Pink ndahet nga burri i saj
Posted on February 20, 2008 - Filed Under VIP Bota |
Dërgoja një miku

Ylli i muzikës pop, Pink, është ndarë nga burri i saj, garuesi i motorëve Carey Hart, pas dy vitesh martesë.
Këngëtarja 28-vjeçare e njohur mes tjerash edhe me hitin “Stupid Girls”, u martua me 32-vjeçarin Hart në janar të vitit 2006, në një ceremoni në Costa Rica.
Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, së fundi kishte mohuar raportet se martesa e saj ishte në telashe, por tash ka konfirmuar ndarjen.
“Pink dhe Carey Hard janë ndarë. Ky vendim është bërë në mënyrë shoqërore me një dozë të madhe dashurie dhe respekti për njëri-tjetrin. Derisa martesa ka përfunduar, shoqëria e tyre kurrë nuk ka qenë më e fortë”, ka thënë zëdhënësi i këngëtares.
Lexoni Komentet
1 Koment per artikullin “Pink ndahet nga burri i saj”
Komento




meriam on May 24th, 2008 3:40 pm
qift qe i perket rockut h.,a-Hmmmmmmm mua me pelqen kioo foto po ashtu dhe qifti jeni te pashem qe t’2