Albanian Hotels

Al-Xhazira ‘gllabëron’ ILVA TAREN

Postuar në February 26, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | Shkruaj një Koment | Lexuar 219

Al-Xhazira ‘gllabëron’ ILVA TAREN

Ilva Tare vërtet nuk u pa nga publiku shqiptar përgjatë transmetimeve maratonë të televiz ioneve në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ajo nuk i mungoi ekranit, dhe këtë herë erdhi fuqishëm, duke surprizuar të gjithë, ndoshta edhe parashikimet e saj duke u shfaqur në studiot e televizionit “Al-Xhazira”.

Rrjeti prestigjioz i transmetimit “Al-Xhazira”, që njihet ndryshe dhe si CNN-i i Arabisë Saudite, tani ka bërë të tijin Ilva Taren në pozicionin e analistes për çështjet e Ballkanit. Nuk bëhet fjalë aspak për një thashethem, është krejtësisht e vërtetë. Fotot e siguruara nga ‘Bluetooth’ flasin vetë, Ilva Tare në transmetim të drejtpërdrejtë për minuta të tëra. Megjithëse ende pa mbaruar masterin për media në “London School of Economics”, ku ikona e televizioneve shqiptare po studion, tashmë duket se Ilva Tare e ka kaluar testimin për të qenë pjesë e këtij televizioni.

Lexo më tepër

JONIDA dhe ARBANA shoqëri e re?

Postuar në February 26, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 607

JONIDA dhe ARBANA shoqëri e re?

Asnjëherë nuk është folur për një miqësi mes të dyjave. Asnjëherë më parë nuk janë parë bashkë. Kontakti i tyre ka qenë ndoshta vetëm në spektakle? Por është mëse e vërtetë. Jonida Maliqi dhe Arbana Osmani janë shoqe. Ndoshta kjo shoqëri ka lindur gjatë Festivalit Top-Fest, ndoshta diku tjetër…

Gjithsesi ne i kemi parë këtë javë të dyja bashkë në Wine House “Alehandro” duke pirë në shoqërinë e disa miqve të tjerë të tyre. Kanë ndenjur deri në orët e vona të mësnatës me biseda dhe humor, gjë që imponohej edhe nga gotat e verës pafund. Jonida ka qenë aty e shoqëruar edhe nga motra e saj, që nëse nuk e di nuk mund të thuash se janë motra, pasi ato thuajse nuk ngjajnë fare me njëra-tjetrën.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Thashetheme V.I.P. 

Shpifje mbi Shpatin

Postuar në February 25, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 21 Komente | Lexuar 1,046

Shpifje mbi Shpatin

Kengetarin e pergojojne pa te drejte ne nje broshure trotuaresh ne Tirane

Skandali më i fundit që qarkullon në mediat rozë përfshin në të këngëtarin shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapin. Sipas një gazete të përjavshme, e cila ka publikuar këtë lajm fundjavën e kaluar, Shpati ka qenë i ftuar në një buzuk në kryeqytetin shqiptar për të kënduar dhe se në koncert kanë qenë shumë pak njerëz të pranishëm.

Madje, ai është larguar nga lokali pa paguar faturën e majme, të cilën e kishte shpenzuar vetë dhe sipas marrëveshjes që kishte bërë me lokalin, duhet ta paguante vetë. Gazeta aludon edhe më tej, duke pohuar se Shpati bashkë me dy shokët e tij që e shoqëronin nga Maqedonia, kanë kaluar një natë erotike së bashku në një hotel. E njëjta gazetë boton edhe fotografi, të cilat pretendohen të jenë ekskluzive nga ngjarjet e asaj nate.

Lexo më tepër

Jonida, partnerja e re e Amit në “Portokalli”

Postuar në February 25, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 534

Jonida, partnerja e re e Amit në “Portokalli”

Në krah të Amit dhe Agron Llakajt në këtë edicion të spektaklit “Portokalli” pritet të jetë edhe një drejtuese tjetër. Ajo quhet Jonida Vokshi dhe publiku tashmë e ka njohur, përmes prezantimit të saj në spektaklin “Kthehem të dielën” në ekranin e TVSH-së. Është pikërisht njëra prej vajzavem, që ka drejtuar këtë format, së bashku me Gjergj Lekën.

