FJODORA FJORA: Ja përse u largova nga ekrani

Posted on March 28, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

“Unë nuk jam larguar nga ky televizion për një motiv të caktuar. Largimi im ka lidhje me informacionin. Jam larguar nga ky departament, nëse mund të themi kështu”. Më tej gazetarja tregon, se do të impenjohet me emisionin “Kopertina Vip” të cilin synon ta kthejë në ekran. “Kjo mund të quhet një arsye”, shton ajo. “Dua të realizoj emisionin tim. Në Klan ose në një ekran tjetër. E rëndësishme është, që unë do të vazhdoj të jem në ekran, por vetëm me këtë format. Kjo ëshë një shkëputje e përkohshme”

Gazetarja synon të kthehet sërish tek programi i saj “Kopertina Vip”

Është larguar nga ekrani, ndonëse jo për një periudhë të gjatë. Gjithsesi duket, se këtë radhë Fjodora Fjora i ka dhënë fund marrëdhënies me departamentin e informacionit. Nëse deri tani e kemi parë si gazetare kryesisht në kronikat kulturore, këtë radhë ajo jep dorëheqjen nga kjo fushë. Në fakt kur mësuam për largimin e saj nga ekrani i TV Klan, menduam se bëhej fjalë për diçka që lidhej me marrëdhënien e saj në këtë televizion.

Por është vetë gazetarja, ajo që e sqaron këtë raport, kur e pyesim për arsyen e largimit nga Klan. “Nuk mund të cilësohet arsye”, shprehet ajo. “Unë nuk jam larguar nga ky televizion për një motiv të caktuar. Largimi im ka lidhje me informacionin. Jam larguar nga ky departament, nëse mund të themi kështu”. Më tej gazetarja tregon, se do të impenjohet me emisionin “Kopertina Vip” të cilin synon ta kthejë në ekran. “Kjo mund të quhet një arsye”, shton ajo. “Dua të realizoj emisionin tim. Në Klan ose në një ekran tjetër.

E rëndësishme është, që unë do të vazhdoj të jem në ekran, por vetëm me këtë format. Kjo ëshë një shkëputje e përkohshme”. Ajo shton, se për momentin vazhdon të jetë e impenjuar si gjithmonë me punën e saj në bankë, gjë që i jep mundësinë të mendojë në qetësi për rinisjen e “Kopertina Vip”. “Megjithatë besoj se kjo i përket sezonit të ardhshëm televiziv”, përfundon. E megjithatë edhe pse është shkëputur nga ekrani ajo, që kemi vënë re është kujdesi i Fjodorës për pamjen e saj.

E renditur mes femrave që shpenzojnë për lukun, Fjodora duket se nuk e prish këtë zakon edhe atëherë kur nuk i duhet të dalë në ekran. Dhe këtë radhë më shumë se sa me ngjyrat e flokëve ka vendosur të luajë më modelin e tyre, ku disa baluke mbi ballë e bëjnë të duket më trendy.

Dhe si gjithmonë e veçantë. Por ndërkohë Dora, siç e thërrasin miqtë e saj vazhdon të ruajë ende lidhjet me kolegët dhe njerëzit e gazetarisë. Duke qenë, se për shkak të profesionit ka qenë e lidhur edhe me shumë persona të artit dhe kulturës në vend, ajo vazhdon të shfaqet në festa apo ambjente kulturore në kryeqytet. Gjithashtu prej disa kohësh, Fjodora është e angazhuar edhe në një shoqatë bamirësie.

Burimi: Gazeta Panorama

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

3 Komente per artikullin “FJODORA FJORA: Ja përse u largova nga ekrani”

    Kaltrina on March 28th, 2008 12:27 pm

    Nuk e Di Se Kush Jeni Ju Por E Para Si Bleona Qerreti!!..

    Kaltrina on March 28th, 2008 12:29 pm

    Kush QKA A Qysh Jeni Ju
    !!! pffffff

    mumin on March 28th, 2008 4:06 pm

    kete jav te dal romi mirpo te hy junaa

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Sponsor