Eliza Dushku, në një film horror
Posted on March 13, 2008 - Filed Under Nga Shqipëria |
Dërgoja një miku

Këtë verë do të jetë në ekranin e kinemasë me një rol të ri. “Open graves” është produksioni më i ri i Hollivudit, në të cilin shohim si protagoniste edhe aktoren shqiptare Eliza Dushku. Bëhet fjalë për një film horror, që ndoshta për fansat e saj, do të krijojë mundësinë e njohjes me një anë tjetër të aktores shqiptare.
“Open Graves” tregon historinë e një grupi të rinjsh, të cilët pasi luajnë një lojë së bashku, fillojnë të vdesin realisht në të njëjtën mënyre siç vdiqën edhe në lojën e luajtur. Ndërkohë javën e shkuar është publikuar edhe reklama zyrtare e “Open Graves”.
Aktorja 28- vjeçare vazhdon në këtë mënyrë të jetë një personazh i kërkuar në kinemanë hollivudiane, duke shtuar edhe numrin e personazheve që ka mishëruar në celuloid. Dy vjet më parë ajo vizitoi edhe Shqipërinë, nga ku u largua me një imazh, që e kujtojnë gjithë shqiptarët: “Tatuazhin me shqiponjë”. Gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë, Eliza premtoi, se do të rikthehej përsëri sapo t’i jepej mundësia, në vendin e të parëve.
Dhe me sa duket, ky fakt mjaftoi, që ajo të pushtonte faqet e para ta gazetave dhe revistave në kryeqytet. Eliza Dushku është një prej disa artistëve me origjinë shqiptare që kanë arritur të dallojnë suksesshëm edhe në Hollivud. Falë vizitës që ajo bëri në Shqipëri, tani edhe për ne shqiptarët nuk është e panjohur dhe për çdo sukses të saj ndjehemi të gjithë nga pak krenarë
Burimi: Gazeta Panorama
Lexoni Komentet
7 Komente per artikullin “Eliza Dushku, në një film horror”
Komento



emi on March 15th, 2008 2:58 pm
je shume e bukur aktore epreferuare imja veq vazhdo je shume origjinale
figiena on March 15th, 2008 5:56 pm
bravo eliza je ma e mir
fjolla on March 21st, 2008 3:39 pm
hiqmu ksej kurve e urrej kurv at madhe ska :@
jonida on March 22nd, 2008 5:54 am
Eliza Dushku ka arritur te tregoje karakterin e vertete te nje vajze shqiptare(e forte,e paperulur).Me pelqen shume dhe ne filma horror te pafshim.
diu on March 22nd, 2008 11:22 am
ELIZA DUSHKU……
aktorja ma e mire shqiptare ne bote
BESJANi on March 23rd, 2008 12:08 pm
oj Eliza Dushku je e mir po ta hongshin ata qe ta kan inatin edhe shpsesojqe se shpejti ta shiqoj filmin tend horror je e mrekullueshme
shkurtesa on March 27th, 2008 10:17 am
eliza dushku:ti me pelqen shum edhe pse jam 11 vjeqare un i preferoj filmat e tu shum pradaj kam deshir qe ta maresh imelen time tesa.gl@hotmail.com edhe te kontaktojm bashk prandaj ky filmi i ri i yti me ka pelqyer shum te lutem mere imelen time sepse te dua shumshum shum (k)