Velinat, në ekran me të mbathura

Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Me ose pa praninë e vajzave bukuroshe, që hijeshojnë studion e “Fiks fare”, ky emision ka garantuar tashmë audiencën e tij. Dhe kjo, jo vetëm falë çështjeve të mprehta sociale, që ai konstaton duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e tyre, por edhe falë humorit të këndshëm të Doktorit dhe Saimirit.

Megjithatë ditët e fundit, më shumë se tek fjalët dhe temat që “Fiks fare” trajton, vëmendja jonë është ndalur tek dy vajzat simpatike, që me koreografitë e thjeshta, i japin një nuancë tjetër emisionit. Nuk kemi asgjë personale me Luanën dhe Livian e aq më pak me praninë e tyre në studio. Vetëm se kemi vënë re, që gradualisht vajzat kanë nisur të zhvishen, ndoshta më shumë nga sa është e nevojshme në një format të tillë televiziv.

Nëse kemi parasysh natyrën kritike të emisionit dhe temat problematike, që ai prek, na duket krejtësisht pa vend, dalja e velinave në ekran, vetëm me të mbathura dhe reçipeta. Po i referohemi vetëm disa ditëve më parë, kur të dyja bukuroshet e “Fiks fare” kanë performuar me kostume të gjelbëra, që nuk kishin asnjë ndryshim nga veshjet, që çdo femër përdor në plazh.

Kostume të tilla mund të jenë krejt normale në një spektakël bukurie, por ndoshta jo në një emision problemor, që transme tohet në mbrëmje . Besojmë se vajzat mund të duken simpatike edhe duke mos i nxjerrë tërësisht në pah hiret femërore.

Burimi: Gazeta  Panorama

Gazeta Thashetheme V.i.P.

Lexoni Komentet

9 Komente per artikullin “Velinat, në ekran me të mbathura”

    Stavri on March 18th, 2008 8:41 am

    Skane faj ato,se nuk vishen vete.E kane fajin ata qe i veshin. Po thuaj ato per te nxjerr hiret femerore dalin aty,se mos dine te kercejne…

    Anonymous on March 19th, 2008 5:06 am

    JANE TE PA PERSHTATSHME PER EMISIONIN

    nardi on March 19th, 2008 6:56 am

    dhe ate te bejn ata pastaj se shef asnjni fiksin

    blerta on March 20th, 2008 10:39 am

    ik more keto lecka qe kane qene ne shtepine e tyre vine e na dalin si lezbike ik ik ik ik per zotin pyfe pyfe pyfe ma mire me e mare nje pastruese qe pastron rruget mos koft ma e mir qatehere

    andy on March 21st, 2008 7:33 am

    jan me te mirat sot per sot. do ishte kenaqesia me e madhe nqs do kercenin per ditelindjen time.

    andy on March 21st, 2008 7:36 am

    jan me te mirat sot per sot. Do ishte dhurata me e bukur nqs ato do kercenin per mu ne ditelindjen time.

    x-person on March 21st, 2008 1:37 pm

    jeni shume te bukura vetem mos u zhvishni qashtu se delni te keqija

    ung nga x-person

    ermira on March 21st, 2008 5:31 pm

    Oooooo skan faj keto po kan faj prind e tyne se te kisha me qen un prind i saj si ti kisha qi nanen shuplak qyrrat ne tok jav kisha qit 2 jave po skan faj keto jo jo marreeeeeeeee

    jorgo on April 11th, 2008 10:27 am

    ej te jith ju qe shani jeni kot fare,ato jane yje mjafton te shihni brunen luanen qe eshte si kukell,sa do doja ta takoja vetem 1 here.te puth fort zemer.

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Sponsor