Dhe duket se pas largimit nga TVSH, për Jonidën është ofruar një tjetër mundësi dhe një përvojë, ndoshta shumë më interesante nga e para, po të kemi parasysh, që bëhet fjalë për një spektakël shumë të ndjekur. Studentja simpatike e Akademisë së Arteve, duket se tashmë e ka marrë seriozisht rrugën e prezantimit.

Lexo më tepër

“Ethet”, triumfon Kejsi Tola

Postuar në February 25, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 337

Ethet, triumfon Kejsi Tola

Mbrëmë përfundoi edicioni më spektakolar i show-t të madh të këngës dhe interpretimit, realizuar nga “Top Channel”

Kejsi Tola është fituese e edicionit të katërt të “Etheve”, që kësaj radhe u njësuan me emrin e një televizioni të madh si “Top Channel”, duke u renditur si një ndër spektaklet më të arrira në fushën e teknologjisë televizive. Kjo u vu re dhe mbrëmë, në natën finale, ku idetë e Adi Krastës dhe Pali Kukes, dyshes që ka ngjizur që në embrion këtë show gjigand të këngës, u shpërfaqën me një realizim perfekt nga ana e stafit artistik, teknik e organizativ të “Top Channel”.

Ashtu siç u pa, nata finale ishte e ndarë në 5 faza. Në të parën, tre finalistet interpretuan nga dy këngë: një alternativë-rrok të viteve të fundit e një hit të zgjedhur prej tyre sipas preferencës. Pas kësaj përballjeje të parë, njëra prej finalisteve u skualifikua dhe pikërisht Dorina Xerxa. Në konkurrim mbetën vetëm dy Dorina Garuci dhe Kejsi Tola; dy “bisha” që metaforikisht kishin “ngrënë” për muaj e javë sishoqet e sishokët e tyre në urinë për të kapur majat. Më pas erdhi një surprizë e paimagjinuar. Sajohet aty për aty një dhjetëshe e re etheistësh, nga ata që nuk kishin mundur të shkonin deri në finale. Një dhjetëshe tjetër e përzgjedhur jo nga juria, por nga vetë ideatorët e spektaklit Krasta-Kuke. E kështu, ata interpretuan duke dhënë për të kuptuar se “Ethet” janë një shkollë e stërmadhe me shumë klasa. Ja, në moment ti ndërton një finale tjetër.

Lexo më tepër

Sondazhi: Ja kush është prezantuesi më i mirë

Postuar në February 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 289

Sondazhi: Ja kush është prezantuesi më i mirë

Të gjithë në një mënyrë apo një tjetër shpre hin simpatinë apo antipatinë e tyre lidhur me prezantuesit apo moderatorët e ndryshëm që shfaqen në ekranet e televizioneve. Dhe ndër ta një është në krye të klasifikimit i cili ka ardhur si rezultat i një sondazhi të zhvilluar në faqen e internetit www.thashetheme.com

Në bazë të klikimeve të shënuara Adi Krasta pozicionohet në vend të parë. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Të pakët janë prezantuesit vërtet të zotë e të shkathët nën drejtimin e emisioneve të ndryshme apo spektakleve që zhvillohen me orë të gjata. I mirënjohuri Adi Krasta renditet si më i miri dhe më i pëlqyeri nga mbarë publiku duke siguruar numrin maksimal të votave dhe të klikimeve.

Lexo më tepër

Pas limonatës, tani një tjetër Enxhi

Postuar në February 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 297

Pas limonatës, tani një tjetër Enxhi

Edicioni i ‘Top-Fest’ i këtij viti ka bërë që të ketë shumë prurje të reja në muzikë, secila interesante në llojin e vet. Këngë këto që u bashkohen edhe artistëve VIP të skenës. Një ndër këto prurje të reja në muzikë është edhe Enxhi e cila në fakt ka qenë pjësëmarrëse edhe ne edicionin e vitit të kaluar në këtë konkurs madhështor të muzikës. ‘Limonata’ quhej kënga e cila në bashkëpunim me Don Enion shfaqi mjaft sukses në skenë.

Është vetëm 16 vjeç dhe është e integruar edhe nëpër koncerte në shtetin fqinj në Maqedoni. Vajza nga Durrësi, po përgatitet edhe për këtë vit me një këngë me të cilën do të konkurojë.

