Greta Koçi heq dorë nga Top-fest për turnetë në Shqipëri
Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria |
Dërgoja një miku

Ka nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti.
Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit.
Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. Ndërkohë mësojmëë, se koncerti i organizuar në qytetin e Gramshit mbrëmjen e së enjtes është anuluar për shkak të ditës së zisë kombëtare.
Por duket se pikërisht ky impenjim për të qenë pranë publikut ka ndikuar edhe në zgjedhjen e Gretës për të mos marrë pjesë në festivalin “Top fest”. Ndonëse në edicionin e vitit të kaluar, ajo u vlerësua me çmimin e parë, ndoshta ky fakt nuk e ka motivuar për të qenë konkurrente edhe këtë vit.
Kjo edhe se nuk ka krijuar diçka të veçantë për pjesëmarrjen në këtë festival. Por krahas turneut, që po organizon në Shqipëri këngëtarja vazhdon të pranojë edhe ofertat për koncerte jashtë vendit. Greqia është ndalesa e kësaj fundjave. Në fund të fundit, janë pikërisht këto koncerte jashtë kufijve, në të cilat këngëtarët shqiptarë edhe paguhen më mirë.
Burimi: Gazeta Panorama
Lexoni Komentet
5 Komente per artikullin “Greta Koçi heq dorë nga Top-fest për turnetë në Shqipëri”
Komento



fieraku on March 17th, 2008 6:11 am
i lumt bytha ksaj…i mori 10000 euro vitin qe kaloi dhe tani i la targen bojken koqes…mir ja beri legenit…kshu esht kur ja jep cmimin kenges tende…
romeo on March 17th, 2008 8:54 am
greta te pershendes je e papame nga romeo.burrel shpresoj te fitosh
enkela on March 22nd, 2008 7:06 pm
greta je e papame vetem kush te ka inat je e shkelqyer nuk ka si ty vetem vazhdo se perveq zerit te bukur je edhe shum simpatike kur do te vish ne kosove se edhe ketu ke shum fansa te adhuroj shum
lana on March 26th, 2008 2:07 pm
Greta !
Je me e mira na ke nderuar ,
Pervecese kendon shshsh bukur je edhe vajze perfekte.
E bukur po,Lozonjare po,Inteligjente po .
E dashur po.
E cfare ka me shume per te plotesuar nje femer?
Je e pa ariteshme .
Nga Kucova
valmira on March 28th, 2008 4:18 am
mua me pelqejn te gjith aktort
e big bradher po ma shum me pelqen besa ina edhe olsi ma te fortit jom kaq ishte