Zbulohet ideja e programit të Grabockës

Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Në qendër të këtij programi vendosen njerëz, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë nevojë për vëmendje, dashuri e pse jo edhe besim. Janë persona, që jetojnë në varfëri, jetojnë në izolim, vuajnë brenda vetes mërira apo zemërime të vjetra, e që nuk arrijnë të kenë mundësi të barabarta me të tjerët. Dhe me “Më shumë dashuri” ata do ta kërkojnë këtë mundësi.

Këtë radhë ka hequr dorë nga spektaklet e bukurisë apo shfaqjet televizive për të sjellë në ekran një format tjetër. “Më shumë dashuri”. Është ky emri i emisionit, që regjisorja Vera Grabocka pritet të nisë javën e ardhshme në ekranin e televizionit Klan.

Siç tregojnë organizatorët, bëhet fjalë për një program, i cili vë në qendër histori të vërteta njerëzore me qëllimin për t’u shndërruar në një institucion, ku njerëzit marrin dashuri. Është kjo arsyeja për të cilën edhe titulli vjen si thirrje për ta dhuruar këtë ndjenjë humane tek ata, që kanë realisht nevojë për të. Në qendër të këtij programi vendosen njerëz, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë nevojë për vëmendje, dashuri e pse jo edhe besim.

Janë persona, që jetojnë në varfëri, jetojnë në izolim, vuajnë brenda vetes mërira apo zemërime të vjetra, e që nuk arrijnë të kenë mundësi të barabarta me të tjerët. Dhe me “Më shumë dashuri” ata do ta kërkojnë këtë mundësi. Është ky një format, që duket se ka marrë inspirim nga programet italiane “C’e posta per te” apo “Treno dei desideri”, por që do të dijë të sjellë gjithçka me origjinalitet për realitetin shqiptar.

Sepse nga sa mësojmë, synimi i programit është që të krijojnë emocion, jo vetëm për publikun, por mbi të gjitha për personazhet, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata sadopak për të zgjidhur problemet, që evidentojnë. Është pjesa e surprizës së emisionit, me të cilën personazhi do të njihet në studio. Programi do të vijë në drejtimin e Alketa Vejsiut, e cila i kthehet ekranit, pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputjeje.

E ndërsa e kemi parë më shumë si një show-girl, besojmë se impenjimi i saj në këtë emision përbën një tjetër risi. Do të përballet me seriozitet me probleme reale njerëzore dhe jo vetëm me pjesën e së bukurës, të cilën deri tani ka ditur ta realizojë me sukses.

Programi është konceptuar, që çdo javë të ketë nga katër të ftuar, të cilët do ta shfrytëzojnë ekranin e televizionit, jo vetëm për të konstatuar problemin, që mund të kenë, por edhe për gjetur zgjidhje. Është kjo e veçanta dhe ajo çka e bën ndryshe idenë e regjisores Grabocka. Një ditë do të bashkohen njerëz të ndarë, të tjerë do të sigurojnë banesën apo edhe vendin e punës. Surprizat do të jenë të shumta, ndonëse jo gjithmonë qëllimi arrihet.

Nga ana tjetër edhe vetë protagonistët duket se janë shfaqur paksa të tërhequr dhe të trembur për ta publikuarproblemin e tyre në ekran, gjë që e ka bërë paksa të vështirë punën e organizatorëve. Për këtë arsye ata pohojnë, se formati i parë i programit, që do të vazhdojë 12 javë pritet të jetë eksperimental, për të parë mundësinë e vijimit në edicione të tjera.

Burimi: Gazeta Panorama

Gazeta Thashetheme V.i.P.

Lexoni Komentet

2 Komente per artikullin “Zbulohet ideja e programit të Grabockës”

    Aida on March 18th, 2008 4:05 am

    Urime per emisjonin! Me ka pelqyer jashte mase sepse keni bere nje pune te perkryer dhe na keni bere te ndihemi shume te lenduar gjithashtu me ato histori.Une jam shoqja e Gjystes qe jetoj ne shtepi me te dhe vertet ju uroj per ate qka keni bere per te.
    Me dashuri Aida

    orinda on April 15th, 2008 1:06 pm

    ej thjesh nuk me pelqen hiq

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Sponsor