Lexo më tepër

Zajmina ndihet e prekur

Postuar në February 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 1,167

Zajmina ndihet e prekur

U bë shumë zhurmë në media në lidhje me dashur inë e fundit të Zajminës. U tha e u fol shumë nga këngëtarja për Turin, djalin me që ajo ishte e dashuruar marrëzisht me të cilin e shihte veten në altar. Me ciltërsinë që e karakterizon, Zajmina fliste dhe ëndërronte shumë për këtë dashuri dhe për personin që e quante si njeriun e jetës. Por shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe këngëtarja ndihet e zhgënjyer.

E zhgënjyer që gjërat kohët e fundit i kanë ecur keq, dhe që sipas saj shumë gjëra janë keqpërdorur. Por ndërkohë Zajmina bën përpara duke dashur të harrojë ngjarjet e fundit. Ajo është duke përgatitur një këngë për të cilën bashkangjitur do të ketë edhe një videoklip. Është shumë e përkushtuar kohët e fundit ndaj muzikës dhe dëshiron që të vijë në tregun muzikor mirë, pas shumë kohësh që ka bërë mungesë.

Lexo më tepër

Fillon aventura “Big Brother Albania”

Postuar në February 24, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 103 Komente | Lexuar 6,766

Fillon aventura Big Brother Albania

Nisi mbrëmë në “Top Media” reality-show më i famshëm në botë, nën prezantimin e së njohurës Arbana Osmani

Mbrëmë në “Top Channel”, DigitAlb e DigitAlb Mobile, nisi reality-show i famshëm, “Big Brother”, drejtuar nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani. Formati që serviret është ai origjinali që gëzon një famë të jashtëzakonshme në botë, qysh nga fillimet e tij në vitet ‘90 në Holandë. Në “Top Media”, ai vjen me asistencë të kompanisë “Endemol” që ka të drejtat e këtij reality-show, ndërkohë që patenta për realizimin e tij është blerë nga “Top Channel”.

Mbrëmë u ul perdja dhe u shua misteri i pjesëmarrësve. Ata janë 14 gjithsej, 7 femra e 7 meshkuj që variojnë nga 20 deri në 45 vjeç. Ditë pas dite e javë pas jave, ata do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi e pa dyshim që me temperamentin dhe formimin e tyre, do jenë pjesë e një spektakli që do të zgjasë 99 ditë. Në gati tre muaj, ata do të sprovohen në shumë forma, ku më kryesorja është ballafaqimi dhe jeta me njëri-tjetrin. Do ketë miqësi, aleanca, afinitete, por dhe përplasje, antipatia, kundërshti e mospërputhje.

Lexo më tepër

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Te Tjera | 3 Komente | Lexuar 1,611

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

Lexo më tepër

Modelja Campbell është fejuar?

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 267

Modelja Campbell është fejuar?

Supermodelja Naomi Campbell ka nxitur spekulimet se është fejuar me të dashurin e saj, një biznesmen brazilian, Marcus Elias, pasi që është parë duke mbajtur një unazë të madhe diamanti, të cilën ia ka blerë ai.

Dyshja u takuan në një festë në Brazil, ku Marcus kishte arritur me një vajzë tjetër, por shumë shpejt e kishte drejtuar vëmendjen tek Naomi, ndërsa më vonë ata kishin përfunduar mbrëmjen të përqafuar.

“Ata ishin të pushtuar nga njëri-tjetri dhe dukeshin perfekt të veshur. Naomi mbante një unazë shkëlqyese të diamantit dhe çdokush mendonte se ata ishin fejuar”, ka thënë së fundi një burim.

Thashetheme V.I.P. 

Pink ndahet nga burri i saj

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 210

Pink ndahet nga burri i saj

Ylli i muzikës pop, Pink, është ndarë nga burri i saj, garuesi i motorëve Carey Hart, pas dy vitesh martesë.

Këngëtarja 28-vjeçare e njohur mes tjerash edhe me hitin “Stupid Girls”, u martua me 32-vjeçarin Hart në janar të vitit 2006, në një ceremoni në Costa Rica.

Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, së fundi kishte mohuar raportet se martesa e saj ishte në telashe, por tash ka konfirmuar ndarjen.

“Pink dhe Carey Hard janë ndarë. Ky vendim është bërë në mënyrë shoqërore me një dozë të madhe dashurie dhe respekti për njëri-tjetrin. Derisa martesa ka përfunduar, shoqëria e tyre kurrë nuk ka qenë më e fortë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtares.

Thashetheme V.I.P. 

