaj, është caktuar këshilltare për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.Në një prononcim për gazetën, “Epoka e re”, Vuthaj ka pohuar për rolin e ri të këshilltares, të cilin e aplikon që nga 21 prilli. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, duke thënë se Agnesë Vuthaj dhe Fitim Rama janë punësuar në këto pozita.
Maqedonasit e Eurosong, promovojnë këngën në Tiranë
Postuar në April 30, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 20 Komente | Lexuar 445

Tre këngëtarët që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Eurosong, paraditën e djeshme e ndalen “vrullin” në Tiranë. Fundi i majit do të shënojë edhe mbajtjen e festivalit në Beograd, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Olta Boka.
Por, dje ishte dita e përfaqësuesve të Maqedonisë në festival, pasi Tamara, Vercak dhe shqiptari Adrian Gaxha ishin dje në Tiranë, për të promovuar këngën e tyre dhe të Maqedonisë në festivalin evropian.
Julinda pas spektaklit ne Chardonnay
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 160 Komente | Lexuar 3,648


Ish-banoret e shtepise te BB tashme e kane kthyer ne tradite qe te ‘zbardhin’ te dielen duke kenduar ne Chardonnay karaoke. Kete jave ata kishin marre me vete edhe mikeshen e sapo ‘perjashtuar’ nga shtepia me e madhe ne Shqiperi.
Pikerisht Julinda preferoi qe te kalontre mbremjen e se shtunes me miqte e saj kenduar dhe kercyer. Edhe pse nuk i besohej ende se kishte dale, Juli u mundua ti pershtatet jetes jashte duke u bere njesh me atmosferen qe dhuron Chardonnay karaoke. Lexo më tepër
JULINDA: Preferencat e mia Besa dhe Arbri
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Julinda (e larguar) | 102 Komente | Lexuar 2,662

Julinda pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nga planeti “Big” në planetin Tokë
Si t’u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?
Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja nje film, jo sepse unë luaja një rrol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda cdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshi ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s’më pëlqen t’i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Lexo më tepër
Ingrid Gjoni puthet në buzë me Sinan Hoxhën
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 19 Komente | Lexuar 1,403

Nuk do të na besohej një gjë e tillë nëse foto nuk do të kishim parasyve këtë imazh, dhe në fakt foto flet qartë. Nuk është realizuar ditët e fundit por pak kohë më parë, kur Ingrid Gjoni ende nuk kishte ndërruar look për t’u bërë më pas brune. Këngëtarja ka qenë në të njëjtin pub me Sinan Hoxhën dhe muhabeti po ecte aq mirë saqë në një moment ata janë afruar së tepërmi dhe kanë këmbyer me njëri-tjetrin një puthje e cila nuk rezulton të jetë në faqe apo diku tjetër, por në buzë.
Çfarë të ketë ndodhur? Ndonjë pëlqim mes tyre? Ç’është e vërteta (gjithmonë sipas deklaratave të këngëtares) Ingridi është singëll prej kohësh që pas ndarjes nga i fejuari i saj Enea disa muaj më parë dhe ndonjë pëlqim i mundshëm edhe mund të ekzistojë.
Sytë e Hollivudit tek Masiela Lusha
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Nga Bota | 10 Komente | Lexuar 417

Aktorja e cila ka ngjitur shumë shpejt shkallët e Hollivudit, shqiptarja Masiela Lusha, është shfaqur për publikun amerikan në premierën e filmit më të fundit të fitueses së çmimit Oskar, amerikanes Jodie Foster dhe yllit të filmit 300, Gerard Butler. Masiela Lusha ishte e ftuar speciale në premierën e filmit “Nim’s Island”, ndërkohë që të gjitha kamerat dhe aparatet fotografike ishin përqendruar te shqiptarja, e cila prej disa vitesh interpreton në serialin e suksesshëm, George Lopes Show.
Gjigandi i filmit, “Fox”, vendosi që në premierën botërore të filmit “Nim’s Island”, në Los Anxheles, të ishte e pranishme edhe Masiela, megjithëse ajo nuk interpreton në këtë film. Kjo pasi ajo ka qenë e angazhuar me një tjetër projekt. Masiela ka përfunduar xhirimet për një produksion shqiptar, e pikërisht për filmin më të fundit të regjisorit Fatmir Koçi, “Koha e Kometës”, film që pritet të dalë së shpejti në kinema.
Orinda Huta: “Nëse s’do ishte për familjen, do vazhdoja “pushimet” e mia”
Postuar në April 29, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 10 Komente | Lexuar 560

E bukur, joshëse, rrezatuese… Orinda Huta është rikthyer pas thuajse një vit pushimi në skenën shqiptare me një këngë dhe një klip të ri. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo tregon për periudhën e saj të pushimit, këngën dhe klipin e ri, si dhe për arsyet se përse është larguar nga shkolla ku studionte, për të nisur një tjetër, duke e filluar sërish atë nga viti i parë.
Riktheheni me një këngë pas një mungese, si ndiheni? Çfarë ju ka munguar më shumë?
Kisha nevojë për një kohë pushimi për veten dhe familjen time. Kam bërë një jetë të thjeshtë gjatë këtij viti dhe jam ndjerë shumë mirë. Në qoftë se nuk do kishte qenë për personat e mi të afërt, që më shtynin të rikthehesha, unë do vazhdoja “pushimet” e mia… Megjithatë, tani kam kuptuar që nuk më ka munguar ekrani, intervistat apo vëmendja e njerëzve. Ajo që më ka munguar në të vërtetë, ishte kënga.


