Mister 07: Grabocka ende nuk më ka telefonuar për Mr.Bota
Posted on March 18, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria |
Dërgoja një miku

Eshtë cilësuar si djali më i bukur për vitin 2007, duke bërë të vetin titullin “Mister Albania 2007”. Ka realizuar kështu një ëndërr të tijën, ndërkohë që sfilatat apo fashioni nuk janë pasioni i vetëm për të.
Florenc Gjini, mashkulli më tërheqës për vitin 2007, është dhe një basketbollist i mirë, ku prej kohësh ai luan me ekipin e Studentit, ndërsa studion në Akademinë e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” për basketboll, në vitin e 3-të. Ndihet mjaft i vlerësuar dhe i plotësuar në atë çka ka arritur deri më sot, por në të njëjtën kohë ndihet edhe i zhgënjyer, duke u shprehur se nga “Miss dhe Mr Albania 2007” nuk priste vetëm titullin. Ndiqeni në këtë intervistë..
Cilat janë projektet e momentit të Florencit?
Veç angazhimit tim me shkollën, jam i pranishëm intensivisht edhe në sport me ekipin e Studentit. Tashmë u bë një kohë e gjatë që merrem me basketboll. Këto janë angazhimet aktuale.
Edhe pse kanë kaluar disa kohë nga shpallja si Mister në konkursin e bukurisë, çfarë do të thotë kjo për ju?
Po, është e vërtetë që kanë kaluar disa kohë që unë jam shpallur Mister, por sinqerisht nga kjo pjesëmarrje prisja më shumë se një titull.
Sa i pranishëm është fakti që jeni shpallur si djali më i bukur, kryesisht në jetën e përditshme?
Në fakt, ky është një vlerësim shumë i madh për mua. Fakti që jam shpallur tashmë Mr, bën që të shihem me një tjetër sy nga të tjerët. Njerëzit në rrugë më shohin ndryshe. Çdo gjë ka të mirën e vet, unë jam i kënaqur me këtë fakt, por siç edhe sipërpërmenda, jam edhe i zhgënjyer.
Komentet që merrni kryesisht nga vajzat në rrugë?
Sa i mirë ëëë? Shiko ky djali!! Në fakt komente ka plot, shpesh edhe të bezdisshme, ndonjëherë edhe argëtuese. Por ndodhin, madje shumë shpesh.
Pra jeni i suksesshëm me vajzat?
Aaaaa, vajzat duan kohën e tyre!!!
Je i dashuruar?
Jo!
Konkursi më i fundit në të cilin ke marrë pjesë?
Nuk kam qenë fort i pranishëm në skenë dhe të them të drejtën nuk kam pasur angazhime si këto. Kjo për shkak të disa arsyeve të mia personale.
Ndonjë projekt në të ardhmen për sa i përket kësaj fushe?
Pres një kontaktim nga zonja Vera Grabocka, për të prezantuar Shqipërinë në “Mr. Bota 2008”. Ende nuk më ka telefonuar. Gjithsesi jam në pritje.
Për çfarë studioni dhe sa kohë i kushtoni leximit?
Aktualisht vazhdoj studimet e larta në Akademinë e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” për basketboll, në vitin e 3-të. Më duhet ende edhe një vit për t’u diplomuar.
Do të donit ta vazhdonit karrierën tuaj në fushën e fashionit, apo basketbolli mbetet prioritet?
Nëse do të më jepeshin mundësitë për jashtë vendit, do ta preferoja një gjë të tillë. Mendoj se këtu nuk ia vlen të merresh sepse nuk e shohin si punë, por thjesht diçka për të kaluar radhën. Nuk vlerësohesh plotësisht për punën që bën.
Kujt i kushtoheni në kohën e lirë?
Zakonisht në kohën e lirë navigoj në internet, pasi më duhet të kontrolloj dhe faqen time të Web-it. Ajo është www.florencgjini.com. Por gjej kohën për t’iu kushtuar edhe shoqërisë me ndonjë kafe. Të shtunave zakonisht shkoj në pub.
Po familjes?
I kushtohem shumë dhe në mënyrë të veçantë. Në fund të fundit, ajo më ka bërë ky që jam sot.
Pasionet e Florencit?
