Gerta Heta rikthehet në Shqipëri me projekte muzikore
Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria |
Dërgoja një miku

Pasi ka përfunduar kontratën me “News 24” Gerta Heta u largua për pak kohë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket se këtë periudhë shkëputjeje nga ekrani, ajo e ka shfrytëzuar për të tjera pasione, që lidhen me botën e artit. Dhe këtë radhë me muzikën.
Në fakt për Gertën kjo nuk është një fushë eksperimentale, por tashmë e provuar ndonëse jo me synime të largëta për të qenë këngëtare. Megjithatë këto ditë ajo ka nxjerrë edhe një transmekëngë të re, të shoqëruar me një videoklip. “Dhe vjen tek unë” është kënga, që mësojmë se Gerta e ka realizuar gati një vit më parë, por vetëm tashmë vendosi të shoqërojë me videon, brenda së cilës ka futur edhe disa sekuenca nga koncerti i zhvilluar përpara pak kohësh në New York.
Kënga është kompozuar nga vëllai i Gertës, i cili është në pjesën më të madhe të rasteve, krijues i këngëve të saj. Njëkohësisht, gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gerta Heta ka realizuar edhe një këngë në gjuhën angleze, e shoqëruar gjithashtu me një videoklip, që shumë shpejt pritet të shfaqet në ekranet shqiptare.
Sa për televizionin? Duke qenë se do të jetë në Shqipëri, të paktën deri në fund të verës ajo do të marrë në konsideratë çdo ofertë, që do t’i bëhet në këtë drejtim. Ndonëse në këtë periudhë duket se i është dhënë më shumë muzikës.
Burimi: Gazeta Panorama
Lexoni Komentet
2 Komente per artikullin “Gerta Heta rikthehet në Shqipëri me projekte muzikore”
Komento



njona on March 14th, 2008 6:05 pm
E kam degjuar kengen e Gretes, shum e bukur eshte, shpresoj te shof videon se shpejti
olsi on March 17th, 2008 6:13 am
gerta gjithmon gjera te bukura ben
se kam degjuar akoma po shpresoj te jet si nje nga ato kenget dance qe ka bere para disa vitesh…yll bote esht