Redi Jupi në prag të fejesës me vajzën e doktor Mentor Petrelës

Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria | Dërgoja një miku Dërgoja një miku

Ajo është një vajzë simpatike, e cila nga sa kemi mësuar studion në Francë dhe ndër të tjera vjen nga familje e respektuar tiranase. Bëhet fjalë për të bijën e doktor Mentor Petrelës, me të cilën flitet se sportisti i njohur është në prag të fejesës.

Redi Jupi
Datëlindja: 31 mars 1974
Vendlindja: Tiranë
Gjatësia: 177 cm
Pesha: 73 kg

Për të është folur gjithmonë, si për një mashkull që nuk i pëlqen martesa. Por me sa duket nuk qenka kështu. Nëse nuk e kemi parë asnjëherë në shoqërinë e një femre, kjo nuk do të thotë se Redi Jupi nuk ka pasur pranë një femër. Ajo është një vajzë simpatike, e cila nga sa kemi mësuar studion në Francë dhe ndër të tjera vjen nga familje e respektuar tiranase.

Bëhet fjalë për të bijën e doktor Mentor Petrelës, me të cilën flitet se sportisti i njohur është në prag të fejesës. Lajmin e mësojmë nga miq të sportistit Jupi, të cilët pohojnë se lidhja mes Redit dhe vajzës së doktorit është relativisht e gjatë dhe tashmë të dy janë duke menduar për fejesën.

I pyetur nga gazeta, ish-trajneri i Dinamos nuk ka dashur ta komentojë këtë fakt, duke u shprehur se nuk dëshiron të flasë për jetën e tij private. Një pikë në fakt, delikate për shumë personazhe të njohur të jetës publike në vend. Por ne jemi përpjekur të mësojmë më shumë nga njerëz të afërt të çiftit, të cilët kanë treguar se tashmë lidhja mes tyre është e konsoliduar dhe janë duke menduar për fejesën, ndonëse tashmë kjo marrëdhënie dihet nga familjet përkatëse. Ndoshta i vetmi fakt, që deri tani i ka mbajtur larg mediave është se vajza jeton në Francë.

Për këtë arsye shpesh Redin e kemi parë të shoqëruar vetëm nga meshkuj edhe në festa apo ambiente të ndryshme publike. Ai është rikthyer në Shqipëri në tetor të vitit 2006, kur iu bashkua skuadrës së Dinamos, pasi kishte luajtur më parë në Turqi me skuadrën e Dijarbakýrsporit, ku është aktivizuar me sukses për tre sezone. Por dëmtimi i i kaviljes, kohë më parë dhe rikthimi i dhimbjes e detyrojnë që të ndërpresë çdo aktivitet fizik.

Madje shqetësimet janë të mëdha dhe lojtari niset menjëherë drejt Italisë për të parë gjendjen e kaviljes së operuar. Përfundimi është ai që tashmë dihet, Jupi vendos të largohet përfundimisht dhe t’i japë lamtumirën fushave të gjelbërta. Aktualisht nuk është duke u marrë me sport dhe ka shkëputur lidhjet nga futbolli, duke përjashtuar pjesëmarrjen e tij si prezantues në emisionin e TVSHsë të shtunën në darkë, ku flitet për futboll dhe më në veçanti për ndeshjet e javës së kampionatit.

Është edhe duke ndjekur fakultetin e Juridikut, në vitin e tretë në një prej universiteteve private të Tiranës. Ka deklaruar se, pas përfundimit të studimeve do të vazhdojë edhe masterin, sepse mendon të fillojë punë në një firmë juridike. Gjatë karrierës së tij futbollistike ka luajtur 24 ndeshje me ekipin kombëtar, si mesfushor

Burimi: Gazeta  Panorama

Gazeta Thashetheme V.i.P. 

Lexoni Komentet

1 Koment per artikullin “Redi Jupi në prag të fejesës me vajzën e doktor Mentor Petrelës”

    air_talelli on March 17th, 2008 5:54 pm

    redi jupi eshte njishi i futbollit shqiptar,edhe ne fushe edhe jashte saj!!!!
    ai ka ditur ta mbaj imazhin e tij larg nga ’skandalet’ e futbollisteve shqiptar qe duhet thene qe nuk jane te pakta!!!!
    e kam zili!!!!
    BRAVO!!!!

Komento




Kujdes: Gazeta Thashetheme V.i.P. e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera., gjithashtu dhe kur shkruhen me shkronja kapitale.

    Sponsor