Pasionet e mia i kushtohen në përgjithësi sportit, si noti, palestra apo të tjera si këto. Por dua të them se nuk ngelen mbrapa edhe sfilatat.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Lexoni Komentet
34 Komente per artikullin “Mister 07: Grabocka ende nuk më ka telefonuar për Mr.Bota”
Komento



Valdrin on March 19th, 2008 11:02 am
OLSI, MA I MIRI DERI ME TANI, JE
Valdrin on March 19th, 2008 11:06 am
JuLiNdA … je ma e mira …..
blerina on March 19th, 2008 12:24 pm
shum keeeeeqqqqqqq
agnesa on March 19th, 2008 12:56 pm
sije besa kejt po ta kan veq ty inati ti keta tjeret mos i ndegjo se ata zhgenjejn shum mir tung qao+
eranda on March 19th, 2008 1:41 pm
besarta qe eshte me prejardhje nga gjilani edhe me e mira aty sa per mendimin tim ka dinjitet dhe eshte shum e moralshme krahas te gjitha vajzave aty qe jan i deshiroj suksese ne te ardhmen brravo besarta vazhdo ashtu si je:D mpuq nga eranda gjilan
naser on March 19th, 2008 2:26 pm
tung tung je shum nice olsi
toni on March 19th, 2008 2:51 pm
besarta je shum e mir aaaaa tung aama je edhe pak e plakur qao naten te pershendes
lulevera on March 20th, 2008 8:23 am
besara vet e pranoj se asht qur ha ha aha
G-lanii on March 20th, 2008 6:33 pm
oo voorrr KOKE BRE po ass misster VORRI ste kishaa boo bree VORRI i KEQQQ shek.2 cncnncnc hupppp KILL bonja vetit
arina on March 22nd, 2008 11:09 am
besarta je ma mira veq kush ta ka inati je ma e mira te duaaa
leonita on March 22nd, 2008 11:11 am
oooj loqk je ma e mira mpuq te dua shum te dua veq kush ta ka inati edhe mos ta nin se ti ke me fitu loqkiiii
arina on March 22nd, 2008 11:13 am
besarta je ma mira veq kush ta ka inati je ma e mira te duaaa qum veq vashdo mpuqi
leonita on March 22nd, 2008 11:14 am
besarta je ma e miraa loqkiiiiiii te dua qummmmmmmmmm besa ma e mira bree loqk eshte valla
BoBi on March 24th, 2008 1:49 pm
O admino nuk e shef ca komentesh behen ktu mer ??????
hahahahhahahaha pa lidhje fare
drenusha on March 26th, 2008 11:20 am
une mendoj sebesarta esht ma e mira nga te gjith tung tung
valmira on March 26th, 2008 11:22 am
un mendoj se olsi eshte mei miri ngate gjith e duuuuaa shuuuuuuuuum
vlora on March 28th, 2008 4:09 pm
ej julinda mos ke frik ti je me e mira
vlora on March 28th, 2008 4:11 pm
julinda kurr ske me kuptu kur te fitosh
vlora on March 28th, 2008 4:12 pm
julinda te dua vlora ste harroj
vlora on March 28th, 2008 4:14 pm
un mendoj se julinda duhet te qendroj ne shtepin e big brather see eshte me e mira
vlora on March 28th, 2008 4:15 pm
un mendoj per najaden qe duhet me dalen
tori on March 28th, 2008 5:08 pm
najada dhe olsi per mendimin tim them se te vazhdojn te ken lidhje edhe pasi te ken dal prej shtepis se big bratherit sepse jan tipa te pershtatshem se e dashura e olsit
andina on March 28th, 2008 6:32 pm
une mendoj se Besa eshte e mir po ma e mir eshte ina tung tung
andina on March 28th, 2008 6:35 pm
une mendoj qe duhet me dal Romina
andina on March 28th, 2008 6:37 pm
une per Leonardin i kom dhan shum vota veq per me dal..
gjuli on March 29th, 2008 5:16 am
tung pershedetje besa osht ma e mira aaaaaa
vjosa on March 29th, 2008 11:02 am
pershendetje nga vjosa dhe tina pesonat me te mire ne big brother jan besa arbri poli ina dhe julinda jan shume te mire
vjosa mirjeta on March 29th, 2008 11:28 am
besa je ma e mira prej te gjitheve aty.
te pershendesim shume je ma e mira veq vazhdo…
skenda on March 29th, 2008 6:32 pm
olsi je me i miri shpresoj se do te fitosh
famozi on April 1st, 2008 4:26 pm
ej o admino ca jane kto komente vari lesht! ej chat jan tu do kta eeee..!!!!?
ana on April 2nd, 2008 6:09 pm
o mister pse po evret menjen je me i miri se te gjithe…per sa i perket besartes mos te bej te virgjren se ashte me dinakja aty.. te dal jashte loje…
Thashetheme.com on April 8th, 2008 9:57 am
Cfare te bej me perpara Admini
Saranda on April 8th, 2008 2:31 pm
ooo moss ta ndin o missterr se t’thirrin ama moss na merr ftyren duhett me kon ma i bukurri perfaqsoo edhe Kosoven(shteti i rri)
Donika on April 9th, 2008 1:53 am
Rumina me daal e Besarta me neiitt e me fituuuu