10 mënyrat më të mira për të propozuar për martesë

Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Te Tjera | 2 Komente | Lexuar 849

10 mënyrat më të mira për të propozuar për martesë

Festa “zyrtare” e të dashuruarve mbaroi. Sipas legjendave urbane, sot është dita e beqarëve. Po kjo s’do të thotë se ata do të mbeten të tillë. Shumë njerëz që janë vetëm, mund të bien në dashuri dhe shumë shpejt të ndieni dëshirën për të bërë propozimin e madh, atë të martesës. Por përpara se të ndodhë një gjë e tillë, duhet pasur parasysh se ky propozim duhet të jetë unik e origjinal, diçka që do të mbetet gjithnjë në kujtesë.

Një sondazh të kohëve të fundit, 85 përqind e femrave janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyera nga mënyra se si bashkëshortët e tyre aktualë u kanë propozuar për martesë. Ndaj, kini parasysh se ky duhet të mbetet si një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së të dyve. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se propozimet më të veçanta nuk kushtojnë dhe aq shumë.

Nëse jeni tip serioz dhe formal atëherë bëni një propozim formal. Nëse jeni një tip romantik duhet patjetër të përfshini romancën në propozim. E nëse të dy jeni tipa të guximshëm e të dhënë pas aventurave, atëherë zgjidhni diçka të pazakonshme siç është udhëtimi me balonë apo ngjitja në një mal të lartë. E rëndësishme është që të jeni krijues, ta habisni pafund të dashurën tuaj, e mbi të gjitha, të uleni në gjunjë në momentin që i jepni unazën.

Lexo më tepër

Biondja që na rikthen në vitet ‘50

Postuar në February 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 209

Biondja që na rikthen në vitet ‘50

E kanë krahasuar me divet si Marilyn Monroe apo Grace Kelly. Por vajza që shihni në foto quhet Olta Gixhari dhe është 100 për qind shqiptare. Një aktore e re e teatrit, që pati fatin të bëhej menjëherë e famshme

Kushedi se cilën ka pasur në mendje Arthur Miller, kur me penën e tij gdhendi personazhin e Ketrin në dramën “Pamje nga ura”: një vajzë e hijshme rreth të 17-ave, me flokë të zi dhe tipare të errëta. Në shfaqjen e Albert Mingës, Ketrin, interpretuar nga aktorja 21-vjeçare Olta Gixhari, vjen krejt ndryshe nga përshkrimet e Millerit. Ndoshta ngjashmëria e saj me Marilyn Monroe, e martuar me dramaturgun Milleri, ikonë e bukurisë femërore e viteve ‘50, bindën regjisorin e shfaqjes të mos lëvizte asnjë fije floku nga portreti Gixharit. Më mirë se ajo, askush nuk mund ta sillte aq pranë aromën e viteve 50, kohë nga e cila vinin ngjarjet e dramës. Në fakt nuk mund të thuhet që Marilyn – Olta Gixhari është një sozi e Monrosë sesa një ndërthurje mes hijeshisë së Grace Kelly-t,  sensualitetit të Brigittw Bardot-së dhe melankolisë të Julie Cristi-t. Në ditët tona kur, aktore të njohura të Hollivudit bëjnë të pamundurën që të ngjajnë sadopak me divet e kinemasë të viteve ‘50-‘60, Olta thjesht ka lindur e tillë, një femër që rrezaton sharmin, sensualitetin dhe bukurinë klasike.
Lexo më tepër

Hygerta Sako i zë vendin Hueydes

Postuar në February 18, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 2 Komente | Lexuar 200

Hygerta Sako i zë vendin Hueydes

Pasi tashmë është bërë e ditur që Hueyda Elsaied ka braktisur emisionin e saj “Venus”, që drejtonte në televizionin “Arbëria”, duket se drejtuesit nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesen e saj, e ajo është Hygerta Sako.

Ka pak kohë që ish-Miss Shqipëria 1996 ka nisur që të marrë në dorë frerët e emisionit që u dedikohet tërësisht femrave.

Më një spontanitet të dukshëm, me një imazh të kuruar me kujdes, ajo në fakt nuk e ka për herë të parë prezantimin, pasi në jo pak raste ka pasur shansin që të drejtojë në skena të mëdha festivalesh, por kjo eksperiencë për Hygerten është më e veçanta nga të tjerat

Burimi: Gazeta Korrieri

Thashetheme V.I.P. 


Faqe 3 nga 6«12345»...Fund »

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.